Rishiqimi dhe rishqyrtimi i kufirit me Malin e Zi është i domosdoshëm

Opinione

Rishiqimi dhe rishqyrtimi i kufirit me Malin e Zi është i domosdoshëm

Nga: Osman Shala Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 10:02

Shëjimi i kufirit me Malin e Zi dhe vërtetimi i tij sipas komisionit qeveritar, është kufi plotësisht i gabuar. Ata që nuk e njohin gjendjen në këtë zonë kufitare, lehtësisht dhe pa dhimbje fare na thonë së: “asnjë metër katrorë nuk është humbur…!” Sipas hartave që ua ka ofruar Mali i Zi edhe bashkësia ndërkombëtare, jo së“ nuk është humbur asnjë metër katrorë”, por me mija hektarë.

Po kështu edhe këtij komisioni iu kanë referuar po këto harta, për t’i vërtetuar dhe ashtu i ka pranuar, në mungesë të të dhënave me harta faktike më të vjetra e që ju kanë munguar. Duhet shkuar pak përtej këtyre hartave të tanishme, ku do të dëshmohet e vërteta historike me dëshmi dhe fakte. Kufiri i vërtetë mes Malit të Zi me Rugovën dhe Kosovën, duhet të mbetet aty ku historikisht ka qenë gjithmonë kufiri me Rugovën!

Qështja e kufirit nuk është një qështje thjesht politike, ashtu si po veprohet nga disa grupe politike, duke e përdorur vetëm për interesa të ngushta, por është një temë e rëndësisë së veçantë jetike, jo vetëm për ne banorët e trevës së Rugovës, por edhe të të tjerëve në vazhdimësi të këtij brezi kufitarë dhe vetë shtetit të Kosovës. Andaj duhet doemos shiquar dhe Rishqyrtuar, duke u bazuar edhe në shqetësimet tona me plot të drejtë dhe asesi mos të pranohet si i tillë! Pse? - Në radhë të parë është në dam të intersave të banorëve të këtyre zonave, historikisht të tonat, të lakmueshme gjithmonë nga armiqtë tanë, të cilët na e coptuan atdheun në të katër anët, dhe tani së fundit, të na rrudhin edhe kufirin e shtetit tonë të Ri. Unë, si banor i përherëshëm i Rugovës në këtë zonë kufitare, të cilën e njoh mirë dhe e dua shumë, nuk ndihem i qetë, sidomos tani me vendosjen e këtij kufiri artificial, i vendosur me dhunë që nga lufta e dytë botërore. Që atëherë, u bë kjo ndarje dhe kurrë më as me e përmend kush nuk ka guxuar.

Të tjerët ishin ata që hoqen e tërhoqen vija kufijsh sipas interesave të tyre politike dhe ushtarake në dam tonin. Kjo është shumë e dhimshme, sidomos tani, kur na erdhi koha që kufinjët tanë t’i përcaktojmë dhe zgjedhim drejt e mirë, me marrëveshje mes fqinjëve tanë malazezë dhe bashkësisë ndërkombëtarët, me dëshmi dhe fakte, të cilët do të na kuptojnë dhe ndihmojnë edhe tani në zgjedhjën e drejtë të kufirit njëherë e përgjithmonë! Kjo më shtyri edhe këtë herë ta thom fjalën time, që organët vendimmarrëse dhe opinioni i gjërë kosovarë, sadopak, ta njohin situatën në teren dhe ta kuptojnë brengën tonë, për të kontribuar në zgjedhjën e drejtë të kufirit me Malin e Zi!

Qështja e kufirit po keqpërdorët, që me çdo kusht të na shkojnë punët kaq keq, drejt një rruge krejt tjetër të pakrye, e cila nuk na sjell zgjidhje fare, vetëm sa edhe më keq do të ndahemi me këto shtyrje mes grupeve politike, e më së keqi ne pronarët e këtyre zonave kufitare në trojet tona etnike. Me veprime të tilla të pahijshme, më shumë po i kënaqin armiqtë tanë shekullor, së sa që po na e rregullojnë punën e kufirit. Andaj, po ndjehem shumë keq, kur vërej së nuk ndigjon zëri ynë i arsyes. Kjo situatë e krijuar tani për kufirin, të gjithëve do të na kushtoj edhe më shumë e rëndë se sa vetë kufiri me Malin e Zi.

Kufiri don zgjedhje paqësore me njerëz të duhur dhe të aftë të kësaj fushe, për ta rishqyrtuar domosdoshmerisht edhe një herë qështjën e kufirit ashtu si duhet, po deshtëm që Kosova dhe Mali i Zi ta mbyllim drejt këtë plagë njëherë e përgjithmonë dhe të jetojmë tani e tytje si dy fqinjë vërtetë të mirë!. Në këtë mënyrë do t’i sherojmë plagët e vjetra mes vete. Nuk na duhen më luftrat. Trimave të vonuar me patriotizma të thatë, tanimë u ka kaluar koha. Tani na duhet një përkushtim i vërtetë dhe i pa hile, po deshtëm ta ndihmojmë vetën tonë me të drejtë dhe shtetin e Kosovës, për të cilin është dhënë shumë!

Është e quditshme dhe qesharake, kur komisioni qeveritar dhe të tjerët, kërkojnë prej ne banorëve të këtij brezi kufitarë: “që t’ua sjellim vetëm edhe një dokument për dëshmi!” Me këtë sikur duan të na bindin, së nuk kemi bazë mbi çka të thirremi dhe aq më keq, për të na bindur së duhet të heqim dorë nga teritori ynë, sikur nuk paskemi të drejtë…! Një kërkesë e tillë na jep të kuptojmë së nuk e njohin të vërtetën për kufirin tone, apo nuk brengosën fare për te. Mu edhe për këtë, vendosa t’ua thomë të vërtetën në këtë letër, duke filluar nga kryeministri, që së paku edhe komisioni qeveritar ta këtë një letër dëshmi si dokument pranë vetës gjatë rishqyrtimit të vijës së vërtetë kufitare me Malin e Zi.

Fjala e thënë nga ne banorët e kësaj zone, është dëshmi e vërtetë, e dëshmia është fakt që të qonë drejt gjurmëve të vërteta topografike me mjaftë të dhëna e dëshmi historike, të cilat nuk mund t’i dëshmojnë hartat që i kanë vizatuar për apetitet e veta pushtuesit. Andaj, unë ju dëshmoj si gjithë banorët e tjerë që jemi në kufi me Malin e Zi, së: Kurrën e kurrës kufiri faktik që e ndanë Rugovën me Malin e Zi nuk ka qenë nën këto maja nga ana jonë, por mbi maja, të cilat gjithmonë kanë qenë të tonat. Të parët tanë, po në këto kuota kufinjësh u kanë bë roje trojeve tona me armë në dorë natë e ditë dhe atë, deri në vitin 1946-të – dy vite pasi ka hy partia komuniste jugosllave. Qe atëherë, kjo e pati më të lehtë për të vendosur kufinjë sipas apetiteve të veta me mashtrime dhe dredhi: - “për liri e barazi” së kush në troje të veta, kurse të pabindurit që nuk u kanë besua fare, i shpallën armiq të vëllëzërim - bashkimit jugosllav!

Ata, nuk u dorëzuan me vullnetin e tyre, por u tradhtuan dhe i burgosen nëpër burgjet serbo-jugosllave. Që nga ajo kohë e “vëllëzërim- bashkimit”, fillojnë lojrat me kufinjë nëpër harta, por jo edhe faktik mes banorëve të Malit të Zi dhe ne Rugovës. Madje, edhe kur hartat ua kanë dhënë “të drejtën për prona të tyre”, malazezet e kanë ditur dhe e dinë mirë që nga ajo ditë dhe dita e sotit, de fakto, së nuk janë prona të tyre. Mu për këtë të vëtetë që e thash, nuk kanë ardhur për t’i shfrytëzuar vetë deri tani, por i kanë shfrytëzuar nëpër mes disa njerëzve tanë vendas, ngase e kanë dijtur së është “molle e ndaluar” t’i prejnë malet “e veta” në Rugovë.

Që atëherë, e deri me sot, për kundër asaj që ua dhanë tokën tonë me harta, malazezet e vërtetë e dinë mirë dhe e kanë të ditur, së përkëtej këtyre majave nuk kanë gjë të tyre në anën tonë në Rugovë. Edhe sot, vetë e këndojnë këngën për vete: - Od Qakora pa do mora, proshire se Cërna Gora. Dokumentet e duhura për ta vërtetuar këtë, që të gjitha i ka edhe vetë Mali i Zi, Shkupi, Beogradi dhe Zagrebi në arhivat e veta me ato ushtarake të përiudhave të ndryshme të pushtuesve dhe sunduesve në Ballkan. Atje gjinden të gjitha hartat e kufijve me lojrat dhe dredhitë rreth tyre.

Malazazet, edhe pa harta i dinë mirë kufinjët, sidomos me ne Rugvën nuk mund t’i harrojnë lehtë, nga së ua ka spjeguar fort e mirë edhe atyre historia e hidhur me këta kufinjë. Jam shumë i sigurtë së edhe malazezet, do ta pranojnë të vërtetën historike, jo pak të hidhur për banorët e të dy anëve të këtij kufiri shekullor.

Ne banorët nuk jemi ata që punojmë harta, e as gjeodet t’ua ndajmë ngastrat, por jemi dëshmitarë të të gjitha kohërave. Bile-bile, ata që nuk e dinë, e kanë harruar, apo nga ironia nuk duan ta dinë, dua t’ju them: së vetëm Rugova i ka ruajtur kufinjët e paprekur dhe asnjë metër katrorë nuk iu ka marrë, që nga coptimi i trojeve shqiptare e deri në luftën e dytë botërore.

Dua t’ua dëshmoj tani, së po në këta kufinjë që ne sot po i kërkojmë, edhe në luftën e fundit UÇK-ja u kemi bërë roje dhe ruajtur po nëpër këto kuota ( maja). Andaj, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë së kufirin tonë të vërtetë, aty ku ka qenë gjithmonë, e jo sipas ngastrave individuale, të cilat edhe mund t’i ndajë kufiri i vërtetë nga të dy anët, si për banorët e Malit të Zi, ashtu edhe për banorët e Kosovës. Pra, ne tani, nuk po e kërkojmë kufirin pse janë prona shqiptare, por po kërkojmë kufi shtetror aty ku ka qenë dhe duhet të jenë përgjithmonë! Sikur të kërkonim toka shqiptare, do t’ia kërkonim Malit të Zi deri në Qafë të Previsë.

Gjithmonë kërkesat i përshkojnë tri gjëra të ndërlidhura ngusht mes vete: emocionet për të deshiruar, mundësisë për t’i patur dhe realitetit. Në këtë rast, sipas realitetit të krijuar, në rrethana të jashtëzakonshme të vendosjes së kufijve edhe me Malin e Zi në vitet e dyzeta, na kanë pru në këtë gjendje të padeshiruar, andaj duhet ditur si të veprohet?! Në këtë rast, me keqardhje e them, së emocionet, deshira dhe realiteti janë largas njëra tjetrës. Për t’u përafruar këto, duhet një qasje ndryshe!

As komisioni ndërkombëtarë nuk do ta zgjedhë drejt qështjen e kufirit tonë me Malin e Zi, në se do t’i merrë për bazë të njajtat harta me të cilat u muar komisioni qeveritarë, duke u bazuar në Kushtetutën e 1974 dhe pakon e Ahtisarit. Në këto harta janë kufinjët e shkelur që nga viti 1940-të e këndej.

Kjo duhet të shiqohet në vend, për ta vërtetuar dhe këthyer kufirin në vendin e duhur. Të korigjohet një padrejtësi e madhe që na është bërë shumë më herët, të cilën e vërteton historia dhe vetë reliefi i këtyre majave dhe qafave. Këto ta tregojnë drejtësinë, ashtu si i vendosin pleqtë e mirë kufijnët mes dy vëllëzërve. Nuk ka shtet as plak që e ngul gurin e kufirit jasht objekteve dalluese, por të për herëshme që nuk mund të luhen përjetë.

- Vetëm me marrëveshje së pari mes neshë, me komisionin tonë në teren, pastaj me ato ndërshtetrore edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, duke iu referuar hartave të moçme të cilat i vëtetojnë dhe do të përputhën me kërkesat tona. Aty qëndron kufiri i vëtetë!

Kufiri, vende – vende, por jo në sipërfaqe të mëdha, është mirë dhe nuk ka nevojë tani të kërkohet ndryshimi i tij në tërësi, nga se e vështirëson marrëveshjen. Edhe në tryezën e bisedimeve, është më e kapshme dhe më e lehtë të pranohet dhe vendoset kufiri aty ku ka qenë gjithmonë, duke e korrigjuar në ato vende ku është shty kufiri. Kur të jemi të përcaktuar qartë dhe ta dimë mirë së çka po kërkojmë, do ta kemi më të sigurtë vendosjen e drejtë të kufirit. Vetëm kështu, kërkesat tona do të jenë të pranueshme edhe nga organet vendimmarrëse, çoftë ndërkombëtare apo ndërshtetrore. Të kundërtën, mënyra së si po kërkohet dhe veprohet tani, ia kam frikën së kufinjët do të na mbesin të pa përcaktuar drejt dhe kurrë nuk mund të pajtohemi me një gjendje të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat