Profeci e plotësuar apo e tejkaluar?

Opinione

Profeci e plotësuar apo e tejkaluar?

Nga: Arianit Sllamniku Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 17:12

“Kosova shtet I pavarur dhe neutral, I hapur ndaj Serbisë dhe ndaj Shqipërise, me të gjtiha garancitë për serbët lokal, me një protektorat civil ndërkombëtar, si fazë kalimtare, është zgjidhja optimale, e cila do të qetësonte rajonin”.

Po e nisim këtë zbërthim retrospektiv me thënien e vitit 1997 të Presidentit Rugova, që asokohe ishte arma e vetme e përafrimit të faktorit ndërkombëtar rreth mbështetjes paqësore të kauzës kosovare, e që si duket kjo fjali e ka lidhur edhe fatin e shtetit tonë që po na përcjell sot e asaj dite e që realisht asokohe në rrethanet të cilat ndodheshim atëherë, nuk kishte dhe nuk gjendej artikulim më diplomatik dhe “të mesmëm” të lidershipit kosovar.

Profecia e shtetit të vetshpallur nuk po I shkoqitet asaj thënie të cilën pastaj I paraprijnë edhe ngjarjet të cilat po nuk u menaxhuan mirë, do të kthehemi në kohën e pas fjalimit të famshëm të Fushë Kosovës nga lideri I serbëve Millosheviç.

Ngjarja pason krijimin e institucioneve paralele ne vend si dhe tendencave e Vatikanit për përafrim shqiptaro-serb, rezultuan në rrefuzim nga pala serbe siç ishte ai I Shën Exhidios, ku pastaj filluan të kërcasin pushkët e para të grupeve të armatosura e që në fillim I quajtën terroristë por pas ristrukturimit në hierarki, u njohën si ushtarët e lirisë.

Me fillimin e konfliktit civil edhe shpërfilljen e intervenimit ushtarak të NATO-s nga takimi I Rambujesë, Kosovën e priu fati I kryeneqësisë së ekipit serb që rrefuzuan marrëveshjen dhe asesi strategjia diplomatike e shqiptarëve të cilët kërkonin kohë shtesë për t’a pleqnuar kërkesën e aleatëve në kohën kur në Kosovë nuk ndalej dhuna.

Viti 1999 Kosovën e la me mbi 1 milion të shpërngulur dhe me dhjetra e mijëra të vrarë para se të fillojë intervenimi I aleancës veriatlantike që zgjati 78 ditë bombardime nga ajri e cila u kapitalizua me Marrëveshje të nënshkruar nga përfaqësuesit e dy forcave Gjenerali Xhekson dhe Gjeneralit I ushtrisë serbe.

Po po, Marrëveshje dhe jo kapitullim!

Marrëveshja e Kumanovës e 10 qershorit të vitit 1999 do të mundësojë tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe futjen e 37.200 trupave të Aleancës së 36 shteteve të botës nën rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Në të njejtën kohë NATO nënshkruan demilitarizimin e ushtarëve të UÇK-së të përfaqësuar nga general Çeku I cili dorëzon edhe listën e hierarkisë ushtarake të saj me numrin e saktë të ushtarëve me gjithsejt 13.000 ushtarë por që si kryetar I komisionit për verifikimin e veteranëve në vitin 2015 doli të ishte 30.000 sosh!

Në këtë pikë kemi arritur që profecia e presidentit të përmbushet në përpikmëri!

1. Kosova shtet I pavarur,

2. ?

3. Me garnacitë për pakicat (serbët),

4. Protektorat civil ndërkombëtar si fazë kalimtare.

Deri këtu jemi në rregull, po mendoj me elaborimin e ngjarjeve por jo edhe me gjendjen aktuale politike në vend sepse ajo po e tejkalon këtë të ashtuquajtur profeci.

Të paplotësuar e kemi vetëm pikën 2 e cila thotë: “Neutral ndaj Shqipërisë dhe Serbisë”.

Të tejkaluar nuk e kemi qështjen e decentralizimit apo marrëveshjen e Vienës alias Plani Ahtisari por të tejkaluar e kemi rregullimin e brendshwm shtetëror të pas pavarsisë tw pasuar me kërkesa dhe favore të Beogradit, që do të duhej të ishte neutral edhe Tirana e lëre më Beogradi, pastaj vendimet e ndjeshme pa referendum apo ende pa kaluar nëpër institucionet e ligjvënëse të Republikës si qështja e demarkacionit e sidomos anarkia e njw pjese të vendit edhe 7 vite pas shpalljes së Kosovës shtet I pavarur dhe sovran.

Të tejkaluara janë edhe vizitat e pa paralajmërim të krerëve ushtarak serb në Kosovë si dhe bisedat rreth hapsirës ajrore të Kosovës me KFOR-in ku pasojnë deklaratat e tejskajshme të kryeministrit të vendit se: “ata (përfaqësuesit ushtarak të NATO-s dhe ushtarakët serb) takohen pa na njoftuar neve dhe ata mund të merren vesh në kuadër të mandatit të tyre!

Hapsira ajrore e Republikës është mandat I KFOR-it dhe I bie se KFOR-i e paska atw komoditet që nëtë ardhmen me ia dhwnw nw menaxhim apo edhe shfrytwzim ushtrisw serbe.

Nëse pas decentralizimit të vendit dhe vazhdimit të hyrje-daljeve tw krerëve shtetëror serb në Kosovë pa paralajmërim, me nwnshtrim tw faljes sw tokave shteteve fqinjë dje në Karaçevën e Anamoravws, sot në Rugovën e Dukagjit, nesër liqenin e Ujmanit bashkë me hapsirën ajrore, atëherë vërtetë mospëmbushja e apostulatit profetik për shtet sovran e vënë në pikëpyetje ekzistencën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat