Pushtetarët po ndihen suprem karshi popullit

Opinione

Pushtetarët po ndihen suprem karshi popullit

Nga: Nga Skënder MULLIQI Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 07:34

Sigurisht së për festë kombëtare do të kisha dëshiruar që mos të shkruaj për atë që do të flas në vazhdim të këtij shkrimi.

Festa e Flamurit dhe secila festë tjetër kombëtare meriton të shkruhet për te, nese për asgjë tjeter tua përkujton brezave të rinjë historinë e lavdishme të të gjithë atyre të cilët sakrifikuan për atdhe dhe komb. Pa e përkujtuar të kaluarën nuk ndërtohët e ardhmja. Unë në vazhdim pa asnjë qëllim të keq sigurisht , sikur gjithmonë deri më tash , po shkruaj për dukurit jo të mira të pasluftës.

Jo me dëshiren time , por situata jo e mirë e rrjedhave ekonomike dhe rrjedhave politike , dhe varfëria më të cilën po përballet shteti dhe populli i Kosovës, nuk të lën indiferent edhe në këtë festë të madhe , ku ishte dashur së paku ti qesim pak anash telashet qe i sjellë jeta. Pak kush e ka besuar së strukturat e caktuara politike pas dëbimit të Serbisë , do të përcaktohen që interesat përsonale ti qesin para interesave të përgjithshme.

Po të ishin pasuruar më ndjersën e vet, nuk ka pasur asgjë të keqe këtu. Por, ndodhi e kundërta.U pasuruan , duke vjedhur në kurriz të shtetit dhe të popullit të vet.Këto hajni dhe këto abuzime arritën deri të strukturat më të larta të shtetit.Nuk them së secili prej tyre që janë ngjitur në pushtet është abuzues, por një numer bukur i madh sigurisht që po.Një evoluim të tillë të shumë dukurive negative edhe ka bër që situata politike dhe ekonomike të degradohen kaq shumë.

Aq me keq kur pikërisht ata që nuk punuan dhe po vazhdojnë të punojnë keq, po i përsonalizojnë si meritë e tyre ndonjë të arritur sado e vogël që është, dhe aq me keq kur gjendjen e jetës në Kosovë, po e paraqesin si të mirë, së punët shtetërore të cilat po i kryejnë , kanë qëllime integruese për vendin etj.Proceset integruese nuk arrihen me kamuflime të tilla para opinionit të gjerë publik.

Dikush në krye të shtetit mendon së me ideologji të ish sistemit komunist arrihet ndonjë rezultat pozitiv si në mirëqenjë ashtu edhe në politikëbërje.Tranizicioni nuk përfundon me pa ftyresitë politike më të cilat po përballemi .Kur i plaçkitet popullit pasuria, i plaqkitet edhe vullneti për jetë.

Kjo e rrënon integritetin dhe identitin e secili përson , që është shumë e rëndë. Pushtetarët tanë kan filluar të ndihen tepër suprem karshi popullit.Kan fillur ose veq janë të bindur së Kosova është pronë e tyre private, dhe me secilin që merre guximin qytetarë tu kundervihet , ta shpallin si armik të shtetit .Ky agresivitet dhe ky brutalitet sa po vjen e po shtohet.

Kjo çka po shohim dhe po e ndiejmë në lekurën tonë , ndodhë vetëm të regjimet autokratike, ku oligarkitë politike e kan kontrollin e plotë në mbarë sistemin.

Kur secili shtet demokratik punon që të avansohet ekonomia si shtylla kryesore e stabilitetit politik , kjo kastë politike po punon për rehatimin e familjeve të tyre, miqëve , dhe njerëzve të tyre sipas përkatësive partiake.Secili regjim sado që duket i pa prekshem , e ka rënjën e tij, së gjithmonë nuk shkon kungulli mbi ujë siq thotë një fjalë e popullit…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat