Pa Liderizëm!

Opinione

Pa Liderizëm!

Nga: Arsim Haziri Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 22:02

Të thuash se gjithqka ka marrë teposhtëzen konsiderohet e tepërt, mirëpo pjesa dërmuese e proceseve si politike ashtu dhe ekonomike janë përfshir në manipulime të gjëra ,dhe shpresa për një rimëkembje është tejet minore dhe e pamundëshme.Të zgjohesh në mëngjes dhe vendosësh të informohesh me informacione ditore pa e dhën mendjen për në retrospektiv besohet se më të vërtetë jemi vend që promovojmë procese dhe vlera me karakter të rëndësishme qytetar.

Para disa ditëve ishte temë qëndrore mediale lidhur me anëtarsimin e Kosovës në Unesco,dhe tërë angazhimet lidheshin me ministrin e punëve të jashtme njëherit edhe zevëndeskryeminister Hashim Thaҫi dhe i njejti me vetëbesim të plot shprehej se Kosova pa mëdyshje do jetë pjesë e pandashme e kësaj organizate.D.m.th duke shikuar e mosmenduar lehtë ziesh në besim ngase aftësi për të hedhur fjalë premtuese dhe të pabesushme posedojne mjaftë,por esencialiteti nëse viet në konsiderat kundërshtonë gjithqka siҫ u kundërshtua edhe kjo e fundit,e mospranimit në Unesco.

Në Kosovë,në sektorin e politikës për të menduar të udhëhiqemi me iden e një stabiliteti të fuqishëm dhe konsolidues është e arsyeshme të thirremi në përmbajtjen e vetë liderëve politik,se ҫfarë prezentojne invididualishte e përmbajtësisht,ҫfarë e paraqesin karakterin njerëzore dhe sa mund të shprehin vlerë për të cilën edhe duhej të përzgjidhen që në konceptin e shoqëris të mund kultivojne jetë më të dinjitetshme dhe proces më të mirëfilltë politiko-ekonomik.

Sot, nëse i përshkruajme në heshtje funksionarët publikë që janë mjaftë të peshueshëm dhe të shitshëm në raport ndërkombëtar sigurisht se të gjeturat tona plasojn të dhëna të paparashikueshme,këtë e argumenton dhe as se kontestone aspak figurën e qëndrore të institucionit legjislativ të quajtur Kadri Veseli,i cili përveq historis kriminale që e posedon ai shpërfaq edhe publikishte vërtetsin e vet ndaj pak kundërshtimeve që mund t’iu drejtohej atij.

Të kërkohet drejtësi tek vendi ku vendoset për ndërtimin,konsolidimin dhe miratimin e shumë projektligjeve udhëhiqej nga dukuria më e rrezikshme siҫ është kriminaliteti si njëanshmëri dhe element kundërshtisht i kundërshtueshëm me drejtësin është e pashprehur.

Ky argument lidhet saktësisht me shembullin e radhës,”Prej të verbërit të kërkohen sy” ashtu edhe prej kryekuvendarit të kërkohet drejtësi dhe shprehje të saj dhe gjitha akteve me aso përmbajtje.Andaj karshi këtyre figurave me përmbajtje antishtetërore është e papritshme të kërkohet drejtësi dhe pordorim të mjeteve që i kontribuojne shtetndërtimit.

Prandaj ,Kosova institucionalisht është e kapur nga mafiopolitika dhe ҫdo pretendim për t’ia kthy vlerën dhe për të kundërshtu fuqishëm këtë lloj qevërisje konsiderohet të jetë e dështuar ngase gjendemi përball të keqës së papërballushme që tërë interesin nacional e kanë përkthyer në atë personal.

Se individi njëmendësin për tendenca minorishte e jep edhe përmes gjuhës siperfaqësore e lënda e brendshme përbën faktin për të cilën s’mund të kuptohej.Aty ku qëllimi e vendos vetëvetën fryma sociale vdes ,vdes për të mos u zgjuar, pasi nxitja e shtyrë për qëllime shtetërore moti ka përfunduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat