Agim Ramadani - luftëtari që shkuli gurët e kufirit shqiptaro-shqiptar

Opinione

Agim Ramadani - luftëtari që shkuli gurët e kufirit shqiptaro-shqiptar

Nga: Tefik Selimi Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 14:57

Agim Ramadani është hero i popullit Ai është emër përveçëm i lirisë sonë. Ai dhe shumë të tjerë, dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën. Ky djalosh i Karadakut të Idriz Seferit, mbeti në histori si shkulësi i gurëve të kufirit shqiptaro-shqiptar. Ky ishte ndër të parët që theu kufirin dhe luftoi pa u trembur me armikun për ta bashkuar popullin shqiptar, si një, që, padrejtësisht qe i ndarë. Dhe, kur sot jemi në prag të tetë vjetorit të shënimit të parësisë së Kosovës, s’ka se si mos të përkujtohet figura e tij madhore si luftëtarit e strategut të luftës së fundit 1999.

Prandaj, asnjëherë nuk do të duhej ta harrojmë djaloshin e Zhegrës së Karadakut e të Kosovës, i cili la familjen e tij në Zvicër dhe iu bashkua luftëtarëve të lirisë për ta çliruar vendin nga makineria çetnike serbe, e cila deshi ta zhbëjë popullin shqiptar nga faqja e dheut. Prandaj, sa herë vijnë manifestimet që i përkushtohet shkulësit të gurëve të kufirit, heroit Agim Ramadani në Gjilan e në vendlindjen e tij, Zhegër, jo vetëm që duhej të afrohemi e ta nderojmë figurën e tij, por do duhej të marrim mësime se si duhet t’i çmojmë e adhurojmë heronjë tanë të lirisë.

Agim Ramadanit mbeti i përjetshëm në histori si shkulësi i gurëve të kufirit. Ai ishte luftëtar i paepur për liri e Kosovës. Dhe, ishte betuar me fjalë që i shkroi: “M’u shterrshin sytë pa luftue..., lirinë e popullit pa e gëzue”!
Shih për këtë, ai i ka meritat e jashtëzakonshme. Ai qe luftëtar i shkolluar. Pse jo? U shkollua në Akademinë Ushtarake në Zegreb. Prej kësaj shkolle ushtarake mori dije për strategji ushtarake. Prandej, në luftë, ai njohu e mirë artin stategjik per luftëtari. Kur erdhi koha e thyerjes së kufirit në Jasiç të Kosharës, ai i priu luftës për fitore. Dhe, doli fitues. Por, ja vdekja e zuri duke luftuar ballë për ballë me armikun shekullor.

Ra heroikisht më 11 prill të vitit 1999. Tash e 17 vjet më parë. Por, dëshmorët e kombit nuk harrohen e nuk vdesin.

Ata mbeten të gjallë. Gjallë mbeti edhe Agimi i lirisë. Pra, edhe Agim ynë mbeti heroi “gjallë” i Kosovës.

Dhe, sa herë vijnë përvjetorët e tij, e përkujtojmë dhe përkulemi para veprës së madhe të tij, sepse ai me këmbë dhe me duar e theu kufirin shqiptaro-shqiptar. Ky është heroi dhe kolosi i lirisë. Me emrin e tij krenohet populli i tij liridashës. Ai pas vete la vepra jo vetëm të strategjisë luftarake, por la edhe vepra arti. La veprën poetike me poezi: “Një jetë tjetër” dhe një opus të gjerë nga fusha e artit piktural. Ky ishte Agimi Ramadani, luftëtari i paepur për liri dhe shkulësi gurëve të kufirit shqiptaro-shqiptar. Lavdi veprës së tij!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat