Duam president, jo diktator...

Opinione

Duam president, jo diktator...

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 16:31

Ambicia e hershme e Hashim Thaçin për postin e presidentit të vendit, është shtuar dukshëm këtyre ditëve.Ndonëse për dy mandate ishte krymenistër i vendit, ëndrra e tij e madhe gjithnjë ishte dhe është ngritja dhe konsulidimi i një pushteti në duart e një njeriu të vetëm, të tipit monark. Për të arritur këtë atij i duhet posti i presidentin, të ketë kontrollin edhe mbi ushtrinë duke qenë kështu Komandan i Forcave te Armatosura, të emëroi prokuror dhe gjyqtarë, si dhe zhveshja e pushteti ekzekutin nga kompetencat. Si duket Hashimi po ndjek strategjinë dhe rrugen e vëllaut të tij , presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Ky i fundit pasi rriti ekonominë e vendit, sa ishte kryeministër i Turqisë , fuqizoi pushtetin dhe ngritjen e popullariteti duke u zhvendosur pastaj në postin e presidentit të vendit.Për të pasur edhe me ndryshimet kushtetutes të cilat i japin kreut të shtetit pushtet të pakufishëm në cdo fushë të qeverisjes së vendit. Korrelacioni i Hashimit me Erdoganin , ndonëse qalojnë shumë pasi ky i yni jo që nuk ngriti ekonominë por edhe e shkatërroi, gjithësesi i bashkon një gjë: etja për sundim.

Për të arritur tek caku, Thaçi shkel cdo normë etike dhe politike, me hipokrizinë e te qenurit njeri i thjeshtë dhe i afërt me popullin, po krijon mitin e të qenurit i pa arritshëm.Kësaj teze i ka ndihmuar shumë LDK-ja. Duke qenë e brishtë , pas vdekjse së liderit të saj, u fut në një rreth vicioz për të ndihmuar kundërshatrin e saj politik, që ka qenë dhe duhet të jetë PDK-ja, për shkak të divergjencave në koncept dhe në veprim . Dhe kur kundërshatari është i dobët dhe i zhytur në korrupsion . atehërë e ke më lehtë të arrish qëllimin, duke kushtëzuar : ose eja me mua ose mund të perfundosh në qeli.

Thaçi dhuroi posti e kryeministit për të arritur vet tek zyra e presidentit.
Duke qenë edhe kryeministër por edhe ministër i punëve të jashtëm, Hashim Thaçi ka dështur me punën e tij , si në qeverisjen e vendit ashtu edhe në diplomacinë e jashtme përball Serbisë, kujtojmë ketu rastin UNESKO, pastaj rezoluta e fundit e Këshilit të Evropës , në njohjet e pakta etj.

Megjithëse koalicioni qeverisës edhe mund të realizoi skenarin për zgjedhjen e Thaçit president, kjo mund të rezultoi e gabueshme pasi Thaçi përmendet edhe si njeri që ende ka probleme me ligjin. Akuzat e Dick Martyt, mund edhe ta qojnë para bankës së drejtësisë që do të ishte goditje për shtetin e Kosovës, pasi edhe kundërshtarët e pavarësisë mund ta përdorin si atu për të njollosur vendin tone.

Vendi ka nevojë për të vën në krye të shteti një figurë të zgjuar dhe karizmatik , që nuk ka probleme me ligjin dhe nuk e sheh veten diktator, por shërbëtor të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat