Antiterrorizmi si terrorizëm psikik – bashkësitë fetare duhet ta ndalojnë përdorimin e këtij termi

Opinione

Antiterrorizmi si terrorizëm psikik – bashkësitë fetare duhet ta ndalojnë përdorimin e këtij termi

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 21:39

Termi ‘’terrorizëm’’ do duhej që me udhëzim administrativ nga bashkësitë/komunitetet islame të ndalohej së artikuluari brenda xhamive dhe institucioneve tjera të këtyre bashkësive/komuniteteve gjithnjë edhe kur është fjala për antiterrorizmin.

Termi terrorizëm ka origjinë latine, nga fjala terreō që do të thotë "frikësoj. Para se gjithash terrorizmi është termë politikë dhe ushtarak e pastaj ideologjik.

Xhamitë dhe bashkësitë fetare janë themeluar për të organizuar jetën fetare gjegjësisht shpirtërore. Përdorimi i termeve të tilla brenda xhamive qoftë edhe për antiterror është një dhunë psikike për komunitetitin fetar, është një terror psikik dhe larg parimeve Islame.

Politika, gjeopolitika, rrethanat socio-kulturore në botë s’kanë pse të torturojnë komunitetin fetar që niset për në xhami për të gjetur qetësinë shpirtërore.

Personalitetet me tendenca ekstreme i gjen në secilën fushë të jetës, që prej politikës, tifozërisë në sport e edhe në përkushtimin fetar e kudo gjithandej. Por sot të antiterrorizmit dhe anti-ekstremizmi është shndërruar në një biznes në vete prej të cilit individ me funksione në politikë, shoqëri civile dhe medie përfitojnë miliarda dollar, s’kanë pse imamët e varfër ti torturojnë komunitetet e tyre duke ndjekur kështu presionin publik.
Imamët dhe bashkësitë/komunitetet fetare duhet të ndjekin objektivat e tyre në përmirësimin e vlerave shpirtërore, etike dhe të përkushtimit fetar duke e bazuar në traditën profetike që ka qenë edukim prej mesatare dhe jo ‘luftim ekstremizmi’ aq me tepër siç po bëjnë disa në versionin sekularist.

E fundit,vëllazërisht gjithë imamëve, bashkësive fetare, për hir të Allahut pushoni së dhunuari trurin e shoqërisë me antiterrorizëm por ta kryejmë detyrat tona në edukim e politika ti arsyetojë vet miliardat e veta.

Autor : Gentian Jetishi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat