Mos e përdor propagandën e ISIS-it m'i tranu popullin tënd, zotni!

Opinione

Mos e përdor propagandën e ISIS-it m'i tranu popullin tënd, zotni!

Nga: Kimete Berisha Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 13:03

Isa Mustafa ish dashur ta dijë se nuk i tutë shqiptarët, duke i shfrytëzuar 'armët' e ISIS-it.

Mos ashtu.

Nëse e ke njet m'i tutë shqiptarët, e m'i nguju nëpër shpija, përdore naj armë vendore, e mos e keqpërdorë propagandën e ISIS-it për t'i çmend popullin tënd z.Kryeministër.

Vet ekzistenca jonë është akt rebelimi, dhe është e paimagjinueshme t'i mbash mbyllur nëpër shpija e bodrume shqiptarët, si 'pacovat' që i tutën dritës!

Kurrë, jo!

Shqiptarët i kanë dalë topave e tankseve përpara me gjoks, dhe nuk janë shqiptarët ata që hanë fore të mbeturinave të SHIK-ut dhe të Sigurimit të Atdheut.

Nëse krejt bota janë në rrezik nga ISIS, le të jemi edhe ne, n'dorë të Zotit, ama askush s'e ka njet t'i 'zbatojë' urdhërat e ISIS-it, që po i adapton Kryeministri, për m'i nguju njerëzit nëpër shtëpija, në pritje kur po bën bam.

Jeta vazhdon.

Ne s'mund të bëhemi paranojakë, e ta ruajmë gjumin nga nata, të robërohemi nga frika për të jetuar të lirë.
Sot është dita ideale për t'i treguar Kryeministrit Mustafa, se marrëveshjen e demarkacionit (sidomos) mundet me shti n'b*thë!

Se, marrëveshja e Asociacionit s'i ke s'i s'ke s'luan rol tani për tani, shkaku se Veriu është i ndarë 16-të vjet para se të shkruhet në letër.

P.S. Të dashur. Bëjeni shyhret ditën e sotit.

Në momentin që e ndjeni dhe e shihni se dikush po provokon-kthehuni në shtëpi.

(Marrë nga blogu i saj në Facebook)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat