Solidarizimi me minatorët heroik!

Opinione

Solidarizimi me minatorët heroik!

Nga: Halit Naxhaku, Ohër/Walenstadt Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 09:13

Kanë kaluar 27 vjet, nga një ngjarje e paharruar historike, që sot nuk i jepet aq shumë rëndësi, sa e ka pasur dhe e ka peshën e kohës.

Muaji shkurtë gjisesi duhet të jetë e të shpallet, pa mëdyshjen më të vogël, „ MUAJI I MINATOREVE“. Gjeneratat më të vjetra, që të gjithë e dinë dhe e mbajnë në kujtesë shumë mirë, këtë ngjarje dhe ndodhi historike,si tejet të rëndësishme dhe të veçantë për ardhmërinë e fatit të Kosovës dhe të shqiptarisë. Por, duhet tua bëjmë me dije dhe tua rikujtojmë edhe gjeneratave të reja, për gjithçka çka ndodhi asokohe për dhe rreth“ GREVES SE MINATOREVE“ të Stani Tërgut.
Ata nuk ishin dhe nuk i lame vetëm, i kishin edhe vëllezërit e tyre MINATORE, të xeheroreve tjera të mbarë Kosovës, punëtorët në tërësi, fshatarët rininë shkollore dhe studentore, si dhe mbarë popullin shqiptarë,… Ata i përkrahën edhe minatorët si vëllezër të vendeve të tjera, sindikatat e tyre, që nga Sllovenia, Amerika dhe e mbarë bota.
Si shumë herë deri më atëherë, protesta, demonstrime, greva,…
Kulminanta arriti me ngujimin e vëllezërve tanë minatorë të Stani Tërgut, që tronditi përfundimisht themelet e atëhershme të R.S.F.Jugosllavis « SAMOUPRAVLANJES- VETEQEVERISJES » , të sëmurës të Ballkanit. Këta ishin tetë ditë që e tronditën jo vetëm opinionin e Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë, por edhe të tërë botës !!! Diçka aq e madhe kishte ndodhur saqë u reflektua edhe brenda mureve e vetmive të burgut famëkeq Qendror të Lepogllavës së Kroacisë.

Ku me të marrë veshtë, aty për aty morëm vendim dhe u solidarizuam edhe ne një pjesë e ish- të burgosurve politik:

1.Hamdi Hajdini nga fsh.Rahovicë Komuna e Preshevës,

2.Xhabir Morina,Ferizaj,

3.Hysen Zymberi, Prishtinë,

4. Ismet Badallaj, Fsh. Zhur, Prizren,

5.Ismet Sopi, Llapushnik, Drenas,

6. Ahmet Hashani, Podujevë,

7.Ilmi Muzaqi, Vushtrri,

8. Hamzë Bytyqi, s më kujtohet nga ishte,

9. Unë (autori i këtyre rreshtave) Halit Naxhaku, nga Ohri,etj

Kërkoj ndjesë e të më falin nëse e kam harruar ndonjërin. Pjesa tjetër e të burgosurve politik u paraqitën të japin gjakë për Minatorët. Ne të nëntëve na morën na shpërndanë dhe na dërguan nëpër biruca, ku vazhduam grevën e urisë, e pastaj edhe na dënuan me vetmi, ku unë e pësova më së keqi ngase e kisha edhe një dënim tjetër nga koha kur më kishin transferuar nga burgu famëkeq Qendror i Idrizovës së Maqedonisë!

Tentoheshin kinse ta gjejnë organizatorin në mesin tonë. Tentoheshin të na thyejnë, të na prishin grevën e urisë, duke shtuar se ju tani më jeni në burg pse po e bëni këtë?! Ua kthefshim përgjigjen me plot mllef: Kur vëllezërit tanë minatorë i kanë lënë familjet e tyre, gratë, fëmijët, kanë hyrë në zgafellë dhe janë ngujuar, në horizontin e nëntë, 1300 metro nën tokë dhe janë të gatshëm të flijohen deri në vdekje, e pse jo neve që kemi qenë moti të përcaktuar për këtë rrugë të gjatë e të mundimshme, por të vetëdijshëm thellë që një ditë do të fitojmë. Është krenari ua ktheshim të vdiste për idealin më të lartë LIRINE e popullit tonë, në këta rrethana specifike, për qëllimin më të lartë… Qëndrimet tona i kishin të njohur organet e burgut dhe jurispodenca e Kroacisë dhe e R.S.F.J-së
Sa prej tyre nuk janë më gjallë në mesin tonë, të tjerët janë plakur, pjesa tjetër janë varfëruar, e unë në pamundësi tu ndihmoj ndryshe, i puthë në ballë të gjithë minatorët, që ditët të qëndroni: Ballëlartë, krenarë, sy pa trembur, faqebardhë e të vendosur deri në fundë, të papërkulur. Çdo herë vertikalisht…

Përshëndes të gjithë ish-të burgosurit politik të Lepogllavës, që si kursyen vitet më të mira të jetës-rininë e disa që u rritën nëpër burgje, nëpër ata kazamate famëkëqija e që u solidarizuan me vëllezërit tanë MINATOR! Sepse ne me ju, dhe ju me ne kemi qenë çdoherë së bashku kemi plotësuar njeri tjetrin, ne me ju e ju me ne kemi qenë dhe jemi më të fortë!!!

Prandaj kamë disa kërkesa

a) Pozitë e opozitë, uleni sa më urgjentisht e zgjidhni ngërçin politik, që e keni krijuar vetë bëhuni një,

b) Qeveri, e të gjitha mekanizmat shtetërorë bëni sa më parë ushtrinë,(të jetë prioritet urgjent nr. Një)

c) Ndani dekorata për veprimtarët e diasporës që aq shumë kontribuan dhe dhanë për çështjen (mbarë)kombëtare!

d) Shpallni për çdo vjet janarin muajin e martirëve e shkurtin muajin e MINATOREVE,

e) Kujdeseni më shumë për shqiptarët jashtë territoreve të cunguara ! etj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat