Urime punësimi!

Opinione

Urime punësimi!

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:20

Sherbëtor i Hashim Thaçit,lueje bacë.lueje.
Si qëndron çështja e punësimit:-me vendim apo me kontratë?!
A keni vu nënshkrimin e dy anshëm te ofiqari i gjendjes civile?
Rrehne hekurin sa është i nxehtë.
Dihet që nuk u rri fjala,rrespektivisht nuk je njeri i fjalës.
Pra,sipas të gjitha poenave që ke fituar,duhesh të jeshë i knaqur,me postin-Shërbëtor në ministry.
Po dikush është mbet edhe më keq; as te hapa,as te hupa.
Ti bile hupën e ke në dorë.Shtrëngoje fort e gëzoje ndoj ditë.
Je mësue me i ndërrue binxhitë.Prej Rrahmanit e këtej sa i ke pasë???
Po qysh more Isë,nga një gogja ekonomist,u metamorfizove në një politikan diversionist.
Dhe,në fund mbete një kërkushi hiç.
Një top gjysmë i fryrë në fushën e futbollit politik të Hashim Thaçit.
“Myhybëve tu,më duhet t`u shpalli ngushëllime për këte vdekje klinike apo dështim me turp.
Mos mërziteni “burra” se ka edhe më keq!
Po edhe ju jeni pjestarë të së keqës.
Gjer sa ta keni Isën faran në krye,pllugu do t`u shkojë fell e më fell,që as vinçat e allamanit nuk mund ta nxjerrin.
Vërtet më keni mahnitur me guximin e juaj të marrë.
Po si e votoni,e përkrahni pa rezervë një deshtak serik.
Të marrit i mungon të menduarit,se guximin e ka sagllamë.Prandaj del kundra vetit,kundra popullit e shtetit dhe ngul shpresën në kufomën politike,ende të pa kallur në dhe.
Mue ma kanë gërdit bukën e jetën,se politikën që bëjnë këta matrapazë,me nder jush,mu në të ja rrassha.
U zgjodh a s`u zgjodh Isa,bënë krejt njësoj për mua,ndërsa për të
është më mirë të pushojë në shtëpi,por si është katandisur as aty nuk ka rehati.
Ky kaolicion me kuja e dredhi,është i panatyrshëm,i dhunshëm e mafioz,që shumë më mirë është të mos lidhet fare,sepse është jo natyral dhe i paqëndrueshëm.
Dhe se nuk mund të jetë funksional.
N ëse Isa zgjidhet krye kungull(kryeministër) aty do të jetë vetëm formalisht,për ta bajtur në shpinë tupanin,ndërsa Thaçi e rrahë sipas dëshirës së vetë.
Vështruar nga të gjitha aspektet,ky kaolicion është i sherrit e tradhtisë,prandaj është mirë të divercohet,pa lidhë kurorë.
LDK-ja me kësi udhëheqje nuk është as gjë më tepër se trabant i PDK-së.
Anëtarët e LDK-së duhet tytat t`ia drejtojnë shkatrrimtarit të saj,Isa Mustafës.
Ndërsa Isa,me bisht nën shalë,duhet të shkojë nga ka ardh.
Pastaj LDK-ja rugoviane mund të merret seriozisht me politikë.
Uroj shumë që të mos lidhet fare ky kaolicion mafioz,por nëse lidhet do të jetë Thaçi 3.
Produkt i lojës së fëlliqtë të intriganit me emrin,Isa mmmmm….
Lexues të nderuar,shpresoj të mos ju vret e vërteta.
Kosovën e bekoftë Perëndia,se njerëzit në pozita ia kajtën nanën asaj dhe më në fund vedit.
Vërejtje:
(Po e ripostoj për shkak të aktualitetit.)
Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat