Për “ujkun pas dere” dhe buxhetin Shtetëror

Opinione

Për “ujkun pas dere” dhe buxhetin Shtetëror

Nga: MUHAMED HALILI Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 17:24

Për historinë si proces kohor ka shumë mendime nga historianë, poetë, shkrimtarë e filozofë botëror. Paul Valery, poet i njohur francez, nuk e preferon gjithaq historinë dhe e klasifikon si shkencë e gënjeshtrave sepse sipas tij çdokush varësisht nga interesat e tij individuale e kolektive mund të shkruaj historinë e tij. Nuk pretendoj ta vërtetoj këtë thënie sepse shumë të tjerë e kanë thënë të kundërtën se historia është mësuese e jetës.
Unë do të nisem nga kjo e fundit: historia magistra vitae est!

Do të përpiqem të shkruaj për historinë e politikës tonë, për kohën kur e bënim historinë politike, për të arriturat e dështimet, për përvojen tonë të mangët politike në fillim të viteve të 90-ta, për politikën dje kur u bënë “marrëdhëniet e relaksuara ndërnacionale”, për politikën tash kur politikanët shqiptarë të buzëqeshur si poltronë të vërtet ecin tur e vrap para dhe pas Premierit. për ambicjet e pakufinjë të azilantit shqiptarë nga Zvicra para botës dhe grekëve të paraqitet si paqëruejtës, si pajtimtar gjaqesh etj. etj.

PËR “LIBERALËT” DHE “RADIKALËT”

Njerëzit janë të ndryshëm për nga natyra e tyre: disa të urtë, disa ngatrestarë, disa të mençur, disa të paparashikueshëm, disa liberalë e disa radikalë. Edhe në PPD vitet e 90-ta kishte lloj lloj kategorizimesh të politikanëve dhe deputetëve, por dy kategori dominonin: liberalët dhe radikalët. Liberalët , edhe pse më pak në numër, mendonin se radikalët nuk kanë njohuri politike dhe nuk kanë sens për shtetformësi. Për ata ishte qenësore që të mbajnë balans midis kërkesave shqiptare dhe nevojave të shtetit në ndërtim.

Metoda e bindjes së politikanëve dhe deputetëve shqiptarë nga ana e politikanëve dhe deputetëve maqedonas mbetet e njejtë që nga fillimi i pluralizmit politik : politikanët maqedonas me të cilët shpesh koaliciononim ose ishim të afërm poqese ishin socialdemokratë na thonin se vmrovistët duan bashkimin e Maqedonisë me Bullgarinë ( VMRO ishte qendër e bullgarofilëve-L. Georgievski, 2016) përderisa ata vmrovistët na thonin se socialdemokratët duan të mbesin nën Jugosllavinë e cunguar dhe nuk mund të shkëputenin nga ajo. Në të dy rastet ne politikanët shqiptarë duhej të ishim “shpëtues” të Maqedonisë. Kjo e thënë ka shumë të vërteta por nuk është e vërteta absolute. Kështu ndodhte shumë herë me ne por më intenzive kanë qenë me rastin e diskutimeve për sjelljen e Kushtetutës së vendit dhe referendumin për pavarësi. Votojeni tekstin e kushtetutës si shtet i maqedonasve që tu tregojmë grekëve se jemi komb, më thonin deputetët maqedonas të afërt me mua, të bëjmë shtet dhe pastaj do ti zgjidhim të gjitha problemet! Kështu ndodhte edhe me deputetëve tjerë: çdokush kishte nga një “bindës”. Por edhe ne nuk rrinim duarkryq dhe mundoheshim ti bindim ata ti votojnë amandamentet e “barazisë kombëtare”.

Sa herë që kalon koha përsëritet ajo e moçmja: Alija që të tregojë lojalitetin e tij të paskaj ndaj Grujos ditën kur u desh të sillet vendimi për shpërndarjen e parlamentit u “ngujua” në parlament tërë ditën nga frika mos mungojnë votat e nevojshme dhe eventualisht ndonjë nga deputetët e tij mos e tradhëtojnë dhe votojnë kundër. Edhe deputetët e BDI-së që pak para disa ditësh e votuan Naumovskin për kryetar Komisioni kundër diskriminimit si kusht i lojalitetit bdist ndaj kauzës vmrvoiste treguan dobësi njerëzore e kombëtare dhe arsyetimi se “na detyroi kryesia” nuk peshonë në kantar!

E loja e deputetëve liberalë (lojal) ndaj kryetarit dhe radikalë (të padëgjueshëm) vazhdon me vite në BDI. Dy tre deputetë me mjeshtri i shfrytëzojnë gazetarët dhe plasojnë në publik opinione se janë kundër politikës “tradhëtare” të kryesisë, se nuk do ta votojnë stemën. luanin, homoseksualitetin, se do të rebelohen, por pasi u jepet një gisht mjaltë nga tenderat, funksione për më të afërmit, atëherë zhduken nga skena politike me muaj të tëra dhe nuk bëzajnë. Pastaj, pas një kohe, përsëri me penën e gazetarëve përsëri “patriotizohen”.

“UJKU PAS DERE”

Rafizi (Haliti)u mundua shumë ta bind opinionin se nuk ka ndryshuar pas vitit 2001 në emisionin debativ të tv 21. As kolegu i tij Imeri (Aliu) nuk ishte fare bindës me “garancat e mëdha të komunitetit ndërkombëtar” për zgjedhje të lira dhe demokratike që e “bindën” partinë e tij tia ruaj shpinën Gruevskit në bisedat e Përzhino-s. Por të dytë harruan se kur janë para ekraneve politike nuk duhet të flasin me fjalorin politik të para një shekulli, por ta modernizojnë sepse edhe shqiptarët tashmë e kanë mësuar politikën.

Sipas Rafizit partia e tij BDI nuk e ka humbur “guximin luftarak” dhe nuk i ka hyrë lepuri në bark gjatë demokracisë pas 2001-shIt, qoftë për kapje nga shteti apo bishti i ngrirë nga korrupsionet dhe hajdutëria e pasurisë së popullit nga “dashuria “ ndaj të cilit e nisën edhe luftën. Miku im Rafizi ende nuk e paska diktuar se ai nuk është më si ai i paraluftës, nuk është si ai kah fundi i luftës kur nuk e lente policinë të hyjë në Radushë pa i plotësuar kushtet edhe pse komandanti i tij Abaz Xhuka kishte nënshkruar paqën. Unë nuk dyshoj se miku im mund të jetë korruptuar ndonjëherë me dashje apo padashje por e dij se ai ia ka borxh shqiptarisë t’ia spjegojë një çudi përsëritëse se si ndodhte që gjatë drejtorllëkut të tij në “Makedonski poshti” në vigjilje të zgjedhjeve shpesh kamionetat e postës me lekë e humbnin rrugën dhe nuk arrinin në banka dhe vendet e postave ku rruheshin lekët shpesh i kaplonte zjarri! A e bënin këtë me skenar dhe leje të partnerit të koalicionit apo jo vetë ai e di.
BDI, sipas Rafizit (shoku im i vjetër) paska një siklet të madh: Ujku pas dere!

Ç’do të thotë kjo? Politikanët maqedonas mandatarë për qeveritë e reja e paskan maskotën e Menduhit (Thaçi) veshur me lëkurë ujku dhe sa herë që kanë bërë negociata të gjata gjoja “për harmonizimin e platformave qeveritare” e paskan lënë pas dere dhe herë pas here e kanë çelë derën dhe shti në dhomë vetëm kokën e maskotës së Menduhit dhe e kanë hjekur prap. Kjo, rrëfen Rafizi, negociatorëve të BDI për “çështjet shqiptare” ua paska shti frikën deri në palcë dhe fët e fët i paskan raportuar Alisë sa më shpejt, me platformë e pa te, sa më herët në qeveri, (madje edhe sikur Grujo t’ju thotë : rrini me një këmbë këtu dhjetë orë, pastaj t’Jua hjek veshin e të ju thotë: “mësoni si baba, gomarë mos u bëni”-siç thoshte një pjesë mësimore) sepse Menduhi rrinka pas dere!
E Rafizi me shokët kur e sheh Menduhin pas dere e ul pazarin (e paqenë) politik: jep çka të japish, i thonë Grujos, aman në qeveri!

E vërteta qëndron pak më ndryshe. Grujo në vend të maskotës së Menduhit pas dere në bisedat politike ua dërgonte Sashon (Mijallkovin) e gjallë me një libër të trashë dhe sa herë që këta të BDI-së thoshin diçka ai me arsye e pa arsye e çelte dhe e mbyllte librin. Këta të BDI-së, si besimtarë të mirë, me kujdes dhe vëmendje e shikonin në cilin krah Sasho do t’jua sjell librin: në krahun e majtë apo të djathtë. Pasi inspektorët e Sashos librin gjithnjë e lëviznin kah krahu i majtë i tyre këta e kuptonin se si pjesmarrës në bisedime janë mëkatarë ndaj tij dhe nuk bëzanin fare.

Desha ti tregojë Rafizit se në vitin 2008 kur isha në Bruksel si ambasador, funksionarë të lartë të partisë së tij më kumtuan se brenda dy ditësh do të shpërndahet parlamenti sepse kishin negocuar tinëz me partnerin e koalicionit PDSH-VMRO ta prishin qeverinë dhe shkojnë në zgjedhje të parakohëshme! E kur kjo u bë doli se Menduhi nuk e kishte ditur se këta të BDI-së tinëz ia kishin “vjedhur”Grujon!

Miku im Rafiz, kështu ka ndodhur edhe me ne, edhe pas nesh, por me ju me të vërtet katastrofë! Edhe neve na thonin: mos dilni nga qeveria se vjen Hiseni (Ramadani) me shokë, se vjen Arbeni e Menduhi, se nuk keni ku të shkoni. Lideri ynë liberal e shfrytëzonte dobësinë tonë dhe i thoshte popullit: e lëshojmë qeverinë por ku të shkojmë pas?! Këtë retorikë liberaliste e trashëgoi nga ish këshilltari i tij politikë edhe Alija i cili shpesh këtë retorikë liberaliste e përdorë për ta trembur popullin: hajde se po dal nga qeveria por ku të shkojmë? Përgjigja është shumë e shtrenjtë: Ali do të kthehesh nga ke ardhur dhe do të vazhdojsh jetën e azilantit se politkës nuk ia ke zanat. Mos e merr popullin në qafë! E ne nuk dolëm edhe atëherë kur me të vërtet duhej të dalim. Nuk doli as Arbeni sepse “ u relaksuan marrëdhëniet ndërnacionele”, nuk dilni as ju sepse prapë maskota e Menduhit me lëkurë ujku ju frigon! Por, nëse shqiptarët dalin ndonjëherë nga qeveria ose refuzojnë të jenë dekor i saj, nuk është ndënjo mëkat i madh. Ata menjëherë sërish mund të jenë në qeveri, pa problem.

Rafiz, atë masallin e Belgjikës nuk e çove deri në fund. Nacionalisti flandrez Bart de Wever lider i partisë Det Neue Vlaamse i fitoi zgjedhjet në Belgjikë. Atje flamanët janë shumicë e Flandria regjion më vete. Bart de Wever, pas një viti e gjysëm negociata hoqi dorë nga qeveria. Zgjedhësit e mij kanë votuar për Belgjikë konfederale, tha ai, dhe unë do të bëjë koalicion me partitë valoneze e flandreze që e përkrahin kët opcion. Pasi parti të tilla në Belgjikë ishin të pakte në numër, Barti hoqi dora nga qeveria. I vetmi rast në botë ku partia fituese e zgjedhjeve është opozitë.

Të ta përkujtoj Rafiz se edhe Bartit shtypi dhe të tjerët i thonin: bën qeveri sepse frankofoni Elio Di Rupo është pas dere! Përgjigja e tij ishte: platforma ime konfederative është më e fortë dhe më e madhe se Elio Di Rupo!

BUXHETI ME KONSENSUS!

Partitë politike shqiptare në Maqedoni e kanë bërë “hezber” sintagmën “buxheti me konsensus”! Fjala më e madhe e tyre është se në platformën e tyre shkruan se do të kërkojnë ndryshime kushtetuese ku do të kërkohet që edhe buxheti i shtetit të sillet me konsensus!

Unë them dhe jam i bindur se fare nuk ka nevojë për ndryshime kushtetutare për të sjellur buxhetin me konsensus partiak. Buxheti nuk është çështje e kushtetutës por e ligjit për funksionimin e qeverisë andaj partitë shqiptare që pretendojnë të jenë pjesë e qeverisë duhet para mandatarit të dalin me platformë të shkruar ku ndarja e buxhetit të bëhet me konsensus. Dhe sa herë që bëhet fjalë për buxhetin, shqiptarët pa marrur parasyshë ngjyrën politike, të kuq , të kaltër e të gjelbërt të thonë : ndal.

Çka të duhet badenteri kur dy partitë shqiptare kur vjen puna e buxhetit, pa problem ditën e parë e kritikojnë me zë të lartë dhe ditën e dytë me konsenzus e votojnë në parlament dhe arsyetohen: eh, bashkësia ndërkombëtare na tha; Evropa, Amerika, Shqipëria, Kosova! Ndryshe do të na thonin se ne e bojkotojmë buxhetin dhe ne nuk domi të bëhemi pjesë e problemit por pjesë e zgjidhjes!

Pastaj, ju e dini se buxheti parashihet në platformën ekonomike, kurse kësi platforma më të mirë se të VMRO-së, (nuk ka pa Shkupin 2014 që tani u bë edhe Shkupi 2016 ) nuk ka dhe kush e pranon atë, bujrum hynë në qeveri! Sa më parë aq më mirë!

PËR NATON DHE RAMAZANIN

NATO ose Aleanca Veriatlantike na ka bërë verem. Njësoj si ajo kënga “ A e din moj nëne se unë kam veremin”?! E pyetën shqiptarët Alinë në vitin 2008 pse hyjsh në qeveri? Partia jonë, tha ai, është parti tematike: BE, NATO. E realizojmë këtë pastaj shkojmë. Ku shkojmë, poqese dalim nga qeveria? Azilantë? Jo, jo se jo. Pak lekë ka atje, thotë Alajdini (Demiri). As njëqind euro nuk ngelën në xhep! E dijmë ne të qeverisë, thonë ata, NATO e pranon Maqedoninë pas gjashtë muajsh dhe ne pak ta ndihmojmë. Nuk ka lidhje se Stoltenberg erdhi në Shkup dhe tha ndryshe: nuk ka NATO pa emër! Lereni mos e dëgjoni atë. Kush është Stoltenberg? Pune madhe se qenka Sekretari i NATO-s. Ky i joni (Alija) ka më shumë informata sa ai, madje i ka nga Amerika!

Kaluan muajt dhe vitet BE nuk ka dhe NATO është larg. Erdhi Han i luhatshëm: herë kështu e herë ashtu, ka dhe nuk ka zgjedhje më 24 prill. Hani duhet pak ti bjerë edhe telit të Grujo-s, thotë opozita. Nuk ka problem. Poqese ai është në rrezik, shqiptarët janë aty. Ia mbrojnë shpinën. Alija menjëherë e thërret Këshillin e përgjithshëm dhe gjindet sebepi i mos shtyrjes së zgjedhjeve për shkak të mospërmbushjes së kushteve demokratike. NATO- me gëzofin e Babadimrit është pas dere. Sa herë kur kemi zor mund të thomi se do të hyjmë shpejt në NATO dhe leni të gjitha punët.

Ne besimtarët edhe kur nuk agjërojmë e dijmë se Ramazani vjen në korrik dhe njerëzit nga nxehti i madh , uria për bukë dhe etja për ujë si dhe dëshira për cigare mezi presin iftarin dhe kur ai afrohet njerëzit fillojnë të bërtasin dhe harrojnë se duhet të shkojnë të votojnë. Kështu mund të ndodh, si deri më tani, njerëzit mos dalin të votojnë pastaj u ngelet barrë e rëndë aktivistëve partiakë ti mbushin kutijat me fletëvotime si deri më tani sepse Evropa kërkon zgjedhje të drejta dhe demokratike, si në Kërçovë e Zajas! Ne e dijmë se ata, administratorët, janë shumë në numër e poqese i angazhojmë edhe administratorët që rrijnë në shtëpi e marrin rrogë falë “suksesit” të madh të nënës parti atëherë bëhet tepër. Afër 200 mijë!

Prandej thotë Alija, dashamiri më i madh i NATO-s ndër shqiptarë kudo që janë, pa NATO dhe me Ramazanë nuk ka zgjedhje!

Branko (Gerovski) ia zë për të madhe Alisë se manipulon me datën e Ramazanit për shqiptarët muslimanë e nuk ka ndjenja fetare fare për të krishterët sepse 24 prilli është në vlugun e festave të Pashkëve ( rilindjes së Krishtit). Por Alija nuk doli korrekt fare edhe ndaj Branko-s tjetër, atij Sinadinovskit, këshilltarit të tij politik, sepse si shqiptar nuk e përfilli festën e shqiptarëve ortodoks të 24 prillit, që në numër janë mbi 80 mijë dhe shqiptarët i kategorizoi vetëm në muslimanë!

Hani, mezi pret ti dëgjojë këto lajme dhe nga dëshira bërtet: a e shihni se edhe shqiptarët muslimanë duan zgjedhje si vmroistat, si thash unë, më 24 prill! Zoti na rruajtë nga e keqja!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat