Presidenti i ardhshëm i Kosovës !

Opinione

Presidenti i ardhshëm i Kosovës !

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 21:17

Marrëveshjet në politikë gjithnji kanë probleme në zbatim praktikë, e sidomos ku sundojnë shqiptarët. Marrëveshja e CDU CSU me rivalin ideologjik e politik SPD ishte e dhimbshme për të djathtën gjermane, por Angela Merkel duke
ditur sfidat e shtetit gjerman vendosi aso kohe gati vet si kryetare e CDU se, derisa sa CSU e Bayernit ishte forte kunder por u banë bashkë! Në Kosovë ka nji marrëveshje të dhimbshme politike, apo një " martesë" që çdo ditë e natë sidomos njerës palë i sjell
dhëmbje koke, ngase kujtimet për të kaluarën janë të freskëta, pra LDK ja stresohet gjithnji nga ajo marrëveshje me rivalin e keq politik e ideologjik. Po athue pse u deshte të lidhej " martesë" me hajnain, rrencin, banditin, , paj u deshtë ngase duhej tejkalue
veten LDK ja, sepse Ibrahim Rugova na kishte mësuar se për Kosovën duhet sakrifikue edhe kujtesën momentale, duke kërkue që ligji nji ditë do sjell ndryshime. Marrëveshja LDK-PDK ishte një -domosdoshmëri- që të balancohen raportet e acaruara, dhe të kihej
parasysh shteti dhe e ardhmja, duke lanë hapur ligjin, pra duke votue Gjykaten Speciale...Sot e gjithë vitin LDK ja, deputete, kryesia dhe sidomos Kryetari -Kryeminister u shane, u etiketuan, u fyen, u sulmuan dhe edhe u kercnuan me jetë nga banda tani ma
të partive tjera, por të ndersyera nga nji pjese e PDK se-SHIK ut...keto dihen. As nji parti as nga opozita të cilat janë të dala nga SHIK u, AAK, VV je e Nisma me shumicen në PDK ende janë të trullosun se si ashtë e mundur që LDK ja ta udheheq shtetin, ta
ketë kryeministrin ?! E pra të gjithë këta janë kundër, dhe ashte mjerim e poshtërsi që disa emna dhe disa kuazi figura të LDK se jane ba bashkë me aak, vv e nisma dhe shik kundër LDK se¨, kanë hesape dhe janë larg të të qenurit ldk ista. Tash ma jemi afër
të përfolmës dhe ditës kur me kushtetute duhet të zgjidhet Presidenti i shtetit, marrëveshja ka rregullue që President të jetë dikush nga PDK, tashmë dihet i emnuemi nga PDK H. Thaqi. Po shahet, po fyhet grupi parlamentar i LDK se, Kryesia e Kryteari se kinse
me gëzim duan ta votojnë Hashimin, jo o trushërlarë asnji ldk ist normal me dëshire nuk zgjedh nji bandit, por kur po shof se sa banditët janë në opozitë po them: pis për pis ashtë Thaqi pisi qër ua din të gjitha fajet dhe krimet të gjithë ish shokëve të tij,
andaj ndoshta edhe aleatet tanë për këtë moment janë të mendimit se do ta lenë Hashimin në post, andaj nuk ka faje LDK ja, por gjeo politika e Kosoves, ashte në derë Gjykata Speciale, dhe Hashimi ka dëshmi, ka fakte dhe dokumente për të bamat e shokëve të
tij, e dihet se ky ishte shefi i tyne, por ky duhet disi të shpëtoi dhe ka detyrë ti fus në biruca shokët e vet, sikur ka ba me Lushtakun, Sulltanin, Remin, L. Gashin e plotë të tjerë....Po ku mbetët LDK ja, po LDK ja ka struktura të veta, dhe LDK ja nuk janë
budallenjë që mos ta dijnë se dikush në PDK, pasi të zgjidhet Hashimi ( nëse) President do ta prishin koalicionin, po po këtë e din LDK ja dhe Kryetari, andaj ende loja ashtë tavolinë, dikush ashte¨aty që garanton, dhe mu nga garantimi i ecjesë përpara varen
e dhe votat e LDK-së, nëse SHBA dhe aleatet tanë që na i maroi Presidenti Rugova, Gjermania, Britania e të tjera lejojnë Hashimin President ja pashit hajrin qytetarë të Kosovës. Me dëshirë une Hashimin do e shihja sonte në burg, ku e ka vendin si mendojmë
ne, por ndoshta do jetë ma mirë që njijhere Hashimi ti fus shokët e vet në biruca e për te ka kohë tjera....Emocionet dhe dalldisjet në politikë te ne shqiptarët janë normale, ngase jemi larg vetëdojesimit se si ec politika edhe ma larg, ne ende mendojmë se
jemi kërthiza e botës, jo jo ishim ndoshta në vitet e Rugovës kur NATO shenoi histori dhe na çliroi duke na ba shtet, por mas çlirimit ne u kthyem në nji Zorrë Qorre nga budallakitë tona, e pra ende duhet të na ruajnë aleatët tanë, rrnoftë SHBA, Gjermania,
Britania e të tjera shtete , e rrnoftë edhe Kosova se ata që e kanë marue nuk do lejojnë me u shkatrrue edhe pse po ju sjellim kokëqarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat