Kur i trazuari kërkon trazira…

Opinione

Kur i trazuari kërkon trazira…

Nga: Shkruna: Gentian Shala Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 21:12

"Për dy ditë ne mund t’i mbledhim 1 milion njerëz në sheshet e Kosovës dhe se nuk do të tërhiqemi para shantazheve të kujtdo qoftë", ishte deklarata e ministrit të Jashtëm Hashim Thaci, dhënë mediave ditore me datën pesë shkurt.

I zhgënyjer nga vizita e tij në SHBA ku nuk arriti dot të takonte ndonjë zyrtarë të shtetit amerikan përkundër paralajmërimëve të tij, gjarpëri ju (ri)kthye zanatit të tij të vjetër dhe të pëlqyer, atë të kërcënimëve.

Jo më larg se para dy muaj, Hashim Thaci thirri qytetarët e Kosovës për të protestuar masovikisht para ambasadat europiane në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin e komisionit europian për mosliberalizim të vizave. I frustruar nga gënjeshtrat dhe dështimet e veta të një pasnjëshme, gjarpëri ka vendosur të kërcënon përfaqësitë europiane në Prishtinë për të mbuluar dështimët e veta para elektoratit të PDK-së. Fatmirësisht, thirrja e tij dështoj.

Pas përgënjeshtrimit të zyrës së departamentit të shtetit se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë kandidat për President qe nuk ka mbështetjën e popullit të Kosovës, Thaci thirri jo më pak se një milion qytetar në mbrojtje të vendimëve antikushtetuese të qeverisë qe (bashk)drejton me Isa Mustafën.

Numri një milion mbetet enigmatik kur dihet qe PDK-ja dhe LDK-ja nuk llogarisin së bashku më shumë se një gjysmë milion votë. Ndoshta duke ringjallur të vdekurit qe kanë votuar për të dhe PDK-në gjatë zgjedhjëve parlamentare të turpit.

Të paqartë janë edhe emrat e « lojtarëve » të PDK-së « europiane » qe do ngarkohen me detyrën e mobilizimin të « trupave » për realizimin e protestës së Thacit, në mbrojtje të autonomisë politike serbe në Kosovë, dhe faljës së mijërave hektar toke të Dukagjinit Malit të Zi ( të cilat nuk i dëshiron as Gjukanoviqi).

Sepse « Dreamteam-i e(v)uropiane » ka ngelur pa lojtarët e vet më amblematik. Sami Lushtaku mshefet skutave të spitalëve dhe sipas informatëve të fundit, ka humbur 28 (kilo)grama. Xhabir Zharku shëtitet rrugëve (dhe pufëve të Suedise) dhe së fundmi është parë në një mbledhje zyrtare të Partisë në Angli. Ramadan Muja është duke marrë mësim nga Dritan Dajti sesi të sfidohen gjykatat dhe sistemi i drejtësisë. Sokol Bashota është parë së fundmi në bjeshkët e Istogut për të sfiduar temperaturat e ulëta të dimrit për tu rikthyer në vendin e punës pas bastisjëve të policisë. Dhe Remi nuk i ka punët më mirë. Sipas informatëve të fundit, është duke luftuar për jetë a vdekje me Kadri Veselin, alias Shtatëshi, për mbajtjën e mandatit të deputetit.

I braktisur dhe i trazuar, gjarpëri kërkon si një piroman trazira dhe gjakëderdhje për tu shndërruar pastaj në zjarrëfikësin e vetëm në Kosovë. Trazirat nuk janë fushë e panjohur për Hashim Thacin. Ne vitin 2004, Hashim Thaci në cilësinë e kryeopozitarit me rrjetin e tij agjenturor orkestruan trazirat e marsit kur u kall krejt Kosova. Këto ngjarje janë bërë nën orkestrimin e Hashim Thaçit, i cili atë kohë iku në Amerikë, për të spastruar veten dhe ia la dorës se tij të djathtë, Azem Sylës që me rrjetin e tij agjenturor dhe « Komitetët e shpëtimit » t’ia fusë flakën Kosovës.

Këto ngjarje që e kanë varrosur Kosovën dhe kanë përgaditur terrenin për ndarjën e saj u organizuan pë qellimin e vetëm që ky klan i rrezikshëm ta marrë pushtetin në Kosovë. E frikshme është fakti qe këto trazira vlerësohen akoma sot nga shumë njerëz si « Kryengritje popullore » me karakter çlirimtar. Pasojat e trazirave qe të tmerrshme : betonimi i ndarjës etnike dhe ridizajnimi i kufijëve komunale të brendshme në Kosovë si parapërgaditje për decentralizimin etnik në Kosovë.

Katër vite pas marrjës së pushtetit dhe në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, Thaci dërgoj policinë e Kosovës në veri pa asnjë plan për të ndërkombëtarizuar ose europianizuar problemin e veriut dhe për të parapërgadit hapjën e bisedimeve politike. Pasuan marrëveshjet e prillit 2013 dhe gushtit 2015.

Dymbëdhjetë ditë para mbajtjës së protestës opozitare, Hashim Thaci ka ngelur pa strofullin e fundit. Ambasadori britanez përgënjeshtrojë qeveritarët dhe (pseudo)analistët qe të jet ushtruar ndonjë presion ndaj Kosovës për arritjën e marrëveshjëve. Edhe miti i presionëve ndërkombëtare ra.

Hashim Thaci deklaroj para ca jave qe do ishte në gjendje të jepte llogari në qoftë se Gjykata kushtetuese shpallte « Bashkësinë e Komunave serbe » antikushtetuese, gjë që tashmë më ka ndodhur.

Mbetet e paqartë nëse gjarpëri do ti përmbahet premtimit të vet. Të shohim.

Ndoshta pasi të paraqet padinë penale aq të pritur për shpifje ndaj Dik Martit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat