Ëndërra nuk u bë realitet, por realiteti u bë Presidencë!

Opinione

Ëndërra nuk u bë realitet, por realiteti u bë Presidencë!

Nga: Kastriot Bushi – Arbëri Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:06

Ka vite që nuk jam pajtuar me deklarimet e juaja dhe veprimet të cilat asnjëherë nuk kanë qenë konsistente me asgjë reale, prapë se prapë po më vije ndërmend respekti që më obligon si qytetar të respektojë Ligjin, pra kujdes atë ligjin që në një kuptim që edhe pse t’i nuk mund ta kuptosh, së paku mua më obligon që të të respektojë si President! Nuk është se nga dhimbja të urojë karrigen e të parit por Kosova po kalon në një gjendje tjetër politike, që edhe ju si i pari vendit do ta rrugëtoni symbyllurazi dhe me plotë befasi, edhe pse prapë dua të mendojë arsyeshëm ,se nuk do të zgjatë më shumë se një Kërshëndellë apo një 28 Nëntor, pra një vit.

Në këtë periudhë urojë që të mos përsëritësh temat dhe të flasësh sikurse ; Deputetë, Kryetarë komune, Kryetarë Partie por….sikurse ai që duhet të jetë edhe pse na mungon shumë. - Veprimet e juaja do ta nxjerrin nga kursi “demokratik”, subjektin e juaj dhe nga mendësia e fituesit, por krahasuar me atë çfarë duhet të ndodhë në faktorizimin e çështjeve të sigurisë dhe regjionalizmit ekonomik prapë se prapë duhet të ecim si shoqëri dhe si Komb. Edhe çështja shqiptare në Ballkan kapë një segment të nervit kombëtar sepse Kosova duhet të jetë e shtrirë në të gjitha agjendat botërore, tavolinat dhe kampanjat , ku ju në qoftë se me prezencën e juaj, jeni aty për çështjen dhe i jepni kahje të drejtë atëherë dua të besojë që jeni çlirimtarë dhe Demokracinë e keni barometër të politikës dhe përfaqësimit.

Po në qoftë se, karrigës suaj i thehet ndonjë nga këmbët gjatë këtyre proceseve, faji ka shijen personale dhe nuk ka letër e dokumentarë e analistë partie që mund të na kthejë mbrapa për tu betuar në askënd sepse drejtë të themi jemi lodhur duke imituar Europën dhe gjatë këtyre viteve kemi nevojë të mbjellim kulturën e punës dhe sfidave të cilat garantojnë suksese për rininë në vend. Kur shprehe dëshirën e imponuar për tu bërë President, gjithmonë e ke nxjerrë shtetin dhe analistët bashkë me legjislacionin para aktit të kryer, sepse para dy viteve keni thënë se do të bëheni President dhe kjo nuk ndodhë në botën e librave politik e realitetti dhe rrethanave politike.

Kjo rrugë e shtruar me lule, për tu ulur në atë karrige me rrota nuk do të thotë domosdo që nuk e meriton, jemi të bindur që do të tregosh fuqinë mashkullore pas asaj që ishte pjellore edhe pse me të drejtë ka qenë e pa korruptuar dhe ka mbajtur në fije të perit dhe me shumë punë miqësinë e përhershme me SHBA-të, një Presidente që ka qenë shembull si grua dhe si prezentuese ne Rajon dhe Botë. Edhe kjo është një punë më tepër për ju që ta ruani këtë imazh dhe ta fuqizoni më tej .

Unë prapë nuk do të ndalem me Lapsin tim sepse kam ngjyrë deri sa mendja të mos më bëhet ujë, dhe do të përcjellë e do të masë çdo gjë që ju e soji i juaj mendon se duhet të harrohet dhe nuk duhet të shprehet, e kam mision njerëzor ta dua atdheun dhe Kombin, se Zoti na sheh të gjithëve dhe kur edhe populli të mbështet unë jam në fund duke buzëqeshur, ndoshta nuk më dëgjon mua por dikur duartrokitjet e të tjerëve do të jenë fishkëllime, që dikur sikurse mua do dukeshin si demode ,pra sikurse ju, por do të mbetem i knaqur që edhe ju ta keni këtë mision. Shendet
Nga ëndërra e një Presidenti të pa bërë, po bëhesh makth për ata që sot po duken në “ëndërr”, prapë urojë që të mos jetë kështu sepse Demokracia e ka varrosur Komunizmin pa ceremoni.

Ëndërra nuk u bë realiet, po realiteti u bë Presidencë . Urime .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat