A po përdor pushteti skenarë të ndryshem për tia zgjatë vetit pushtetin?

Opinione

A po përdor pushteti skenarë të ndryshem për tia zgjatë vetit pushtetin?

Nga: Nga Skender MULLIQI Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 12:49

Ky 28 nëntror do të duhej të na gjente shumë më ndryshe. Kur ishim në okupim festën kombëtare e pritishim me frikë, sepse para dhe prapa nesh qendronin UDB-ashët, të cilët shumë kënd për flamur e kan rrahur dhe mbytë dajakë.Kjo festë e Flamurit nuk u pritë ashtu siq kemi ëndrruar shekuj më radhë. Nuk u pritë sepse pushteti në shumë raste wshtw shëndrruar në pushtet kleptokratik. Pos hajnisë, abuzimeve, ishim dëshmitar të vrasjeve të ndryshme dhe vrasjëve për motive politike, të cilat kurrë nuk u zbardhën deri me sot.

Dhe, pse nuk u zbardhën ? Së pari strukturat e larta të LDK-së nuk janë të nteresuara dhe as nuk kan guxim të kërkojnë që vrasjet ta shohin dritën e diellit. Kjo garnituarë e LDK-së u treguar egoiste, lakmitare për pushetet, duke harruar fjalët e mëdha e punët e vogla që i bëri gjatë këtyre viteve. Koalicionit PDK-LDK tashmë pas gjithë këtyre ngjarjeve më protesta në rrugë, dhe dhunës së shpërfaqur Pozitë –Opozitë në Kuvend dhe jashtë dyerve të kuvendit shumë është delegjitimuar .

Si Thaçi po ashtu edhe Mustafa nuk janë në domenin e burshtetasve të cilat kan mundësi që situatën ta qesin në binarë normal. Pse nuk kan mundësi? Sepse gjatë gjithë mandatit Qeveria Thaqi dhe tash Qeveria të cilën po e drejton Mustafa pak bënë punë të hajrit për vendin si në planin e mbrendshem ashtu edhe në planin e jashtëm. Kan premtuar me mijëra vende të reja të punës e nuk i kemi. Kan premtuar investime te jashtme dhe liberalizim të vizave dhe as këto si kemi. Vendi po shkon kah varfëria dhe shkatërrimi .

Rinia masovikisht po e braktisin vendin.Ajo çka po na servohet gadi çdo ditë në Parlament dhe në rrugë është e turpshme, e pa përgjegjshme politikisht dhe moralisht. Shteti i vogël i Kosovës nuk ndërtohet më këso matrapazlleqësh. Formimi i Gjykatës Specile është indikatori shtesë të ngjarjëve të fundit në skenën tonë politike . Natyrisht së edhe është pritur formimi i një gjykate të tillë ndërkombëtare, kur dihet së organet e drejtësisë nuk ishn në gjendje ta luftojnë krimin dhe korrupcionin. Punët e pa kryera , premitimet e dhëna dhe të pa përmbushura kanë bërë që gjendja të eskalon për të keq. Mustafa dhe Thaçi nuk po japin deklarata përafruese , deklarata të unitetit . Gjoja kërkojnë stabilitet politik, e deklaratat e tyre janë krejt ndryshe.Protestat e dhunshme nuk i përkrah asnjë njeri normal, por protesta çfare ishte ajo e së shtunës , është protestë e lejueshme dhe demokratike. Ajo çka ndodhi pas përfundmit të protestës ishte një skenar i përgatitur mirë .

Nuk thëm që edhe disa anëtar të VV janë melaqe , por është shumë e pa logjikshme , shumë e dëmshme që pas një proteste paqësore , policia të futet në zyrat e VV e të arreston 150 veta , kështu edhe Albin Kurtin. Ka pasur një fletë arrest për Kurtin, dhe nese kërkohët që ligji të zbatohet, pse nuk u zbatua para protestës , ose të lihët që ky arrestim të bëhët më vonë .Por, këtu edhe qendron krejt problematika.

Pushteti i cili ka plotë gabime duket së vetëm me skenarë të ndryshem mendon me ia zgjatë vetës pushtetin.Kujt i levërdisë arrestimi i Kurtit? Unë thëm së vetëm pozitës e askujt tjeter. Të nëshkruhen marrveshjet e tilla sikur të bëhët fjalë për pronat private, kjo nuk është e lejueshme .Prapa të gjithë këtye që po ndodhin në Kosovë , mund të këte edhe ndonjë skenar që ne nuk e dimë. Kështu siq është duke u tërhequr litari, është rrezik së do të rreshqasim në anarki totale, qe veq armiqëve tonë iu hynë në funksion. Duket së nuk ka mbetur solucion më e mirë së sa të mbahen zgjedhjet e reja, ose të formohet një qeveri teknike afatizuese.

Ose ndoshta të gjithë këtë mish mash politikë do të zgjedhë vizita e Kerit e planifikuar më 2 dhjetor.Ne, sa po kalon koha po tregohemi së jemi më shumë lakmitar për pushtet së sa për shtet. Ne fakt kemi njerëz që dinë së si bëhët shtetndërtmi , por nuk po e kan një mundësi të tillë ende. ..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat