Hashim Thaçi nuk përmbush asnjë kriter për t`u bërë president

Opinione

Hashim Thaçi nuk përmbush asnjë kriter për t`u bërë president

Nga: IDRIZ ZEQIRAJ Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 22:16

Kur presidenti i fundit jugosllav, kroati Stipe Mesiç, nxori ushtrinë me tanke në bulevardet e Beogradit, për ta mbrojtur Millosheviçin nga turmat demonstruese, Serbia zyrtare, më vonë, do ta akuzonte presidentin e atëhershëm "pse e mbrojte me tanke Millosheviçin?" Dhe, Mesiç do të përgjigjej sepse "unë jam kroat dhe Kroacia ime donte shkatërrimin e Jugosllavisë. Dhe, askush nuk mund ta bënte këtë, përveç Millosheviçit. Prandaj, edhe e mbroja, që ky shkatërrim të ndodhë sa më parë". Diçka e tillë po ndodhë edhe në Kosovë. Serbia ka fakte të bollshme të krimeve për ta burgosur e dënuar Hashimin dhe bandën e tij të SHIK-ut. Por, askush më mirë se sa Hashimi me bandën e tij, nuk zbaton politikën shkatërruese të Serbisë në Kosovë. Dhe, nuk ka asnjë habi pse Lista Serbe aprovon zgjedhjen e Hashimit president të Kosovës.

Kërkesa e parë Kushtetuese është se "Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit". Dhe, çfarë uniteti përfaqëson monstra Hashim, kur, duke qenë në krye të organizatës vrastare të SHIK-ut, së bashku me kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, kanë përgjakur Kosovën, popullin e saj. Sa herë paraqitën këto hiena në mjetet televizive, shumë mijëra njerëz, në ofshamje e sipër, shpërthejnë në lot e vaj. Vallë, a kaq të pa shpirt janë pushtetarët e sotëm, të prirë nga PDK-ja dhe Isa Mustafa, që duan ta shtojnë dozën e provokimit dhe të lotimit të mijëra shqiptarëve, familjarë dhe dashamirë të viktimave të SHIK-ut të Hashimit dhe të Kadriut?!!

Për ta zbutur tragjikomedinë e zgjedhjes të Hashimit president, janë aktivizuar shumë tellallë, që "hanë bukën e shqiptarit dhe bëjnë duanë e shkaut". Dhe, për çudë, më shumë kakarisën disa kuadro të LDK-së, se sa vetë PDK-ja! Për t`i mposhtur kundërshtarët e LDK-së brenda partisë, ata thonë se "nuk e kanë hallin te zgjedhja e Hashimit president, por te largimi i Isa Mustafës"! E kemi thënë dhe e përsërisim se Isa është kryeministri më i mirë i qeverive të deri sotme të Kosovës. Ka edhe ministra për lakmi, si: Avdulla Hoti e Haki Demolli, ashtu siç ka ndonjë ministër që nuk është fare për karrikën e zënë të ministrit.

Por, si kryetar i LDK-së, me gjithë konsolidimin fillestar të partisë, nuk arriti të bëjë reformat e premtuara. Përkundrazi, me politikën e tij përjashtuese, seleksionuese e diferencuese, gjithnjë, në kahjen negative, e dëmtoi shumë LDK-në. Rrjedhimisht, elektoratin numerikë të Ibrahim Rugovës, i cili, në pjesën më të madhe nuk ka dezertuar, por që abstenon, nuk voton, nuk mund ta përfitojë kryetari aktual, Isa Mustafa. Për këtë duhet të mendojë mirë dhe të veprojë pa humbur kohë Isa Mustafa me strukturat e partisë dhe anëtarësia e përgjumur e LDK-së. Megjithatë, LDK-ja ka qenë dhe mbetet partia më e besueshme dhe më serioze në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat