Kriza politike dhe ekonomike botërore dhe Kosova

Opinione

Kriza politike dhe ekonomike botërore dhe Kosova

Nga: Nga Skënder MULLIQI Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 20:16

Krizat politike janë vazhdimësi e krizave ekonomike.Ne këto situata të krizës së përgjithshme , secili shtet I ka edhe aleatet e vet si mbeshtetje .Historia sikur po përseritet bashkë me aleancat e vjetra.Ne vitin 2014 ishte 100 vjetori I Luftës së Parë Botërore. Edhe situata e sotme e krizës së përgjithshme , mund të jetë analoge e kohës së kaluar më botën e sotme.Në dy luftat botërore shtetet e vogla kan shërbyar si monedhë për kusuritje.Sot, kur shqiptarët janë kthyer me fytyrë kah Vashingtoni dhe Brukseli, serbët janë kthyer kah Moska , kurse myslymanet e Bosnjës e festuan fitorën e Erdoganit të para pak ditëve.Kroatët edhe më rastin e shpërberjës së ish-Jugosllavisë si aleatë të fortë e kishin Gjermanin e Gensherit, kurse tash gjermanin e Merkelit. Këto aleanca nuk duhet shikuar si shumë strikte, sepse secili shtet ka më shumë së një shtet mik në botë ose në Evrope. Edhe Kosova , por edhe shqiptarët përgjithësisht në luftën e fundit kishin shumë aleat nga Evropa të cilët i dolën në krahun e tyre .

Në fundshekullin e kaluar Ballkani u shkëput nga regjimet diktatoriale me rastin e shpërbërjes se ish –Jugosllavisë.Mini shtetet e dala nga kjo krijesë artificiale , sikur pak kan levizur ose edhe kan stagnuar në të gjitha proceset zhvillimore. Ky stagnacion po ndodhë për shkak së elitat politike janë të pa reformuara , ose të cilat trashëguan shumë çka nga regjimi komunist .

Kemi një mish mash politikë strukturor që po reflekton më shumë negativitete. Mu për ate me duket mua edhe reformat po shkojnë shumë ngadalë . Disa herë e kam thënë dhe po e përserisë së vëtem ligji i lustracionit dhe hapja e dosjeve e spastron situatën për të mirë .Zatën të gjitha shtetet e ish bllokut komunist e kan pasur dhe kanë kusht hapjën e dosjeve për tu inkuadruar në Evropën e Bashkuar.

Pushtet tona në vazhdimësi i bënë koncesione Serbisë , duke lën dëme të pa riparueshme mbrapa .Po i bëhën koncesione edhe atëherë kur po preket statusi politik i vendit.Kjo edhe solli gjithë këtë zhurullti në skenën tonë politike, sidomos kohën e fundit. Të gjitha luftërat e mëdha janë bërë për territore. Ne, shqiptarët nuk po kërkojmë as më pak as më shumë veq mbrojtëjn e territoreve tona etnike , të cilat sërish po cenohen nga fqinjët tanë serbosllavë.Në këtë krizë globale ekonomike dhe politike të cilën e potencova në fillim të këtij shkrimi, duhet pasur shumë kujdes së si dhe kah po rreshtohemi. Duhet pasur kujdes dhe ti kthehemi unitetit, mirëqenjës dhe prosperitetit . Ndryshimi i pushtetit në pluralizëm është gjeja më demokratike.Prandaj,çdo ndryshim kualitativ shumë i nevojshem për vendin edhe duhet mirëpritur nga të gjithë. Forcat e reja dhe përparimtare , pa komplekse të së kaluarës, pa cinizëm , pa provincializma , janë ardhmeria e atdheut dhe popullit …

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat