Një nderim për Papa Kristo Negovanin

Opinione

Një nderim për Papa Kristo Negovanin

Nga: Pirro Prifti Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 17:06

Si sot 111 vjet më parë me 12 shkurt 1905 u vra i goditur me thikë Papa Kristo Negovani një nga priftërinjtë më patriotitë të periudhës së Rilindjes , një nga Priftërinjtë të cilët së bashku me komunitetin orthodox të Shqipërisë të asaj kohe, dhanë kontributin më të madhe dhe ndihmesën bazë në Rilindjen kombëtare duke ngritur dhe zgjuar ndjenjat patriotike të pppullit shqiptar, qoftë ne rikujtimin e verave të paçmuara të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, qoftë në përcaktimin si armiq të osmanizmit turk dhe të xhon turqve të cilët nuk deshën të krijohej një Shqipëri e pavarur , qoftë në bërjne e shërbesave fetare në gjuhën e bukur shqipe e cila nuk lejohej në Perandorinë osmane në të katër sanxhaqet duke u cilësuar si gjuhë jo zyrtare, si dhe në shkrimet e tij shumë kuptimplote, të cilat mbeten një trashëgimi shumë e vyer.

Një nga kontributet e e rëndësishme të Papa Kristo Negovanit është predikimi në gjuhën shqipe i sentencave dhe psalmeve të Ungjillit pra të Dhiatës së Re por dhe të Dhiatës së vjetër në kishën e Negovanit, fhat i cili sot ndodhet nën juridiksionin e Republikës së Greqisë me një emër tjetër Φλάμπουρον/Flámpouron), pra një fshat në Qarkun i Follorinë.

Pak Histori për jetën e pavdekëshme të Papa Kristo Negovanit.

Papa Kristo Negovani (1875- 12 shkurt 1905), i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi, ishte atdhetar dhe klerik shqiptar.

Lindi në Negovan afër Follorinës në Greqinë veriore, një fshat që, bashkë me Bellkamenin fqinjë, kishte qenë banuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga shqiptarë të Plikatit të krahinës së Kolonjës. Shkollën e bëri në Athinë, ku e dërgoi i ati Harallamb Çali, që ishte tregtar. Shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke. Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje.

Vdiq i masakruar barbarisht nga disa shqiptarë të paguar për ta vrarë sipas urdhrit të Portës së Lartë.
Vdekja e të atit, të cilin e vranë banditët më 1891, e shtrëngoi Kristo Negovanin të braktisë studimet e të punojë si mësues në një shkollë fillore greke në Leskovik për të mbajtur familjen. Më 1894 emigroi në Braila të Rumanisë ku punoi tre vjet si marangoz. Po këtu ra në kontakt me lëvizjen kombëtare dhe mësoi të shkruajë shqip (me alfabetin e Stambollit).

Më 1897 u kthye në fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punën si mësues. Shtëpinë e vet Negovani e ktheu në shkollë dhe u mësoi shkrim e këndim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturve. Ai edhe meshën e mbante shqip, gjë që nuk i pëlqeu aspak hierarkisë ortodokse greke.

Ditët e Fdit të Papa Kristo Negovanit. Më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkop i Kosturit, i cili duke dalë nga kisha, flitet se tha ato fjalë fatale, "Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët". Pas dy ditësh, të shtunën, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditë, që e detyruan tridhjetëvjeçarin Negovani, të vetëdijshëm për fundin që e priste, të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar pastaj me sëpatë bashkë me pesë të tjerë, ndër ta edhe i vëllai.

Historia e vrasjes së tij mbetet për tu konsideruar sepse një pjesë i a veshin fajin priftit të Kosturit, një pjesë i a venë fajn problemeve që kishte me vëllain e tij i cili mori pjesë në vrasjen e tij macabre e cilaishte një vëllavrasje. Sidoqoftë historia, nëse nuk do të ishte përfshirë politika, Papa Kristo Negovanimbetet një patriot i shquar i Rilinjes kombëtare qoftë për ato që u thanë më lart por e rëndësishme është se PapaKristo Negovani përvecse prift dhe patriot ishte dhe një shkrimtar dhe novelist nga më të shquarit e asaj kohe.

Kjo spjegon dhe faktin sepse turkoshakët janë përpjekur të minimizojnë rëndësinsi e këtij rilindasi duke hrxhuar shumë bojë dhe keqinformacion përsa i përket vrasjes së tij. Përse e them këtë?

Këtë e them sepse shkrimet e tij predikimet e tij kishin të bënin në përpjeket e tij në zgjimin e popullit shqiptar dhe të krishterëve shqiptarë për të luftuar kundër pushtimit Osman dhe xhon turqve, për të u ritrguar atyre masakrat e pashallarëve turko-shqiptarë si Ali Pashë Tepelena- gjakatari i cili me veprën e tij makabre masakroi mijra shqiptarë të krishterë dhe detyroi të cvendseshin me mijra shqiptarë larg vëndeve të tyre të lindjes si suliotët, fshtarat e Gjirokastrës, ato të Kolonjës të cilët u cvendosën dhe ikën nga sytë këmbët përshkak të mizorive të këtij Pashai që gabimisht cilësohet si një patriot nga disa grupe intelektualësh.

Sidoqoftë rëndësia e tij e madheqëndron në shkrimet e tij sidomos në Librin e tij `Prishja e Hormovës në të cilën gjënden një tregim me titull `I vogli Bonat Argjëndi` dhe Drama `Prishja e Hormovës` e shkruar në shqip por me gërma jo si ato të miraatuara në Kongresin e Manastirit, tre vite më vonë.

Këto dy rrëfenja spjegojnë botkuptimin e Papa Kristo Negovanit si një patriot shqiptar dhe rilindas i vërtetë i cili krahas veshjes së tij priftërore orthodokse luftoi që predikimet e Kishës Orthodokse të bëheshin në shqip duke u bazuar në shprehjet e Shën Palit në Dhjatën e Re të cilat do ti parafrazoj më poshtë, duke u bërë pararendësi i Fan Nolit të madh në krijimin e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

http://shqiptarja.com/neës.php?IDNotizia=142904#sthash.h37MY6vz.dpuf http://shqiptarja.com/neës.php?IDNotizia=142904 (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Papa_Kristo_Negovani)

Sipas Shen Palit tek `Korinthiasve` 13:1,2, thotë: `` Tani do t`ju tregoj dicka qe eshte me e rëndësishme se të gjitha këto dhunti-Fryt i Shpirtit. Po ti flisja të gjitha gjuhët e njervesi dhe të dinja gjuhën e engjëjve, por , pot ë mos kasha dashurinë (hyjnore), do të isha vetëm një gong që kumbon ose një daulle që bën zzhurmë të madhe.

(2). Po ta kasha dhuntinë e Profecisë e ti dinja të gjitha të fshehtat e perëndisë e të gjitha dituritë, po të kisha besim për të bërë të pamundurën, por po të më mungonte kjo dashuri hyjnore-nuk do të isha asgjë``.

Dhe më tej: 14:9 ``Po kështu edhe ju, n.q.se gjuha juaj nuk flet fjalë të kuptueshme, si do të merret vesh ajo që po thoni?Fjalë në erë? (14:10; 11).Ka gjuhë të panumurta në botë: çdo popull ka gjuhën e tij. Pornuk e kuptoj gjuhën që flitet njeriu që flet kështu me mua është i huaj ashtu dhe unë për të. 14:12 Kështu është edhe me ju: ju u jepni shumë rëndësi dhuntive të dhëna nga shpirti; por duhet të përpiqeni për ato që i japing ndihmesë në eduimin e bashkësisë. Atëhere nuk do t`ju mungojë asgjë``. 14:16;17;18;19 Por kur ju lavdëroni me shpirt Perëndinë si mund që ai që nuk e kupton këtë gjuhë t`I përgjigjet me Amen lutjes sate?Nuk e di se ç`po thua ti. Jetri nuk ka asnjë dobi nga kjo edhe n.q.se ti thua një lutje të bukur. Unë falenderoj Perëndinë se flas gjuhë të panjohura më tepër se jut të gjithë. Porn ë mbledhjen e Bashkësisë më mirë është të flas pesë fjalime të kuptueshme që të edukohen të tjerët se dhjetë mijë fjalë të që askush nuk i kupton``.

Së fundmi mund të përmënd që vepra e Papa Kristo Negovanit është e pavdekshme dhe do të rikujtohet përgjithmonë qoftë nga shqiptarët qoftë nga Kisha orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, sepse ai mbetet një predikues , një shkrimtar dhe një patriot e rilinddas i vërtetë.

[email protected]


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat