Roli i medias në shoqëritë demokratike!...

Opinione

Roli i medias në shoqëritë demokratike!...

Nga: Dibran Demaku Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 17:22

Në vitin e largët 1979,atëherë kur autori i këtyre rreshtave ishte student,ndërkaq Hashim Thaqi do të ketë qenë një fëmijë dhjetë vjeçar,dhe i cili në atë kohë as që ka ëndërruar se një ditë do të bëhet Udhëheqës shteti, gazeta „Rilindja“ e pat botuar një intervistë me shkrimtarin e njohur argjentinas me prejardhje shqiptare Ernesto Sabato.

Në atë intervistë të gjatë shkrimtarit të njohur i ishte bërë edhe një pyetje e tillë:-„Cili ishte shteti më demokratik i botës?“,ndërkaq shkrimtari ishte përgjegjur:“Shteti më dmokratik i botës janë Shtetet e bashkuara të Amerikës!“

Pyetja tjetër pasuese ishte:-„Përse thua se shteti më demokratik i botës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës?“,ai pra,shkrimtari mishte përgjegjur:-„Sepse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një Gazetar,një Prokuror dhe një gjykatës e ndërrojnë edhe vetë kryetarin e shtetit!“…

Ne atëherë jetonim në një sistem krejt tjetër me atë Shteteve të Bashkuara të Amerikës,dhe të mësuar nga sistemi socialisto-komunist i cili vetën e paraqiste si më të mirin të mundshëm,ndërkaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera perendimore si të keqen më të madhe të njerëzimit, intervista e shkrimtarit të njohur na pat lënë shije të keqe. Askush nga ne atëherë nuk mund të besonim se një Gazetar,një Prokuror dhe një Gjykatës mund ta ndërronin Kryetarin e një shteti.

Jetonim në sistemin shoqëror ku Kryetari i shtetit ishte mbi të gjithë dhe i urdhëronte të gjithë!Dhe jo vetëm ai,por që të gjithë vartësit e tij ishin të paprekshëm nga organet e drejtësisë!Kryetari i shtetit dhe vartësit e tij ishin me imunitet të garantuar dhe nuk kishte Gazetar,Prokuror apo Gjykatës që të merrej me ta!...

Por ai sistem një ditë do të ikte në theqafje(dhe mirë që do të ikte) sepse ishte i ndërtuar vetëm mbi gënjeshtra dhe abuzime nga më të ndryshmet. Dhe së bashku me atë sistem do të thyente qafën edhe shteti në të cilin ne kishim qenë të detyruar që të jetonim!

Në rrëzimin e atij shteti do të jepte kontributin e vetë të madh edhe Hashim Thaqi,i cili tashmë nuk ishte ai vogëlushi dhjetë vjeqar,por një i ri me ambicie të mëdha,pse jo edhe të shtetarit! Historia më e re e Kosovës,së pari për Liri dhe pastaj për Pavarësi,do të shënonte edhe emrin e Hashim Thaqit!Dhe jo vetëm kaq,por emri i tij do të ishte më i merituari si në fitimin e Lirisë,të Pavarësisë dhe të ndërtimit të Shtetit të ri!...

Kur në shkurt të vitit 2008,vetëm pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,autori i këtij shkrimi së bashku me një grup mërgimtarësh do të niseshin drejt Kosovës, në një ndalesë në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, emri i Hashim Thaqit përmendej gjithandej me një krenari të madhe! Ai barazohej me Ismail Qemajlin, të njohur si Baba i Pavarësisë së Shqipërisë!Turma të shumta njerëzish gjatë manifestimeve për Pavarësinë e Kosovës,që vazhdonin ende,thërrisnin me të madhe emrin e Hashim Thaqit!...

Dhe Hashim Thaqi do të vazhdonte karierën e tij politike,tash në ndërtimin e Shtetit të ri të Kosovës!Historia do të shënojë se në rrugëtimin e tij në ndërtimin e shtetit,Hashim Thaqi kishte edhe suksese,por edhe dështime! Dhe siç ndodh zakonisht në jetë, sukseset përmenden shumë rrallë,ndërkaq dështimet shpesh e më shpesh!

Sikur njerëzit janë të prirur që të merren vetëm me deshtime e kurrë me suksese!Dhe në dështime të ndryshme(edhe politike) emri i Hashim Thaqit do të përmendej shpesh e më shpesh!Me emrin e tij do të mirreshin në fillim mediat e vendit e pastaj edhe ato ndërkombëtare!Përveq me dështime, mediat e ndryshme filluan të merreshin të kaluarën e tij! Disa nga ato media,qofshin vendore apo ndërkombëtare, do të shkruanin për një të kaluar të tij krminale?!

Në fillim disi si më rrallë dhe me druajtje,ndërkaq me kalimin e kohës shpesh e më shpesh dhe me një guxim të tepruar!A do të thoshte kjo se mediat po përgatisnin rrëzimin e tij nga politika?!Vetë Hashim Thaqi sikur i injoronte shkrimet dhe paraqitjet e tilla?!

Ai madje e injoroi që në fillim edhe Raportin e Dik Martit,ish deputet në Parlamentin europian,kur do të lakonte edhe emrin e tij në një grupim të mundshëm kriminal?! Madje në fillim të paraqitjes së atij raporti,i cili ishte votuar nga Parlamenti europian,Hashim Thaqi do të deklaronte se do të ngriste padi penale ndaj Dik Martit,padi që nuk e bëri kurrë?!

A mos kjo tërheqje e tij nga padia penale e deklaruar ndaj Martit do të thoshte se ai kishte frikë?!Se si është e vërteta e gjithë kësaj nuk dihet,apo më mirë të thuhet se të vërtetën e di vetë zoti Thaqi,por mos reagimi i tij,tash sikur po i hakmerret?! Tash media nga më të ndryshme,qofshin vendore apo ndërkombëtare atë, pra zotin Thaqi e paraqesin si një person me të kalkuar shumë të dyshimtë dhe kriminale?!

Sulmet e mediave ndaj tij,qofshin ato vendore apo ndërkombëtare,janë shpeshtuar sidomos tani kur zoti Thaqi pretendon të zgjidhet në Postin e Kryetarit të shtetit?!

Është sidomos brengosës shkrimi i sotëm i gazetës së njohur gjermane“Bild“, në të cilin shkrim zoti Thaqi paraqitet si i dyshuar për krime?! Ky shkrim në faqen e parë të gazetës në fjalë,tregon se për zotin Thaqi dhe për karierën e tij politike,ngriten shumë dyshime?!

Gazeta në fjalë me shkrimet e veta ka rrëzuar edhe kryetar të vetë shtetit gjerman,andaj një fund i tillë mund ta ketë edhe zoti Thaqi?!

Ne si shqiptarë,që jetojmë aktualisht në shtetin gjerman do të dëshironim që zoti Thaqi mos ta kishte një përfundim të tillë,siç ia dëshiron gazeta në fjalë,dhe atë edhe për shkak të shtetit të ri të Kosovës?!

Shkuarja e Thaqit nga politika,me akuza të tilla,do ta dëmtonte shumë edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat