Rrënimi shtetëror po ndodh

Opinione

Rrënimi shtetëror po ndodh

Nga: Arsim Haziri Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 14:04

Ҫdo mekanizëm shtetëror i cili funksionon nën ekzekutivin vendor s’përfundon siҫ obligohet dhe thirrët,po vlenë të potencohet mirëfilli se funksionimi i saj manifestohet sipas agjendave invididuale dhe mafioze që tërë degradimin e tyre e bën për qëllime të ndryshme politike.Kjo mënyrë ҫdo vite po e ndjek shoqërin kosovare,ku përveq degradimit të rolit shoqëror ajo e vendos atë në binar të garantuar dekonsolidues.Prandaj vullneti i minimizuar vetëm sa e vendos karakterin e saj funksional tek e cila edhe i bën të marrin arsye pozitive mbi shkallën e shprehur se njëmend shoqëria qëndron në binar të kënaqur .

Dhunimi i ditës se djeshme të festës së Flamurit dhe arrestimit i Albin Kurtit e shumë të tjerëve vetëm sa e shpërfaqi karakterin e saj dhunues dhe mbi të gjitha shprehi publikisht se në ҫfarë gjendje është e vendosur të shtyp zërin e përgjithshëm qytetar.Intervenimi i ditës së djeshme s’mund të jetë tjetër përvec se politike,siҫ realishte nuk do duhej të ishte ,ku përveq që e dhunoi vullnetin e popullit ai përkujtoj freskët edhe skenat që dikur i zhvillonte papenguar Millosheviҫi.

Pushteti dhe pushteti i djeshëm nuk është ndërtuar mbi baza juridike,po rrënjësisht del të jetë politike dhe arsye mbi të cilën s’do mund të qëndroj është pikërisht shprehja e egër e saj,siҫ nuk i zgjati edhe regjimit të Millosheviҫit

.Me dhunë asgjë s’bëhet vetëm sa e nxit dhe e shpreh tejskajshëm atë ,se një formacion politik mendohet të zgjas vetëqëndrimin vetëm mbi bazën e një socialdemokracie që domosdoshmërisht bie pozitivisht mbi shoqërin njëkohësisht edhe përputhet me vullnetin e saj.Ndërsa një rrjedhë e kundërte e ndërtuar mbi faktin e shumë keqpordorimeve dhe manipulimeve s’mund të krijoj klimën politike mirëfillëse,se karakteri në të cilën mbahet ajo është në kontrast me atë ҫfarë kërkohet.

Shumë persona,formacione të ndryshme të lidhura me qeveri pa-legjetimitet demokratik që tërsisht e kriminalizuan shtetin e përkthyan dhe shndrruan në pronësi private drejtësia s'po vepron.S'po vepron dhe assesi s'mund të veproj nën justifikimin se janë dhe përfaqësojn dy anë të së njejtës medalje ,dhe njëra me tjetrën funksionojn lidhurazi dhe e realizojn jetëgjatësin e pushtetit vetëm me këso veprash ,vendimesh e urdhërash politik.

Të prangoset një qytetar,deputet dhe të terrorizohen që të gjithë në këtë fest dhe marsh paqësor mëse shumti i shkon me elementet e një sistemi diktatorial që tërë pushtetin e organizon ,orienton dhe rregullson sipas mënyrës së saj dhe vënë shoqërin para akteve të kryera e jo të lër të zgjedh atë ҫfarë dëshiron. Arrestimi i pardjeshëm mbi bazën e një flet arresti s'arsyetohet as minimalisht,ngase qëllimi dhe vullneti i shprehur prejashtojn një vendim politik të tillë.Vështirë është të promovohet dhe të thirrën në emër të sundimit të ligjit dhe ekzekutimit të saj, kur vëtë përbëjn padrejtësi dhe delegjimitet institucional.S'mund të kët shtet pa pushtet të mirëfilltë,kur ke pushtet të deshtetëzuar.Kjo është edhe argumenti që i bën për të mos qëndruar ligjshëm siҫ po qëndrojn paligjshëm.

Këto skena dhe urdhëra i kishte realizuar edhe regjimi i eger e brutal i Millosheviҫit për vite e dekada më radhë,mirëpo siҫ e mendoj dhe planifikoj të zhvillonte su zhvilluan.Por edhe lënda e përcaktuar e tyre su vu në binar funksional po u vu në binarë të vet shkatrrimit të saj,ashtu edhe mënyra e këtyre do orientohen dhe do përshkohen prej të njejtit fat dhe argument.Pse u dëshmua se rrethohemi dhe jetojm me një shtet policor e kriminal ja që pardje u prezentua,po një duhet ditur që zëri popullit si zëri i zotit ndoshta mund të vonohet por njëherë do realizohet, se vetëm në atë mënyrë ua degradon rrjedhën dhe ua përmbyes suksesin e pasuksesshëm,që paarsye e ndërtuan në kurriz të popullit.

Ajo që qëndronë përjetësisht është shtetit e jo pushteti ,sëbashku me shtetin është edhe populli prandaj kjo qeveri dhe këta persona që i reduktuan elementet shtetërore,popullore në elemente private njëditë do përballet me drejtësi dhe do e vuajn rënd,kjo është diqka ҫka shpreh garanc popullore.Se gjithqka sot qka e takon e qka e she madje edhe qëndron prezentonë pushtet politik e jo meritokraci e drejtësi.Kjo duhet ndalur.Shteti duhet qëndruar jurikisht dhe ligjërisht e jo siҫ shprehin këta politikisht dhe uzurpishte.

Kjo mënyrë konsiston me disa cenime siҫ reflektohen në shumë vende me shprehje diktatoriale,kur shumë gjera që konsiderohet të ligjshme dhe normale ndalen dhe ekzekutohen.Absurditeti më i madh në mesin e shumë absurditetesh është kur arrestohen qytetarë në mbrojtje të vendit,territorit e sovranitetit shtetëror,që këtuh përbrendësohet nga kjo politike më shumë se gjithqka promovohet kriminalitet ,pushtet indivudualist e autoritarist.Kjo qeveri është aset i pashterrshum i Serbisë,dhe gjithnjë motorr i rëndësishëm i funksionimit të saj brenda Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat