Kush po e kall Kosovën?!

Opinione

Kush po e kall Kosovën?!

Nga: Nga Ilir Vata Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 13:09

Një tymnaj po ngrihet kohët e fundit në Kosovë pas marrveshje së qeverisë së kosovës për ndarjen e kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshjes më Serbinë në Bruksel, pasi opozita është ngritur në protesta.

Protestat kanë qënë me akses për të prekur shtetin me tendencë për të qenë të prirura më agresive sa duhet, madje kanë kalur limitet sa opozita ka qënë e dhunshme në sallën e kuvendit, ku deputet janë qëlluar, apo rasti ekstrem ku është hedhur gaz lotësjellës për të disatën herë, gjë e cila ka bërë që të burgoset deputetja, Donika Bujupit edhe të arrestohet Albin Kurti dhe dhjetëra qytetarë një ditë më parë pas protestës-festive në Prishtinë që përkoi me 103 vjetorin pavarësisë së Shqiptarëve.

Destabiliteti i Kosovës është një indicie provokative për të vënë në dilem shtetformimin e Kosovës në ndërtimin e institucioneve të saj, integrimin e saj në BE dhe shtimin e njohjeve apo marrëveshjet e tjera rajonale për fqinjësi të mirë që është dhe një nga kriteret të politikave shtërguese që përdor BE, si standart për të gjitha vendet që duan të bëhen pjesë e unionit.

Pikërisht në momentin kur bisesimet me Serbinë janë futur në një rrugë pa kthim dhe Kosova nënshkroi marrveshjen e MSA-së me Bashkimin Evropian, situata ka filluar të numërojë pas në dëm të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe vetë rajonit në tërësi.

Partitë opozitare kanë bllokuar punën e Kuvendit prej muaj, duke i vënë kusht kryeministrit Isa Mustafa të tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nga marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit osë ti nënshtrohet referendumit.

Pas shumë tentativash në formë protestash, partitë opozitare në Kosovë një ditë më parë u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në shenjë protestë kundër marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe demarkacionit me Malin e Zi, madje nuk ka mungur dhe thirrja patriotike e Bashkimit Kombëtarë nga Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka argumentiar se kërkesat e opozits janë pa zgjidhje, pasi sipas tij nuk është zgjidhja që të tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet që i kemi bërë me ndërmjetësimin e BE-së, nuk është zgjidhje po ashtu që të anulohet marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, por zgjidhja është kuvendi i Kosovës, dhe Gjykata Kushtetuese. Gjykatës Kushtetuese dhe ajo do të japë verdiktin e saj, për ҁdo pretendim për një metër katror që ne e kemi humbur në shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, poashtu duhet të jap argumete”. Në argumentimin qeveritar thuhet se “Ne atë sipërfaqe e kemi administruar prej vitit 1974 deri më 31 dhjetor 1988, e cila është argumentuar dhe shprehur në mënyrë eksplicite edhe me pakon e Marti Ahtisarit që është territori që Kosova e ka në administrim edhe pas shpalljes së pavarësisë”.

Nëdëra për dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve , qeveria me heret ka pohuar se “Në takimin e fundit me kryeministri i Serbisë është zotuar se do t'i zbatojë të gjitha marrëveshjet dhe është një gjë e mirë që kapitulli 35 e obligon Serbinë që të zbatojë marrëveshjet me Kosovën dhe zbatimi të vlerësohet ҁdo gjashtë muaj dhe ecja përpara e Serbisë do të vlerësohet nga zbatimi i marrëveshjeve me Kosovën. Problemi tjetër kundërshtues nga opozita është marrëveshja e Kosovës me Serbinë ku nënkupton se Kosova do ta krijojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, por Mustafa e shpjeon, duke sjellë si argument se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk është pushtet i tretë, nuk është ekzekutiv, nuk krijon asimetri dhe për këtë kemi garanci nga SHBA dhe Bashkimi Evropian dhe kjo është përgjigjja kryesore që ne i japim vetvetes dhe qytetarëve tanë”.

Megjithë argumentimin e qëverisë dhe kundërshtimin e opozitës për koncepte të ndryshme në rrugën që po ecën Kosova, gjendja agravon të acarohet dhe ditë më parë opozita është sjellë përtej limiteve të protestës dhe kohët e fundit qeveria ka kaluar mbi tagrin dhe sjelljen e saj ligjore, duke burgosur deputetët dhe qytetarë.

Konflikti është konceptual, mes forcave politike që në thelb ka dhe qëllimin e opozitës për të ardhur në pushtet dhe nga ana tjetër mazhorancën e Kosovës për të mbajtur pushtetin, por ajo që nuk duket është rruga pa krye që ka marrë Kosova me acarimin në ekstrem të situatës politike.

Sivëllau i Kosovës, Shqipëria ka 25 vite që rrinë në një trazicion pa fund për shkak të konfliktualitetit politike dhe përpjekjes për të trazhëguar format e diktaturës në mënyra të ndyeshme ku në fak në thelb kanë pasurimin e një kase të caktuar politikanësh, kryesisht të lidhur me të shkuarë, por kur vjenë puna për interesa kombëtare politika shqiptarë është unison, e kujdesshme dhe e përgjegjshme.

Ndërsa, Kosova ndonse ka një demokraci ende më të brishtë se Shqipëria ka dicka edhe më të favorshme sepse ka vemendjen e ndërkomtarve, BE dhe SHBA dhe ajo që i duhet Kosovës është bashkërendimi i forcave politike për të punuar për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj në forcim të demokracisë dhe jo për të cuarjes së vendit në anarki politike dhe institucionale.

Dashakeqët e shqiptarëve dhe të Kosovës janë ende aktiv dhe madje kohët e fundit janë më të zellëshëm se kurrë për të destabilizuar Kosovën, pikërishtë në një momet kur jo vetëm Kosova por i gjithë rajoni është me sy dhe vëmendje drejtë integrimit evropian, pra Ballkani është me orientim perendimor.

Por jo larg këti këndëvështimi kanë ndenjur vendet ish- komoniste përfshirë këtu dhe Rusin që ka patur tendenca të fusë hundët në Ballkan, madje kohët e fundit po provokon një konflikt me aleatin dhe mikun e shqiptarëve, Turqinë.
Protesta e djeshme e opozitës në ditën e flamurit, shpalosi jo vetëm qëndrimin opzitar në mënyrë paqësore, por dhe hodhi idenë e bashkimit të shqiptarëve në një komb të vetëm si zgjidhja me e mirë që mund të bëhet për shqiptarët dhe sigurisht që shqiptarët e duan këtë zgjidhje.

Kosova dhe Shqipëria kanë ende probleme të mëdha ekonomike, infrastrukturare të standarteve që kanë evropianët dhe nuk e kanë ende luksin për të patur pretendimet të tilla si bashkimi kombëtar që në të vërtetë ai ka ndodhur, nëse qeverit e të dy vendeve do të dinë t’i shfrytëzojnë për të mirë të shqiptarëve.

Ballkani ka një panormë historike ndër me të trishtën dhe sapo ka dalë nga regjime totalitare, represive, madje dhe despotike përtej të imagjinueshmes, madje masakrat e fundshekullit të shkuar kanë qënë gati mesjetare apo të pa ndodhura ndonjëher dhe plagët janë të hapura dhe kërkojnë kohë por t’u rigjeneruar.

Pikërisht në këtë siluet të trishtë, Ballkani ka lenë pas dhe mbetjet të të shkuarës si mendësi, reminishenca e së shkuarës, madje dhe njërëz aktiv që i përkasin regjimeve, si spiunët e UDB-së, apo ata të sigurimit të shtetit në Shqipëri apo agjentuara të ngjashme të vendeve ish-komoniste që mendojnë te Serbia e Madhe, te revolucioni komunist, te destabiliteti dhe te lufta dhe këto forma i përdorin politikan ziliqar që kërkojnë qënacionalizmin ta përdorin si mundësi për të marrë pushteti, apo për të mos e lëshuar atë.

Bashkimi kombëtarë është magjia e shqiptarëve për të shuar konfliktet mes tyre, mosmarrvëshje, sllogani për të falur, mundësia për të toloruar është obligimi parësor i shqiptarëve dhe kjo ndjenjë kombëtare duhet konsoliduar në mënyrë të moderuar, të civilizuar dhe zgjidhja është bashkimi evropian, pasi standarte ekonomike dhe rritja e mirëqenjes do të bëjë një Ballkan ndryshe mbase më evropian sa vetë evropianët.

Ne jemi në Evropë tha Kuri, por më parë është bashkimi kombëtarë se ai evropian. Por ne jemi në evropë vetëm në mënyrë natyrale gjografike pasi mbartim problem që nga varëfëria dhe deri tek reminishencat e të shkuarës që nuk na lënë të ecim para.

Konsolidimi i demokracive, institucioneve të pavarura dhe të Shtetit Ligjor në rajon janë garancia e qytetarëve ballkanas dhe e vetmja pasaportë për në perendim, cdo devizë tjetër është kthim pas dhe me kokë nga e shkuara.
Finalizimi i protestës së një dite më parë në Prishtinë duke arrestuar Albin Kurtin është një përpjekje për ta kall kosovën dhe dilema bie mbi qeverin apo opozitën, apo mbi ata që ende besojnë tek e shkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat