Vërejtja ime:Nesër

Opinione

Vërejtja ime:Nesër

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 23:14

Disa njerëz në fb.po e trajtojnë Festën e Flamurit po si klerikët muajin e ramazani dhe Bajramin:

-Ditë e paqës,ditë e bashkimit e kështu të shmangur nga destinacioni i Festës.Nëse shqiptarët bashkohen e pajtohen në ditë dhe hasmohen e sakatohen 365 ditë,ku po na çon matematika?!

Nuk do ta kopjojmë arrogancën e ekstremizmit islam,as gënjeshtrat e tyre të palara.

28 Nëntori është Festa e Flamurit,e Republikës dhe e Shtetit shqiptar.

Deri këtu patëm tre 28 Nëntora:

-Ai i Krujës nga Skënderbeu-Gjergj Kastrioti,

Ai i Vlorës nga Ismajl Qemajli dhe

Ai i Prishtinës nga Ibrahim Rugova(vetëm që këtu bie më 12 qershor).

Tjetër:

Shërbimi diplomatik i Kosovës në Zvicërr nuk tregoi gatishmëri për ta kremtuar këte festë në mënyrë të organizuar e madhështore,me bashkatdhetarët në diasporë.

Te ne,në katun,doherë shumë më mirë bëhej organizimi për ashure.

Përse këta zotërinj nuk na lajmëruar për organizim apo mosorganizim,por më detyruan me shkue shpi për shpi,me një guri në njërin xhep dhe një copë bukë në tjetrin dhe me trokit derë më derë;për të pyetur se si do ia bëjmë për këte Festë që na gjet mjaft të hallakatur.

Kjo po shihet nga mungesa e diponimit institucional për festim.

Mandej:

Protesta në këte ditë kremteje nuk është me vend dhe nuk bie erë të mirë.pa marrë parasysh se nga kush organizohet dhe çfarë programi e parulla do të ketë vetëm ndoshta jo,o Zot:

-Tito-Enver:

Jemi gati për çdo herë….(!)

Lajmërimi I protestës për këte ditë feste tregon dobësinë dhe mungesën e autoritetit nga ata që organizojnë dhe mbase pikërisht duke u mbështetur në këte pikëvështrim; vie edhe zbehja e festimit të ditës së Flamurit.Keq.Shumë keq.

Unë dola të marrë haber për festën e Flamurit dhe ju lutem,mos më trajtoni si telall të protestës.

Kjo po ma përkujton një ndodhi nga jeta e vështirë në katun.

Fukaraja dëshironte të bënte dasmë,të kishte krushq,por nuk kishte mundësi materiale.Prandaj i thirrte njerëzit që t`i shkojnë krushq DINGAJRET,do të thotë krushqit të hanë bukën në shtëpi të vet dhe pastaj të shkojnë në dasmë për ta sjell nusën dhe pastaj prapë në shtëpi të vet.

Nuk po ju bezdis më tepër.

Urime festa e Flamurit të gjithë shqiptarëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat