Gërvalla: Diplomacia si komponent i rëndësishë,pas zgjedhjës së statusit të Kosovës

Opinione

Gërvalla: Diplomacia si komponent i rëndësishë,pas zgjedhjës së statusit të Kosovës

Nga: KADRI GËRVALLA Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 23:27

Diplomacia si nocion është i njohur shumë heret, bile mund të thuhet se në formën e vet moderne ka lindur në Gadishullin Italian nga fundi i shekullit të 15-të. Mirëpo në sistemin grek të shteteve-qytete të shekullit të 4-të dhe të 5-të para Krishtit, rrethanat kërkonin dhe ndihmonin të praktikohej një diplomaci më e stërholluar. Diplomacia e shekullit 20-të, ecë edhe më me hapa perpara drejt komunikimit më bashkohor, ku së bashku me baraspeshën e fuqisë, të cilën e forcon dhe e ruan, është institucioni më i rëndësishëm i shoqrisë sonë të shteteve.

Kosova është duke ecur drejt një rruge, e cila po kalon nga një transicion në tjetrin.Në fazën, ku momentalisht gjendet Kosova, mund të thuhet se është më e vështira në aspektin politik, mirëpo angazhimi i gjithë spektrit politik tregon qartë se hapat që po i ndërmarrin, nuk po ju mungon dipolomacia politike konform standardeve ndërkombtare.

Temë kyqe në diplomacinë nderkombtare sidomos, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është Kosova. Kosovës i hapen rrugë të reja, dhe kërkohet punë dhe angazhim edhe më shumë, në krijimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me shtete që e kan njohur dhe ato që do ta njohin. Këto marrëdhënie duhen te krijohen permes diplomacisë të udhëhequr nga diplomatët, analistët, këshilltarët politikë, zyrtarëve, të cilët duhet të jenë të ngarkuar të inkuarajojnë politikën e jashtme me anë të marrëveshjeve formale, duke aplikuar diplomacinë bilaterale konvencionale, diplomacinë bilaterale jokonvencionale dhe diplomacinë multilaterale.

Me hapjen e zyrave diplomatike te Kosovës, ku më vonë do te shendrrohen në Ambasada, diplomacia e jashtme do te luan një rol shumë të rëndsishëm. Shteti i Kosovë ka nevojë per shumë njerëz sidomos, te nivelit me shkollim shumë të lartë, per ekspert, politikolog, njohes te mire të të drejtes ndërkombëtare, diplomat të rinj etj, ku do të perfaqsojnë Kosovën dhe do të jenë këta qe do krijojnë lidhje politike, diplomatike, shoqërore, kulturore e deri te Ekopolitika e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare.

Diplomacia bilaterale konvencionale

Diplomaci bilaterale nuk do të thotë asgjë më tepër se një komunikim, i cili çasti zhvillohet në çfardo vetëm ndermjet dy palëve, ajo nuk e percakton as menyren, as kontestin në të cilin këto komunikojnë në mes tyre.

Rreth kesaj diplomacie mundemi të marrim shumë shembuj, p.sh., perfaqsuesit britanik dhe ata rusë në Kombet e Bashkuara këshillohen për çështje qe nuk janë në rendin zyrtar të ditës dhe të cilat janë në interes vetëm per keto dy vende.Format e funksionimit të diplomacisë bilaterale-konvencionale mund të jenë edhe këto:Misioni i përhershëm diplomatik dhe pretesti për eutanazinë e tij, prezantimi, nxitja e marrëdhënieve miqësore, negocimi, lobimi, mbledhja e informacioneve-raportimi politik, sherbimet konsultore, diplomacia tregtare, propaganda etj.

Diplomacia bilaterale jokonvencionale

Mundë të ketë shumë arsye ku në disa marrënje bilaterale, për shkak të vendimit formal të paktën të njerit prej shteteve, nuk është e mundur të ketë ambasada të përhershme të tipit konvencional.Ky vendim, i cili mund të jetë pasojë e nje historie armiqësish .Aty ku nuk ka edhe ambasada te normale edhe diplomacia mundë të ketë kufizime në ushtrimin e misionit te saj politik.Tek kjo lloj diplomacie me teper luajnë rol keto misione alternative: Përfaqësitë, sherbimet konsullore dhe seksionet e tyre, zyrat përfaqësuese, misionet diplomatike të avancuara etj.

Diplomacia multilaterale

Që nga fundi i shekullit 20-të në marrëdhenjet ndërkombtare është shtuar numri i madh i mbajtjes se konferencave, prandaj aty ka marrin pjesë tri ose më shumë shtete aplikohet diplomacia multilaterale, si fenomen i shekullit 20-të, në të vertetë e njohur edhe shumë më heret. Në këtë diplomaci mundenmi ti permendim edhe konferencat e perhershme qe e bejn se funksionuari si:Organizatat ndërkombëtare, negocimi në samit, samitet e rregullta, samitet ad hoc, ndermjetësimi, ndërmjetsimi shumëpalësh, ndërmjetësimi ideal etj.

Të gjitha këto forma diplomatike e presin shtetin e ri të Kosovës prandaj, mund të themi se globalizmi është shumë i gjerë, ku tranzicioni dhe integrimet e presin Kosovën, dhe besojmë qe ti perballoj qëndrueshëm zhvillimeve ekonomike, politike në rrethanat e reja globale në fushën e diplomacisë, si komponent i rëndësishëm, pas zgjedhjes së statusit të Kosovës.

Sherbimi diplomatik, do te jete teme e nxehte ne Kosovë.Caktimi i nje stafi diplomatik nuk do jet pune e lehtë.Shteti i Kosoves, edhe me heret ka pas nje shebim diplomtik.Diaspora shqiptare, e ka luajtur kete rol diplomatik ne te gjitha fushat qe nga kultura, politika e deri te marveshjet diplomatike gjate luftes ne Kosove, ku sidomos njerëzit si perfaqesues te UÇK-se, dhe te tjeret qe kane qene pergjegjes per informim per lufte, e kanë kryer kete sherbim, ta quajmë diplomatik.

Se sa do te kete vende, ne kete sherbim diaspora le te mbetet te shihet, por, edhe ato Ambasada qe jan hapur do te kene pune me 200.000 kosovare, ne Gjermani, 250.000 kosovar ne Zvicer, me 30.000 ne Austri, e keshtu me radhe, ku keta njerze do te kerkojne qe Ambasadat Kosovare duhen te jen në sherbim të qytetarëve te sajë.Shefi i diplomacisë, ish kryeministri Thaçi, ka ba me dije se prioritetet që ia ka vu politikës së Jashtme, janë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Europës, njohjet e tjera dypalëshe dhe shumëpalëshe, e tërheqja e investimeve të hueja.

Diplomacia kosovare në të kaluemen ka qenë mjaftë e brishtë, me nepotizëm e joprofesionalizëm.

Shpresojmë se pesha e shtetit të Kosovës të jetë po aq e barabartë ,në fushen diplomatike s´paku me shtetet e rajonit.Diplomacia Kosovare n´udhëkryq…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat