Çfarë jemi ne, të tillë i kemi edhe qeverinë!

Opinione

Çfarë jemi ne, të tillë i kemi edhe qeverinë!

Nga: Fadil Maloku Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 21:29

1.Bashkësia ndërkombëtare, duke nxjerr politikan servila dhe konformista ka bë shumë, dhe akoma po bë shumë pazare ekonomike (privatizimi i dyshimtë!) e sosh politike (Adociacioni e Demarkacioni), në dëm të Kosovës...!

2.Tani, kjo gatishmëri "egzotike" (pothuajse!) e politikanëve tanë për këtë tip konformizmi "vullnetar", po lidhet disi edhe me bindjen që ia kemi amputu ngadal por, sigurt vetës, për "ikjen" formale nga orientalizmi!

3.Në ndërkohë, "pamja" jonë e re konformiste, pahetueshëm po e prodhon stereotipin tjetër të sjelljes qytetare; Atë të dëshmisë oksidentale, se ne edhe si individ, por edhe si popull mund tê bëhemi edhe "më katolik se Papa"!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat