Një vrasje makaber që na plagosi të gjithëve

Opinione

Një vrasje makaber që na plagosi të gjithëve

Nga: Nga Alban Dega, Nju Jork Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 17:32

Valbona Demiri, 25 vjeç, nga Tropoja vritet barbarisht nga bashkëshorti i saj Lulëzim Qeleposhi, alias Arben Rexha ne Londër, Angli vetëm tre muaj pas martesës.

Kjo tragjedi për Valbonën dhe familjen e saj prindërore ka tronditur opinionin shqiptar anembanë.

E egër, barbare, makaber, tronditëse për këdo që mëson dhe lexon tregimin e babait te saj Halil Demiri per tragjedine e papritur e te pa pakujtuar per bijen e vet si lule e këputur ne kulmin e lulëzimit te saj….

Asnjë ngushëllim nuk mund te ringjalle Valbonën.

Asnjë ngushëllim nuk mund te riktheje ne gjirin e prindërve bijën e tyre, te vrarë ne mënyrën me barbare e te pabese.

Asnjë ligj nuk mund të lehtësojë barrën e rëndë të krimit te një vrasësi te pashpirt, te një përbindëshi.

Asnjë "burrëri malësori" nuk mund te përligje sadizmin dhe paburrërinë e një "burri pa burrëri" qe iu prish burrëria sepse e shoqja e kishte dëgjuar nje bisede te tij me siguri te dyshimte me tre persona edhe me te dyshimte...

Bisede për çfarë !?

Për ta nxjerre ne trotuare?!
Për ta shitur ne rrjetet banditeske te kurvërisë!?

Për ta mbajtur ne skllavëri seksi!?

Përndryshe pse do ti kërkonte asaj ky përbindësh te mos merrte me vete ne Angli as unazën as sendet e dhuruara kur u fejuan a martuan !? Pse ? Pse ?

Çfarë fshihte kjo kërkesë sa absurde aq edhe kob ndjellëse !?

Jam i bindur dhe i sigurte se Skotlandi Jardi dhe drejtësia britanike do te zbuloje arsyen e këtij krimi makaber dhe do te japë ndëshkimin shembullor për fajtorin!

Por as kjo nuk do ta ringjalle këtë shtojzovalle tropojane!

Asgjë e askush nuk mund tua riktheje familjes dhe shoqërisë, njerëzimit këtë zanë mali qe i hoqën krye te drejtën e te gjitha te drejtave njerëzore, atë për te jetuar jetën e vet.

Drite i paste shpirti rinor ne Parajse!

Force e durim, besim ne drejtësi e ligj prindërve e familjes se saj.

Jo hakmarrje e gjakmarrje qe aq shume e kane vrare e plagosur Malësinë tone te Gjakovës sidomos ne çerekshekullin e fundit kur Ligji i Saliqit ia futi flaken jo vetëm Malësisë, por mbare Shqipërisë! Por askujt me fort e me egër se Malësisë se Gjakovës- Kandaharit te Shqipërisë.

E mos harroni se ata nuk janë vetëm ne thimble e tyre te pa përshkruar nga pabesia e një vrasësi te pa shpirt qe vajza dhe ata vete ia besuan jetën e saj për një jete me te mire e te lumtur e jo për t'ia marre shpirtin barbarisht e pabesisht!

Behet fjale për një vrasje makaber, pa arsye, te çmendur qe ia mori jetën bijës se tyre te dashur!

Jo vetëm asaj !

Siç themi ne malësoret sot te gjithë ne, jo vetëm tropojanët, por krejt shqiptaret jemi për kreshendosh për ketë vrasje jo dosido!

Është një vrasje makaber qe na ka plagosur te gjithëve !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat