Pse Medvegja nuk përfaqësohet dhe po harrohet të vizitohet!?

Opinione

Pse Medvegja nuk përfaqësohet dhe po harrohet të vizitohet!?

Nga: Shkruan : Mr. Sc . Refik HASANI Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 19:10

Edhe Medvegja është tokë shqiptare e cila përballet me më shumë vështërsi të mbijetësës dhe të mbajtjes gjallë të frymës dhe ndjenjës shqiptare në këtë Komunë prandaj nuk duhet vazhduar të harrohen , injorohen e përbuzën përfaqësuesit Shqiptarë sepse kjo Komuna është një ndër tri Komunat e banuara me shqiptarë,krahas Bujanocit dhe Preshevës.

Në delegacionet që po marrin pjesë për takime me Qeverin e Republikës së Serbisë, në Tiranë, në Prishtinë,por edhe vizita tjera nëpër Evropë dhe Amerikë , harrohen përfaqësuesit nga Komuna e Medvegjës, herë të qëllimshme e herë jo. Ky shkrim është edhe një lloj reagimi, që vëmendshëm të mos e dëmtojm kauzën e tri komunave që edhe ato pak vizita që ju bëhen Komunës së Bujanocit dhe Preshevës ajo e Medvgjës sikur harrohet, anashkalohet, injorohet dhe mbetët pa u përfaqësuar dhe pa u vizituar. Ky veprim është sa i dëmshëm aqë i pa arsyeshëm.

Në këto takime përveqë gabimit të pafalshëm që mungojn përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja,është edhe më dëmshme nganjëhrë edhe harrohet të zinët ngoje emri Medvegjë që jan njëkohësisht edhe kërkesat. Prishtina,Tirana, Shkupi dhe instanca e mekanizma Evropian edhe Ndërkombëtarë në takime, të rastit, pronocime e paraqitje kan obligim të shtrojn dhe ngrisin duke e përmendur realitetin faktik që ta shtrojn drejtë çështjen e shqiptarëve të mbetur nën administrimin e Serbisë në të gjitha nivelet ndërkombëtare që jan tri komuna : Medvegja, Bujanoci dhe Presheva se kështu ishte Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992, sakrifica e banorëve shqiptarë dhe lufta e bërë nga UÇPMB-ja,Marrëveshja e Konçulit, Konklizione e Kuvendit të Këshilltarëve Komunal Shqiptarë të tri Komunave.

Gati asnjë vizitë nuk iu është bërë ksaj komune , harres pas harrese, ku të njëtin gabim e bëri edhe, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi RAMA,gabimi fatal i tij ishte se e harroi ta vizitoj Medvegjën! Nëse vazhdohet që edhe më tej përfaqësuesit shqiptarë të Mevegjës të mos marrin pjesë në kuadër të delegacioneve shqiptare të Preshevës dhe Bujanocit është më tepër se një harresë.

Mospërfshirja e përfaqësuesve nga kjo Komunë ka kuptimin shumë të dëmshëm, me lemente dhe premisa të mos përmendet, dhe lënja e shqiptarëve të Medvegjës nën mëshir të askujt , sikur kan mbetur pa përfaqësues shqiptarë nga Medvegja. Dikush do të mendonte se edhe nuk është e obligueshëm të ketë përfaqësus shqiptarë nga Medvegja,por më mirë që i dinë banorëtë vendor hallet ,askush nuk mund ti identifikoj dhe t’i shtroj drejtë.

Dëmi do të jetë shumë i madhë nëse vazhdohet me këtë avaz , fajtor që përfaqësusesit shqiptarë nga Medvegja nuk po përfshihen , së pari është nga vetë shqiptarët vendor pasi asnjëherë nuk kan ngritur zërin, që mirë është nëse gabohem në këtë konstatim. Në këtë rastë humbësit më të mdhenjë jan vetë shqiptarët nga Medvegja, por edhe ata nga Presheva dhe Bujanoci.

Përveqë aspekteve të përbërjes së delegacioneve , duhet të kihet parasysh që edhe duhet të dilet me një qëndrim. Po, harrohet që këto troje dita ditës po zbrasen me të madhe në mënyrë të heshtur, e kjo qasje jo e drejtë edhe më shumë e ndihmon këtë.

Serbia nuk ka plane , strategji dhe platform as për integrimin e shqiptarëve dhe kthimin e të zhvendosurve e të dëbuarve as për lejimin e përdorimin të gjuhës shqipe, simboleve dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet sipas numrit dhe në përpjestim të përbërjes.

Por , kur po harrojm përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja, sikur na jepë të kuptojm që këto të drejta vështirë do t’i kërkojm e të realizohen.

I kujtojm lexuesve se Medvegjën e ka vizituar një delegacion i nivelit të lartë në krye me Presidentin e Serbisë z. Boris Tadiq. Kurse liderët më të lartë shtetëror Serbë, rregullisht për festa e për promovime i vizitojnë lokalitete, vendbanime e Komuna të banuara me serb, në Kosovë . Aktualisht ,Kuvendi Komunal i Medvegjës përbëhet nga 35 Këshilltarë, kurse Shqiptarët në zgjedhjet lokale të 12 Shtatorit 2015,përfaqësohen dhe kan tetë Këshilltarë, ku përfaqësohen me Nënkryetar të Komunës dhe Zëvendës të Kryesuesit të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat