17 shkurti po afrohet

Opinione

17 shkurti po afrohet

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 15:15

Dhe bashkë me te edhe dilema

Se a do të quhet festë e pavarësis së varur(inekzistente)?

Apo do të jetë një datë e rëndomtë në kalendarin vjetor?

Njerëzit që mbajnë duart në xhepat e shtetit(gjysmë shtetetit),brohorasin me të madhe për festë të “pavarësisë”.

Pjesa tjetër janë indiferentë,po edhe kanë hallet e mbijetesës dhe nuk ia kanë ngenë të merren me turbullira “festive”,

Çfarë diskrepance:

Kur u shpall (rrejshëm) pavarësia;Republika mungonte,ishte shuar ,e zhberë.Atëherë,kujna i shkon kjo “pavarësi”?

Shteti i përgjysmuar dhe i ndërtuar mbi rrena,nuk mund të qëndrojë kështu,sepse realisht,me këta liderët e rrejshëm ka zbritur në nivelin e autonomisë.

Sot,kur çështja e presidentit është bër një pike e nxehtë në politikën e rrenave,edhe pse presidentja ka ende mandate dhe nuk dihet:-ndoshta i vie zarfi pasues?!!!

Po sido që të jetë puna,president duhet të zgjidhet vetëm ai që ka aftësi për ta kthye në veprim Republikën e jo Hashim Thaçi që e zhbëri atë me një pjatë menzë e një bokall shlivovicë domaça.

Kjo “festë “ i bie si dasma pa nuse.

Ska pavarësi,ska Republikë, ska ushtri.

Lueje more baca i vet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat