Për mbështetjen e protestave qytetare të organizuara

Opinione

Për mbështetjen e protestave qytetare të organizuara

Nga: Daim HISENI Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 20:59

Duke e përcjellë nga afër punën dhe aktivitetin që po e bëni në mbrojtje të tokës shqiptare, të njëjtën e vlersoj si akt patriotik dhe detyrim kombëtar për qytetarin shqiptar i cili në shpirtin e tij posedon ndjenjën kombëtare.

Sot edhe shqiptarët nga Maqedonia, publikisht solidarizohemi dhe ju mbështesim në këto protesta të imponuara nga keqqeverisja e pushtetit aktual në Kosovë, qeverisje në dëm të qytetarit shqiptarë dhe interesave ndaj atdheut.

Bashkë me ju, janë edhe bashkëkombasit tuaj nga tokat e shkronjave të alfabetit shqip dhe gjakut të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Deklarojm hapur dhe ju bashkangjitemi duke u reshtuar krah për krahu me njëri tjetrin.

Në bazë të pamundësisë për ndryshimet e vendimeve nga Konferenca e ambasadorëve në Londër ku të gjithë jemi dëshmitar se njëher u coptuan tokat shqiptare, e më pas:
• Rusët dëshironin shtrirjen e sllavizmit në Gadishullin ballkanik nëpërmjet zmadhimit të shteteve sllave. Ajo ishte një copëtim i ri në tokat shqiptare.
• Rusia e përkrahur aktivisht nga Franca, u pajtuan për të krijuar një shtet autonom shqiptar e varur nga Turqia, por në caktimin e kufijve të Shqipërisë të merrej parasysh edhe “e drejta e kompensimit territorial” të aleatëve ballkanikë (Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi), si shtete fituese në luftën për dëbimin e Turqisë nga ballkani.

Duke pas parasysh të lartshënuarën, jemi thellë të bindur se qeveria aktuale e Kosovës e njohur Thaçi – Mustafa po keqqeveris,
 duke i shitur intersat e qytetarit ;
 duke dëbuar dhe detyruar qindra mijë qytetarë që të marrin rrugën e mërgimit dhe të boshadisin vendin;
 duke i falë mijëra hektar tokë Malit të zi me anë të demarkacionit;
 duke nënshkruar marrëveshjen për “Zajednicën”;
 duke anashkaluar përdorimin e flamurit kombëtar si e drejtë e etnikumit shumicë në vend;
 duke anashkaluar ligjin për të mirat dhe të drejtat e veteranëve të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;
 duke u përpjekur të asimilon etnikumin shqiptar dhe ate ta zëvendësoj me një komb të ri hybrid të quajtur kombi kosovar;
 duke e shëndruar Mitrovicën në një kanal të kontrabandës dhe tregut illegal me nëntokën dhe bandat mafioze sërbe;
 duke e penguar zhvillimin ekonomik në vend;
 duke e thelluar krizën ekonomike në vend;
 duke mos e shpallur festë shtetërore ditën e 28 Nëntorit nga Kuvendi i Lezhës e udhëhequr nga
Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dhe ditëlindjes së figures kombëtare që u bë gurë themeli i shtetit Sovran dhe të pavarur të Republikës së Kosovës i cili sakrifikoi familjen dhe themeloi shkronjat e lavdishme të UÇK-së, Komandanti legjendar, Heroii kombit - Adem Jashari.
Sot, më 28 Nëntor të vitit 2015, populli shqiptarë ngren zërrin e arsyes dhe të ndërgjegjes qytetare duke protestuar kundër politikës devijuese, antikombëtare dhe në dëm të sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës.

Këtij zëri i bashkangjiten edhe qyetarët e tjerë shqipëtarë të cilët janë kundër çdo lloj të marrëveshjeve me palën slave, të cilat marrëveshje konsiderohen shitje të tokave shqiptare. Një akt të këtillë e llogarisim tradhëti të interesave kombëtare.
Besojm që protestat do të vazhdojn deri në përmbysjen e këtyre marrëveshjeve dhe personave të dyshuar të cilët më shumë mbrojnë interesat e Sërbisë se sa të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat