Vetëm regjimet komuniste mund ta pengoin proqesin demokratik të zgjedhjeve

Opinione

Vetëm regjimet komuniste mund ta pengoin proqesin demokratik të zgjedhjeve

Nga: Sylë Arifi, Avokat ( Antar i KD të PDK-së) Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 23:48

Presioni i gjithanshëm vendor dhe nderkombëtar mund ta zhblokoi situatën politike në Shtetin e Kosovës. Ishte mendim i përgjithshëm se ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar për gjetjën e një zgjidhje politike për krizën e krijuar në Kosovë, është e domosdoshme. Pra, në këtë fazë gjykohej se nderhyrja nga presidentja e Kosovës, në dialog nuk mjafton t’i përafronte palët pozit dhe opozit parlamentare. Prandaj, ndërhyrje nga jashtë, përkatësisht nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, do t’i shtynte palët drejt arritjes së një marrëveshje politike. Por, Bashkësija nderkombëtare ka qen dashur fuqishëm ta rikujtoi pushtetit se mbanë pjesën më të madhe të përgjegjësisë për krizën dhe çdo eskalim të mundshëm të situatës politike në vend.

Insistimi i vazhdushëm i partive në koalicion që të procedohet me vazhdimin e punës së institucioneve, sipas mandatit kushtetueses, deri me tani ka mbetur vetëm insistim i tyre, që disa javë, sepse bllokada është evidente. Ndersa, opozita e bashkuar parlamentare dhe nji pjesë e shoqerisë civile insistoin që qeveria të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sigurisht, se Kundërshtimi i legjitimitetit të qeverisë aktuale nga ana e opozitës po manifestohet me anë të protestave në rrugë dhe parlament. Protesta, në kundërshtim të dy marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 25 gusht, lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi kan krijuar gjendje tjetër politike në Shtetin e Kosovë. Sidomos, Aktgjykimi i Gjykatës kushtetuse ka sqaruar qart se Marraveshtja e 25 gushtit nga 23 pika ishte në kundershtim me frymën e Kushtetutës, dhe si e till është hudhur posht duke dhan disa udhzime dhe sygjerime për Institucjonet e Kosovës, se qka duhet vepruar më tutje. Gjdo, ekspert ligjor dhe politik e ka të qart se ky aktgjykim në vetvete prodhon përgjegjësi morale dhe politike për ate ekip dialogues përkitazi me këte marraveshtje të nenshkruar nga kryeministri i Kosovës. Kerkesa e Opozitës se bashkuar dhe shoqeris civile tani e perkrahur edhe nga shum qarqe intelektuale, dhe i disave nga kualicjoni qeveritar se në të vertet dikush ka përgjegjësi për këte marraveshtje dhe djuhet të ketë dorheqje por ja se deri me tani nuk po rreflektoin. Nenkryetari i Parlamentit të Kosovës z. Xhavit Haliti në ni debat puplik dit më par në RTK ka than se duhet të ketë rreflektim edhe për qfardo dorheqje por ja se nuk po ndodh ky akt. E fajson opozitën se nuk po kthehet në parlament ku ka mundur ta kerkon përgjegjësin politike dhe institucionale për nenshkruesit e marraveshtjeve të kontestuara. Gjithashtu, edhe Deputeti Nait Hasani thot se nuk i ka pranuar dy marraveshtjet e nenshkruara nga Kryeministri dhe zevendsi i tij, dhe këte e ka konfirmuar disa here. Aktgjykimi i Gjykatës kushtetuse këte shkelje kushtetuse nga disa pika të ketyre dy marraveshtjeve i ka vertetuar, dhe sigurisht se mund të ketë edhe përgjegjësi nga nenshkruesit dhe ekipa e tyre. Keto dy personalitete politike jan deputet nga radhët e PDK-s, dhe nga kjo parti ka edhe të tjerë me mendime ndryshe për shumë veprime qeveritare, siq jam edhe une si autor i disa shkrimeve për tejkalim të kesaj bllokade politike.

Nderhyrja nderkombëtare në rastin e këti ngerqi institucional, ka mund të ketë efekte pozitive me një ndermjetsim për mes ni dialogu korrekt dhe jo subjektiv. Qudetrisht, disa ambasador të shteteve mike për Shqiptaret dhe Shtetin e Kosovës ishin të njëanshëm duke mbajtur anën e pozitës parlamentare. Sidomos, ambasador i Shtetit mik dhe ndimues më i madhë i Kosovës siq është SHBA-ja, thot se ai nuk i pranon ato parti që përkrahin dhunën dhe disa të dyshuar për krim. Pra, ai aludon në opozitën parlamenrtare duke e akuzuar si shkaktare të dhunës jo vetëm në parlament por dhe në protestat e tyre si një institucjon dhe e drejtë demokratike për të protestuar për një kauzë.
Protestat e opozitës dhe popullit për një qellim është e drejtë ligjore dhe kushtetuse në qdo shtet demokratik. Gjykoi, se as një ambasador i Shteteteve nuk e ka të drejtën e nderhyrjës në qështjet e mbrendshme politike me tendenca dhe subjektivizëm kaq të theksuar si po na paraqitet z. Delawi. Kjo nderhyrje me tendenca shantazhi dhe presioni tek opozita e bashkuar parlamentare, shoqeria civile dhe populli i Kosovës, jan akte jo demokratike. Njikosisht, qendrimet e tilla diplomatike të nianshme duke i mbeshtetur veprimet dhe vendimet e Qeveris së Kosovës që tani po vertetohen si shkelse e Kushtetutës së Kosovës, nuk besoi se e paraqesin vullnetin dhe përkrahjën e SHBA-ve, për ta ndimuar dialogun politik kaq të domosdoshëm për Shtetin e Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, Harron se Qeverija e ka shkelur kushtetutën në disa raste, sidomos me neshkrimin e dy marravshtjeve me serbin pa e lejuar debatin në Parlament. Ai thot se e mbështet demokracinë në Kosovë, por harron se keshtu po ndimohet thelimi i krizës institucionale dhe politike, dhe rrugdalja duhet kerkuar në dialog për zgjidhje të parakoshme, si i vetmi mjet demokratik për ta hjekur bllokaden politike në Kosovë.

Dihet se në demokracit e avancuara në Shtetet ligjore, kur luhatet besimi dhe legjimitetit politik e vetmja rrugdalje jan zgjdhjet sipas rendit ligjor dhe kushtetues. Pas, të gjith kësaj situate politike me bllokimin e jetës institucionale, pozita parlamentare është shum fanatike dhe kokfort në mbrojtjën e pushtetit me gjdo kusht, edhe pse jan të vetdishëm për dëmtimin e Shtetit me gabimet dhe shkeljet e rendit kushtetuse.Tani, situata është alarmante ka mendime të ndrysheme, dhe qeverija duhet të gjykoi se dialogu aq i kerkuar ditve të fundit nenkupton kompromise por kurrsesi ti thuhet palës tjetër po dialog, por siq them une. Kjo qeveri duhet ta shiqon veten e sajë se qfar leshime apo komprmise të dhimbshme i ka ba në dialogun me shtetin e serbis deri me tani që pes vite,dhe tani bahet aq inatqore me opozitën parlamentare.

Pa dyshim, se nevoja imperative dhe e domosdoshme për ta rikthyar imazhin e Shtetit të Kosovës, që dialogu me serbin të nderpritët deri pas zgjedhjeve dhe duhet të rishqyrtohet ridinajzimi i qfardo vazhdimi i Dialogut në Bruksel. Mos suksesi i gjërtanishëm i ketyre bisedimeve me serbin, dhe qëndrimi i vazhdueshëm armiqësor i serbis karrshi Kosovës, imponon strategji ndryshe nga Institucjonet e Kosovës. Disa here është paralajmruar nga Qeverija e Kosovës ni padi ndërkombëtare për krimet e luftës që ka bërë shteti serb në Kosovë, dhe asgjë deri me tani sepse me trysni nderkombëtare jan stopuar nismat e tilla ndaj serbis. Sigurisht se ajo konsiderohet e priveligjuar nga bashkësia nderkombetare, duke i harruar të bamat e saja nga e kaluara dhe sot që vazhdon me të gjitha mjetet e saja për ta penguar funksionalizimin e Shtetit të Kosovës drejtë avancimit të sajë nderkombëtar, dhe pranimit në shumë institucjone nderkomëtare.
Gjykoi, se qfardo nisme për ti vazhduar punime Kuvendi i Kosovës duke e neglizhuar situatën aktuale politike në mes të opozitës dhe pozitës është me rreziqe dhe sfida të paparashikuara. Prandaj, qeveria aktuale duhet ti thrras vemendjës për përgjegjësin institucionale dhe politike që e ka, duke i marrur parasyesh shum faktor në këte momentum të bllokadës politike. Tani, para protestës së paralajmruar nga opozita e bashkuar me 17.02.2016, duhet të merrën shum seriozisht kerkesat për tërhjekje të dy marraveshtjeve të neshkruara nga qeveria duke u bazuar në mendimin e kushtetusës. Pra, është momenti i fundit që edhe pozita parlamentare të ia bajnë me die kryeministrit se ka shkelur rëndë Kushtetutën e Kosovës, dhe për këtë ai duhet të japë dorëheqje, si akt moral, politik dhe institucional. Vetëm regjimet komuniste mund ta ngulfasin proqesin demokratik të zgjedhjeve, në situata e tilla të ni bllokade politike dhe institucionale.

Përgjegjësi më të shtuar ka partia më e votuara e cila është në kualicjon qeveritar jo parimor dhe që nga fillimi ka shkaktuar indinjat dhe paknaqesi nga dy taborret e dy partive më të mdhaja, PDK dhe LDK. Tani, është momenti kur qdo veprimtar politik, shtetror, intelektual ti kaloi interesat partiake duke ba luft me të gjitha mjetet e nevoishme politike për ta rujtur Shtetin që me aq mund, dhe sakrifica të shumë brezave e krijuam. Prandasj ambicjet pushtetare dhe matrijale të një oligarkije komuniste për ta shkatrruar shtetin në emër të rujatjës së pushtetit jan vetëm një pretendim tani më i deshtuar. Rasti, i deputetit Nait Hasantit dhe shum Naitave që jan mbrenda partive të kualicjonit qeveritar duke rreflektuar guxim politik kerkon të ndimohet dalja nga ky bllokim i Shtetit të Kosovës.

Sigurisht se ky presion pozitiv duhet të bahet edhe nga shum deputet, veprimtar politik, intelektual dhe personalitete puplike për ta than të verteten lidhur me neshkrimin e dy marraveshtjeve të kontestuara tani ma jo vetëm nga kushtetuesia, por edhe nga 70% e popullit të Kosovës. Duhet, e qmuar kontributen vazhdues të Ulrike Lunaçek, e ka pershendetuar nisjen e dialogut të ftuar nga Presidentja për ni kompromisi në tejkalimin e bllokadës politike. Gjithashtu, edhe shembulli i Kryetarës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka qenë kritike ndaj pushtetit për përgjegjësit e saja për bllokadën Institucionale që disa muaj. Njikosisht, ka qen kritike edhe ndajë opozitës parlamentare sepse keshtu në një farë menyre përgjegjës kemi të gjithë për krizën politike në Shtetin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat