Parapushkatimi

Opinione

Parapushkatimi

Nga: Mr. sci. Sylejman Salihu Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:40

Kishte ardhur urdhëri nga lart:do të vriten qentë.Do të vriten jo vetëm qentë endacakë por edhe qentë që ishin nëpër shtëpitë apo oborret e qytetit.Se ç’është e vërteta njerëzit mbanin qen dhe ndjeheshin edhe me fat,që i kishin.Por urdhëri kishte ardhur dhe po zbatohej.

-Tak tak tak-trokiti dikush te dera e oborrit.

Kur poeti doli u futën brenda pa kërkuar lejen e të zotit të shtëpisë sekretari i lagjes ,një polic dhe dy shoqërues të tjerë me pushkë në krah.

-Na duhet qeni që ta vrasim!urdhëruan ata.

Poetit iu këputën këmbët.U ligështua,iu turbulluan sytë.

-Kë do vrisni?-pyeti të ardhurit.

-Ja këtë qenushin apo si i thua ti,konkën,ia kthyen.

-Po…si..ç’është,…pse?mezi nxori ca fjalë të shkëputura me ca cezura në mes,që tregonin trishtimin dhe hutimin e tij.

-Është urdhëri nga lart.E kur vjen urdhëri nga lart,zbatohet,ia kthyen.

-Mosni,ju lutem,ç’ju ka bërë.Cuci është miku im,s’mundem pa të.Kini mirësinë,kini mëshirë,ma lini,është miku im.Nuk ia dal dot pa të.Kam jetuar gjatë me të.Nuk mund ta braktisë kaq lehtë.Në këtë moshë të pleqërisë,më rri pranë kudo dhe kurdo.Nuk e jap.Mos ma kërkoni këtë!

Poeti gati u hakërrua.Por tashmë ishte plak dhe ishte edhe i sëmurë,në këtë ditë janari të ftohtë.
Sekretari i lagjes ia drejtoi tytën Cucit.Poetin e rrëmbeu një valë tjetër trishtimi.

-Ju lutem,ju lutem,ç’ju ka bërë?Mosni!u përgjërua edhe më shumë.

Por sekretari i lagjes urdhëroi dhe konka u tërhoq zvarrë.Teksa e tërhiqnin,u kthye edhe njëherë nga i zoti,sikur kërkonte ndihmë,por kot.Poeti u ul.S’e mbanin këmbët.Qau.Shumë lotë derdhi.

-Ah,Cuc,të morën!Si t'ia bëj pa ty!

Pastaj mori bastunin dhe me çupkën e tij përdore iku në drejtim të Komitetit Qendror,ta shpëtojë Cucin.Duhej shkuar lart atje te Sekretari i Partisë M.M.,në Byronë Politike.Ta luste,t‘i binte në gjunjë për shpëtimin e mikut.Për vete s’do ta bënte,sepse s’e kishte bërë asnjëherë deri tash.Kaq vite dhe asnjëherë s’kishte trokitur në derë të tyre për veten.Por për mikun e vet, e bën.Miku për mikun, më.Kishte lexuar Shopenhauerin në gjuhën e tij kur ishte student.Kishte njohur edhe historinë e tij dhe të qenit të tij,Atmas.Fjalët“te ti shoh shpirtin tim“që filozofi ia kishte thënë Atmas së tij ,i kishte mbajtur mend.Dhe ja tash konka e tij,shpirti i tij ishte para skuadrës së pushkatimit.Se pushteti këtu njihej për pushkatime në vazhdimësi,jo vetëm të qenushëve,por edhe të njerëzve.
Në Komitetin Qendror nuk i shkrepi.Hyr e dil,hyr e dil.Asnjë përgjigjje.Erdhi në shtëpi.I lodhur.U ul te vendi i konkës,puthi peronën e saj,puthi safkën e saj,puthi edhe çanakun ku hante dhe u shkreh në vaj.Atë natë s’e zuri gjumi.

-Konka ime,e dashura ime.Ku je tash?E di se ç’të pret?Të kanë dhënë gjë në gojë?Tri ditë zgjatë faza para pushkatimit.Kështu parasheh ligji,pastaj zbatohet.Ku të dërguan?Ah,unë i mjeri!Më plasi zemra!

Të nesërmen u ngrit përsëri herët që në pesë të mëngjesit.Sa më herët,se ka shumë punë.E për mikun edhe nuk duhet fjetur.Mori bastunin dhe traka-truka shkoi në Lidhjen e Shkrimtarëve.Aty ndoshta dëgjohet zëri im,aty ndoshta dhimbja ime ndjehet.Kanë ndjenja ata.Janë të sërës sime,tha.Poeti D.i tha të shkonte në Ministrinë e Shëndetësisë.Përsëri një rrugë tjetër.Por shkoi.U barabit kot.Hyri nga një derë në tjetrën.Hyr e dil,hyr e dil.I thanë një emër,prapë një emër tjetër dhe përsëri një emër tjetër.Sa shumë emra.Por kurrkush nuk i doli në shesh.Jo është ai,jo s’është ai.U kthye përsëri i lodhur në shtëpi.Puthi peronën e konkës,puthi edhe safkën dhe çanakun Cucit.

-Ku mbeti konka?Ka ngrënë,ka pirë,ka fjetur?Ç’bën ajo tash?Apo ,mos e vranë?Kanë marrë një vendim?Apo e vrasin pa gjyq.Ah,konka ime,Cuci im!Sa e donin njerëzit.E donin fëmijët,e donin pleqtë, e donin nuset.Sa i bukur që është,thoshin.

Pastaj qajti.Si rruaza i rrëshqitën dhe i shkëlqenin lotët në fytyrën e poetit plak.

Të nesërmen përsëri.Duhet të shpëtohet miku.Në Ministrinë e Shëndetësisë,në Sektorin e Veterinarisë.Hyn e dil,hyn e dil.Shko atje dhe sërish shko atje.Më në fund pas katër ditë lodhjesh dhe bredhjesh u shpall vendimi:Cuci nuk pushkatohet!Cuci mund të jetojë dhe i lejohet poetit ta mbajë.I jepet leja.Atij i shkrepi fytyra.Fytyra e trishtuar,tash u ngazëllye.Kur jevgu ia solli nga burgu,Cuci iu hodh poetit.E përqafoi dhe poeti e përkëdheli.Disa herë e shtrëngoi dhe e përkëdheli.Cuci i hidhej me mallëngjim.Nuk prante.Ai ia dha një qofte,Cuci s’e shikoi.Ka mallë për mikun e tij.Sërish e përqafon.Ai i jep sërish qoften.Më në fund, Cuci e ha.Por vetëm pasi është ngopur së përqafuari mikun e tij.Pastaj u nisën të dy bashkë për në strofkën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat