Pavdeksia jonë- Urime ditëlindja e 71 Hyjnia i shqiptarisë

Opinione

Pavdeksia jonë- Urime ditëlindja e 71 Hyjnia i shqiptarisë

Nga: Mustafë Shabani Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 23:59

Shkëlqimi ytë pavdeksia jone

Shkëlqimi ytë natën na e bëri ditë
Poeti me hapin tënd zuri shekujt
Papritmas
Shtriga t´shekullit drejtuan shigjetat e helmuara n´drejtim t´shqiponjës
fluturimin e saje penguan
ajo ndali fluturimin mbi orën e madhe treguese
tik taku i orës u ndal
lëvizja e akrepave u kthye mbrapsht
fantazma te zeza me dinakëri dhe pas shpine
deshën t´prejnë rrapin shekullor
plagë të pashëruara i shkaktuan atijë
rrëjnët ndjenë dhimbje
për bariun
dhe mërizin e kopes së tijë
Qiririn e Naimit me pabesi na e vodhen
lojtare t´muzgut t´nates
me dinakeri n´mesdite loje shtrigash luajten
dhe po luajne
n´mjegullnaj t´dendur njerëz t´humbur
Loja e se keqes ndaloj
hapin e shekullit t´ shenjët
qenët endacak me tërbim të papar
u sulen kunder filozofisë urtake
vallja e dreqërve sot po luhet
me një përkulje cinike
Para lapidarit,Hyjit shqiptar
Aktor Holiwoodian në skenë
dështak të mjerë
nuk deshën ta njohin as Bekimin e Uliksit
nuk lëvizën për te
derisa hiri i tijë bashkoj shpirtërat e legjendës
se Lumbardhit Dardan
shqiponja i bëri rojë qiellit
qiriri i kaltër ndriqoj si meteor
drita e tije mundi terrin e shtrigave
lotët e tijë i shëruan plagët
rrapit shekullor
ujiti rrëjnët
bariu me kope
nën mërizin shekullor

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat