Momenti politik dhe pengesat në funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës

Opinione

Momenti politik dhe pengesat në funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës

Nga: Shkruan: Sylejmon Lokaj Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 21:58

Momenti politik dhe pengesat të cilat po shfaqen në funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, që nga përfundimi i zgjedhjeve Nacionale 2014, janë bërë përditshmëri e preokupimit të shumicës së qytetarëve të vendit tonë. Natyrisht sepse ky është shteti ynë dhe askush nuk mund të jetë indiferent ndaj zhvillimeve të tilla, të cilat e kanë rënduar më shumë jetën e qytetarëve të Kosovës, të cilët në përpjekjet shekullore për Liri e Pavarësi e kanë idealizuar ndryshe Republikën e Kosovës. Përveç temave të tjera aktuale të cilat do të duhej të gjenin zgjidhje në përputhje të plotë me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese si, Institucioni kryesor në vend për mbrojtjen e kushtetutshmërise si dhe mekanizmave të tjerë institucional dhe ndihma e Faktorit Ndërkombëtarë në Kosovë, i cili na ka mbështetur dhe ka investuar aq shumë në përpjekjet për Liri dhe shtet-ndërtim.

Tani kur po afrohet fundi i mandatit të Presidentes së Kosovës, është imponuar pothuajse si temë kryesore qështa e zgjedhjes së pasuesit të saj në Institucionin kryesor të shtetit, i cili sipas Kushtetutës duhet të përfaqësojë unitetin e popullit.Nëse kthehemi në retrospektivë të zgjedhjeve të deritashme të presidentëve të Kosovës, që nga lindja e pluralizmit politik dhe shpallja e Kosovës Republikë,më 2 Korrik 1990 e deri më tani,lirisht mund të konstatojmë se Kushtetuta e Kaçanikut ka qenë shumë më e avansuar, jo vetëm në dispozitat që përcaktonin mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të vendit, por edhe në shumë fusha të tjera,në raport me Kornizën Kushtetuese, e cila sanksiononte mënyrën e zgjedhjes dhe funksionimit të Institucioneve të Përkohshme të Kosovës si dhe Kushtetuta aktuale, e cila siç dihet në momente të caktuara ka shkaktuar konfuzion dhe ka dhënë mundësi të interpretimeve dualiste.

Po sipas dispozitave të Kushtetutës së Kaqanikut në vitet 1992 dhe 1998 janë mbajtur Zgjedhjet Presidenciale, bile në këto të dytat edhe me kunërkandidat në të cilat me mbi 90% të votave kishte fituar Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova, si dhe në të njejtën kohë Zgjedhjet për Parlamentin e Republikës me sistem të kombinuar Mazhoritar-Proporcional.Edhe atëherë këto institucione demokratike sfidoheshin dhe kundërshtoheshin nga ndonjë grupim i vogël politik dhe nga ndonjë individ dhe për koinçidencë këto qëndrime janë përputhur me qarqe të ndryshme jashtë Kosovës,veçanërisht nga Serbia.Pas përfundimit të luftës, zgjedhja e Presidentit është bërë nga Parlamenti i Kosovës dhe me këtë është dhënë mundësia që zgjedhja e këtij institucioni aq të rëndësishëm të bëhet pjesë e"pazareve politike", në të cilat subjektet politike kanë realizuar interesat e veta në ndarjen e pushtetit.

Kështu duke qenë se Dr, Ibrahim Rugova si Lideri më i votuar në të gjitha zgjedhjet ,i cili interesat Nacionale dhe shtetërore gjithmonë i ka vendosur mbi interesat partiake e personale dhe pa dashur që të lejojë vakum instituconal, rezultatin e zgjedhjeve Nacionale të vitit 2001 i menagjoi me lehtësi duke përfshirë në institucione spektër më të gjerë politik.Qytetarëve të Kosovës u ka mbetur në kujtesë si një storje negative dhe një presedan i paparë "odisejada" e krijimit të institucioneve të shtetit sipa rezultateve te Zgjedhjeve Nacionale të vitit 2004, në të cilat prapë LDK-ja kishte dalë forca kryesore politike në vend, por që rreth katër muaj zgjati periudha e implementimit të rezultatit zgjedhor.

Kjo për arësye se në mënyrë joparimore u bënë bashkë pothuajse të gjitha subjektet politike parlamentare si, PDK-ja, AAK-ja, Ora si dhe subjekti i minoritetit serb "Kthimi", të përkrahur nga një pjesë e shoqërisë civile dhe nga mediat të sponzorizuara dhe të ndikuara nga ky spektër politik, të cilat u barrikaduan që të mos e lejonin krijimin e institucioneve sipas rezutatit zgjedhor.Madje me metodat dhe propagandën e përdorur gati i patën bërë Linçim politik Ibrahim Rugovës.E gjetur në një situatë të tillë dhe duke parë se interesat shtetërore po dëmtoheshin, Presidenti Rugova dhe LDK-ja e bënë komromisin e dimbshëm të radhës duke shpërblyer me pushtet ata të cilëve sovrani ua kishte dhënë vlerësimin e vet.

Pas shkuarjes në amshim të Presidentit Rugova , meqë ajo ndodhi brenda mandatit të tij dhe duke qenë se ky post i takonte LDK-së, në pozitën e Presidentit, LDK-ja e kishte nominuar Prof.Dr. Fatmir Sejdiun, i cili zgjidhet nga Parlamenti pa ndonjë vështirësi,sepse kjo ishte pjesë e marrëveshjes politike.

Sakrifica e radhës e LDK-së ishte kur në mandatin e dytë të tij në këtë funksion , për shkak të një vendimi të paqartë të Gjykatës, që vjen si rezultat i skenareve e ndikimeve politike dhe duke e respektuar atë si të tillë, pavarësisht motiveve të tij, Presidenti Sejdiu jep dorëheqje nga posti për të dëshmuar edhe një herë parimet institucionaliste të LDK-së. Rrethanat dhe mënyra e zgjedhjes së Presidentes së tanishme të vendit Zn.Atifete Jahjaga poashtu ishte pjesë e një marrëveshje politike me një koncenzus më të gjerë dhe sipas një këndvështrimi realist ajo ka bërë përpjekje për të realizuar me sukses mandatin e saj, gjë që duhet të vlerësohet drejt roli i saj.

Gjatë Legjislaturës së kaluar Parlamenti i Kosovës pati formuar Komisionin për Reformën zgjedhore , i cili udhëhiqej nga një përfaqësues i LDK-së , atëherë në opozitë e në kuadër të asaj reforme pretendohej që Presidenti i vendit të zgjidhej drejtpërdrejt nga populli.Në kuadër të këtij Komisioni participonin me përfaqësim të gjitha partitë parlamentare, por siç duket secila prej tyre ka pasur për qëllim që posti i Presidentit të mbetet edhe më tutje pjesë e " pazareve politike" për ndarjen e pushtetit.Prandaj, nuk është aspak korrekte që të njejtit politikaj që kanë mundur të jenë këmbëngulës, që kjo qështje të përmbyllet atëherë, tani dalin me propozime që zgjedhja e Presidentit të bëhet me votim të drejtpërdrejt,pa pasur paraprakisht bazë kushtetuese dhe ligjore.

Pra, kjo më shumë ngjanë në një lojë fjalësh dhe se për të pasur sukses në këtë, prapë kjo duhet të zgjidhet në tavolinë dhe në debatin parlamentarë, i cili është i vetmi mjet demokratik, qw ofron zgjidhje te pranueshme per te gjithë.

Tani shtrohet pyetja se a është Kryetari akltual i PDK-së, personi më i duhur për postin e Presidentit të Kosovës dhe përgjigja do të ishte se Kosova ka plot personalitete tjera kredibile për të udhëhequr me postin kryesor të shtetit.Në anën tjetër krahas shprehjes së mendimit dhe vullnetit tonë,ne kemi obligim të jemi realist dhe të kuptojmë se si e përcakton Kushtetuta e Kosovës dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosvës këtë qështje.Dhe prapë po thesoj se zgjidhjet gjithmonë ekzistojnë, por ato bëhen në vendin e duhur, pa imponuar realizimin e qëllimeve të veta me dhunë dhe mjete që e rrezikojnë vetë shtetin e Kosovës.Deklarimet se "qëllimi i arësyeton mjetet" është një ogur i zi dhe një presedan i rrezikshëm.

Kam përcjellë me vëmendje tash një kohë të gjatë ide e mendime ,prononcime ,deklarime e reagime të ndryshme për këtë qështje, të cilat i vlerësoj si preokupime të arësysyeshme të njerëzve me peshë e me kontribute të jashtëzakonshme, rolin e të cilëve nuk do të duhet ta mohonte askush, por megjithatë kam parë ndonjëherë se ka munguar qasja reale e zgjidhjes.

Si një njeri i LDK-së me pikpamje idealiste dhe si një institucionalist , që është parim fundamental i Filozofisë Rugoviane,preferoj pragmatizmin,balancet dhe dialogun demokratik në të mirë të prosperitetit të gjithanshëm të vendit tim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat