Projektet i bëjnë patriotet me veprat dhe gjakun e tyre e jo…

Opinione

Projektet i bëjnë patriotet me veprat dhe gjakun e tyre e jo…

Nga: Islam Fejzullahu Botasot Suedi Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 23:24

Opinioni i gjërë kombëtar shqipëtarë e sidomosa i opinion Kosovar e njofin fort mirë Jakup Krasniqin fillimisht si zëdhënës i UCK-së,pastaj pas luftës si sekretar i PDK-së dhe dorë e djathtëe Hashim Thaqit e Fatmir Limajt derisa e zgjodhen kryeparlamentar,e më pastaj shkurorëzimi me Thaqin dhe vazhdimi i kurorës me Limajn! Kosovaret e mabjmë në mend gjatë ofanzives së parë të forcave serbe mbi popullaten e pa mbrojtur shqiptare dhe vizitat e tij nëpër zona operative duke nxitur perqarje:Ata qe jan me Rugoven se kanë vendin ne radhet e UCK-së sikur ka ndodhur rasti në ZO të Shalës në fshatin Ceceli dhe urdhërin e tij në shkollë te ketij fshati qendronte e varur fotoja e Dr.Rugovës,qe ajo foto të hidhet!Reagimi i pjestarve të UCK-së ishte kategorike JO dhe qfarë ndodhi? Pa kaluar 24 orë nga qendrimi i tij në atë shkollë vritet ushtari i orëve të para të UCK-ë Rexhep Musa( ai i cili e kishte kundershtuar hjekjen e fotos së Dr. Rugovës).E mbajnë mend shqiptaret e Kosovës të pa mbrojtur kur dilte me deklerata me dy truproje të UCK-së se sot qliruam Rahovecin,dhe po lëshojmë dokumente personale(leternjoftime) të republikës së Kosovës,neser do jemi në Prishtinë!Qfarë ndodhi në Rahovec 24 orë pas dekleratës së zëdhënësit të UCK-së Jakup Krasniqi? U sulmua qyteti,u masakruan 120 persona pleq,gra,femij dhe disa shehlere besa edhe patriot te devotshem.Ndersa në Prishtinë po atë natë të dekleratës së zëdhënësit millosheviqi solli 20 mij trupa;polic,paramilitar e mercenar,ndersa Jakup Krasniqi në hotelet e tiranes me njerzit e sotem të kastes politik ekosovare siq janë Hashim Thaqi,Xhavit Haliti,Azem Syla e shum tjerë.E mbajmë në mend kryeparlamentarin Jakup Krasniqi i cili edhe në hollet e kuvendit të kosovës urdhëroj të hjeket fotoja e Rugoves,sepse atë e pengonte Rugova edhe sa ishte i gjallë por e pengon edhe sot i vdekur.E pengonte dhe e pengon akoma sepse dihet mirëfilli se ai është ”Marksist-Leninist-Enverist”,ndersa i ka ikur nga kujtesa Jakup Krasniqit kur ishte anëtar i LDK dhe me një bicikletë nga Drenasi(ish Gllogofci) qdo javë udhëtonte per në Prishtinë në mbledhjet qe i drejtonte dr. Rugova para mediave!Kur është fjala tek projekti i Pavarësisë së Kosovës të cilën e ka shtjelluar si temë Jakup Krasniqi,ky mendon se ket atribut ia dedikon vetës dhe kastës së tij politike të cilet edhe sot jo vetem nga populli i Kosovës por edhe nga nderkombëtaret jan merzitur prej tyre dhe janë të urrejtur deri në palcë per atë qfarë po i gatuajnë popullit dhe vendit.Po harron Jakup Krasniqi sa heroj dhe deshmor dha kombi para ardhjes në jetë të jakupit edhe” Jakupave” të sotëm politik në Kosovë.Po harron Jakup Krasniqi se ideator dhe projektues i Pavarësisë së Kosovës ishte pikërisht Dr. Ibrahim Rugova,te cilin Jakupi akoma edhe të vdekur e urren!Ka harru Jakup Krasniqi se sikur mos te ishte dr.Rugova me punën e tij të palodhshme së bashku me shumbashkprojektues të Pavarësisë së Kosovës dhe ne bashkpunim të ngusht me miqët e tij Amerikan dhe Europian,Jakup Krasniqi edhe një pjesë e ”Marksistve –leninistve-Enveristve” të cilet eliminuan njerzit ma te devotshem të kombit(heronjet e luftes së kosovës)mos ti numroj me emra sepse i din te gjith Jakupi me ishbashkpartiaket e tij edhe me bashkpartiaket e sotem do te silleshin akoma neper dyert e europës si azilkerkues!Jakup Krasniqi një arsimtar historie në shkollen fillore ne një fshat te drenasit, si arrijti të bëhet doktorr shkence derisa ishte kryeparlamentar dhe mendon se i vetmi ai ka vlera dhe i din te gjitha apo edhe është bashkideator i projektit të Pavarësisë.Vallë të gjitha punet tjera shtetërore qenkan në rregull sipas Jakup Krasniqit,vetem paska mbetur pa u gjetur ideatoret e Pavarësisë qe të nxjerr ndonjë kockë,apo mendon se ai qenka i merituar?Do të deshmoj historia per secilin edhe per Jakupin se qfar i dhuroj Kosovës dhe nga e bëri pasurinë milionshe me një rrogë fillimisht nga 3% të arsimtarit,pastaj nga buxheti i Kosovës?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat