A’Presidenti

Opinione

A’Presidenti

Nga: Nga Bekim Rexhepi Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 07:19

Nëse zgjidhet president ish atentatori i presidentit historik dhe Gjykata Speciale, e merr si të dyshuar apo direkt të akuzuar, aherë imazhi i vendit do të jetë shumë negativ, dhe kjo provë politike për të shpëtuar do të jetë një manovër e thatë, madje do të jetë rëndë për politikën edhe ne të ardhmen.

Dikush prej anëtarëve të LDK-së, fare miqësisht kish me e pyete President Rugoven: - “A di zoti president Rugova, se partia jote LDK, po e zgjedh president ish urdhërdhënësin atentatorin tënd”?. Madje, z. President Rugova. për më keq ky atentatori yt, do të behet president i partisë sate. LDK do ta zgjedhe President të saj Hashim Thaçin, atentatorin e Rugoves, e çuditshme, por jo e paparashikueshme. Rugova po të ishte gjallë do të turpërohej se çfarë ka lënë pas, pas ti vërtetë nuk paska LDK-ë më.

Ish atentatori para lufte e shpalli përmes një komunikate tradhtar dhe më pas e nxiti një komandant që ta kërcënoj edhe me gard ushtarake nëse vije në Drenicë pra, presidenti pat edhe disa atentate në rrugë po u shpëtoi deri sa e morri historia.

Kurrkund në botë e, sidomos në vendet qe njohin demokracinë, nuk do të ndodhte kjo çfarë po përgatitet naivisht në Kosovë, që atentatori i presidentit historik të jetë edhe kandidat për president të ardhshëm. Logjika e kriminelëve edhe ne maje të shtetit, kjo nuk të habitë, por të habitë fakti se durimi ndërkombëtar dhe sjellja e ambasadorëve nuk paska kolorit politik në vendet e tranzicionit.

Nëse zgjidhet president ish atentatori i presidentit historik dhe Gjykata Speciale, e merr si të dyshuar apo direkt të akuzuar, aherë imazhi i vendit do të jetë shumë negativ, dhe kjo provë politike për të shpëtuar do të jetë një manovër e thatë, madje do të jetë rëndë për politikën edhe ne të ardhmen.

Megjithëse individ të caktuar duhet të jetë para gjykatës speciale dhe jo elementet shtetëror, pra këta individ të dyshuar dhe të akuzuar duhet të vet lirohen nga strukturat shtetërore, në mënyrë qe të mos gjykohen si element shtetëror, po si individ jashtë strukturave shtetërore më këtë dëmi është më i vogël për atdheun. Kush e do atdheun nuk e merr ne qafë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat