Presidenti si figurë uniteti!

Opinione

Presidenti si figurë uniteti!

Nga: Shkruar nga Nazif Laҫi Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 15:18

Me Kushtetutën e Republikës së Kosovë , parashihet që Presidenti të jetë post unifikues i vendit. Atdheu ynë po përjetonë qe dy herë brenda një kohe shumë të shkurtë dy bllokada institucionale, që rend e kanë paralizuar shtetin . Kur bëhët pyetja: Kush është shkaktar thelbësor i kësaj bllokade ?,përgjigjja është e thjeshtë që mund ta japin edhe fëmijtë, është Hashim Thaçi, përgjegjësi kryesor.

Ky njeri i pangopur për pushtet ,dy mandate Kryeministër dhe gati një mandat ministër i diplomacisë Kosovare. Nëse bëhët pytja : Cilat janë sukseset, apo mossukseset e tija ?. Republika e Kosovës , pos ngecjeve ekonomike, korrupcionit, krimit të organizuar, mosefikasiteti i shtetit ligjor, pati edhe dështime politike në institucionet ndërkombëtare.

Pakoja e Athisarit, ku Hashim Thaçi ishte pjesë e ekipit të Unitetit , ai rënd bëri lëshime të dhimbëshme dhe të pafalshme për Kosovën. Pastaj negociatat teknike e që realishte ishin politike me Serbinë në Vjenë, sollën marrëveshje me të vërtetë të dëmshme për Republikën e Kosovës, sepse shtetit të Kosovës , iu ka mundësuar ndikimi i Beogradit, nëpërmes strukturave të saja paralele. Komunat e formuara serbe në Kosovë me dy tri katunde siç janë:

Kllokoti, Parteshi, Ranilluku etj, paraqesin dështimin më të madh që lënë të kuptohet se ҫështja e Kosovës është reduktuar skajshëm pikërisht nga kjo elit politike. Pastaj kemi marrëveshjet me serbinë për pikat kufitare 1 dhe 31, ku të gjitha t’hyrat doganore në këto pika shkojnë ekskluzivisht për komunat serbe në very,që në kontekstin ekonomik e bën të pafunksionushëm. Marrëveshjet tjera të dëmshme për shtetin e Kosovës janë: Futja e forcave paramilitare serbe siç ishn Rojet e Urës në Organet e Punëve të brendëshme të Kosovës ,pa kurrëfar verifikimi, si dhe emërimi i komandatëve serb pa kurrfar identifikimi.

Ndër të tjera kemi marrëveshjet me serbinë edhe për gjykatën Themelore të Mitrovicës ku do të jenë të inkuadruar të gjithë të nacionalitetit serb. Tani marrëveshjet e fundit veҫanërisht ajo për Asociacionin e Komunave Serbe dul të jetë në kundërshtim të plotë më Gjykaten kushtetuese të Kosovës,dhe bëri që njëmend Kosova të mos prezentoj fuqizim të sovranitetit të qëndrueshëm.Në vazhdën e dështimeve të njëpasnjëshme diplomacia Kosovare rënd i humbi edhe dy beteja të mëdha me Serbinë, një për UNESKO dhe tjetra në Këshillin e Evropës.

Ndërsa sa i përket numrit të njohjeve përkatësisht diplomacis së jashtme ,gjatë mandatit të Hashim Thaçit si minister i jashtëm Kosova ka ngecur vetëm dy njohje,duke e bër publikisht të pafunksionueshëm. Kjo pasohet edhe me egzodin e fundit, ku qindra e mira qytetarë nga Kosova kishin braktisur shtepitë e tyre vetëm për ti ikur një mungese të theksuar të stabilitetit ekonomiko-politik . Në këtë vij edhe elementet tjera negative kanë rënduar jetë e qytetarëve veҫanërisht varfëria , papunësia, shëndetësia dhe arsimi i degraduar,që janë gjëra që populli pariparueshëm po i përjeton në shpirtin e tij.

Gjasat për ti eliminuar këto dukuri të papërshtatshme janë të mundshme,sëpari duhet ndryshuar Sitemin zgjedhor,si element vital për ti ikur ҫdo mundësie për devijim eventual.Zgjedhjet e lira për këtë ҫështje fundamentale (ҫështja e presidentit) janë mundësia më e favorshme për ti ikur ҫdo mundesie për shtrembërim të kahjes normale.

Presidenti si person unifikues duhët të zgjidhet nga populli(votim i drejtëpërdrejtë), në mënyrë që ҫdo klase politike t’iu eliminohët mundësia për të ndikuar në ҫdo vendim që e konsideron të favorshëm për vete. Koha e fundit njeh për bazë edhe nje skandal të rend siҫ është deklarata publike e kryeparlamentarit Kadri Veselit,i cili në një nga fushatat e tija elektorale me qytetarët ishte treguar i pamatur dhe tendencioz në të cilën thotë: Tani për President vendi do e kemi njeriun më meritor nga Drenica Hashim Thaçin i cili lider shpalli Deklaratën Pavarësisë së Kosovës dhe pëfundoi shumë procese në të mirë të Kosovës. Ky specifikim i Veselit prapë hynë në listen e fjalëve të pamatura,pasi një Deklaratë e tillë në Pralamentit të Kosovës ka mund të lexohej prej ҫdo delegate të Pralamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat