Kosova shtet

Opinione

Kosova shtet

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 07:09

Jo Shtet, po DRZHAV`

Bile përtej Drzhave,

K O N T I N E N T

Që i ka nja pesëdhjetë e kusur Drzhava(shtete mrena):

Le t`i mësojnë nxënësit nëpër shkolla në orët e gjeografisë a të Edukatës qytetare,

Ja pra:

Drzhava e Hashim Thaçit,Drzhava e Isa Mustafës,e Kadri Veselit,e Ramush Haradinit,e Dautit,e Fatmir Limës,e Albin Kurtit,Visar Ymerit,Xhavit Halitit,Adem Grabocit,Azem Sylës,Sabri Hamidit,Ismet Beqirit,Sami Lushtakut,Rexhep Selimit,Sylejman Selimit,Lutfi Hazirit,Agim Veliut e shumë e shumë Drzhava tjera brenda për brenda Kontinentit Utopik.

Po ua lë rradhën që edhe ju të shenoni Drzhavt tjera në vazhdim.

Motivi:

Mosmarrveshja në hyrje të Kuvendit.

Vie njeni nga këta(gangsterë)-Drzhavë me revole në brez dhe don të hyjë mbrenda ashtu sherifçe.

Polici i rendit në derë:

-Na falni,por nuk lejohet me armë të hyhet brenda.

-Kush je të që më ndalon?

-Jam polic i rendit në Kuvend.

-A e di kush jam unë?

-Rregulli njëjt për të gjithë.

Të nesërmën polici suspendohet,ndonëse ka shkollër e rregullt të policisë dhe juridikun me diplomë,po mbet për dy vjet me i „fry filikaçës“.

-Hajde baco,në ta mbajt kërko rend nga gangsterë Drzhavat?!

-Po deshte me i fry filikaçës rrugëve të Prishtinës.

Te na ska ligj,ska drejtësi,ska rend aty ku duhet,por ka Drzhava që kush s`mund ua luan tertikun.

-Ka vrasës,gangsterë,milionerë,drzhavë e faqe të zezë.Bile edhe amoralitet institucional.

Vetëm populli nuk i ka këto.Ai ka papunësinë ,varfërinë dhe gjumin e ariut.

-Mos e ngisni në “rehatinë” e tij vdektare.

Nëse doni t`i merrni emrat konkret të akterëve,atëherë drejtojuni inxhës Kumri…(!)

Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat