Festa dhe protesta

Opinione

Festa dhe protesta

Nga: Dibran Demaku Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:56

28-Nëntori i këtij viti përkon me 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.Tash 103 vjet kombi shqiptar kudo i ndodhur e ka festuar këtë Ditë si Festën e tij më të madhe kombëtare të historisë së vet.Edhepse i ndarë dhe i shpërndarë(pa fajin e tij) si rrallë ndonjë komb tjetër i planetit,kombi shqiptar ka gjetur gjithmonë force që Festën e vet më të medhe dhe më të rëndësishme të historisë së tij ta festojë në mënyrën më madhështore të mundshme.Kjo Festë kombëtare edhe sot në shtetin administrative shqiptar festohet si Festë shtetërore e kombëtare,ndërkaq në teritoret tjera të etnikumit shqiptar si dhe në Diasporë festohet si Festë kombëtare e Flamurit.

Në shtetin e dytë shqiptar që emrin e ka Kosovë(i koncipuar si shtet multietnik)Festa e 28-Nӕntorit nuk ka zënë vend në kalendarin e Festave shtetëroe të Kosovës?!Se përse ka ndodhur kjo,për momentin nuk e thotë askush nga ata që udhëheqin shtetin aktual të Kosovës,pork jo nuk do të thotë se kështu do të mbetët gjithmonë!Shpresojmë se elitat e ardhëshme politike të shtetit të Kosovës do të gjejnë force morale dhe politike,që Festën më të madhe dhe më të rëndësishme të histories së kombit shqiptar ta rendisin në krye të festive shtetërore të Kosovës!Por,kjo çështje nuk do të jetë temë shqyrtimi e këtij shkrimi.Temë e shkrimit të sotëm do të jetë Festa jonë kombëtare dhe Festimi i saj.

Do të donim dhe dëshirinim që Festa jonë më e madhe kombëtare edhe këtë vit të festohej gjithandej trojeve etnike shqiptare si dhe në Diasporë,kudo ku frymojnë shqiptarët,në mënyrë madhështore si çdo here tjetër.Themi kështu,sepse kjo ishte,është Festa e vetme që i ka bashkuar shqiptarët kudo ku janë ndodhur,e kështu do të ishte edhe në të ardhmen!Veçse lajmet që vijnë nga Kosova,në prag të kësaj

Feste,ne shqiptarëve që jetojmë larg trojeve etnike na sjellin shije jo të mirë,për të mos thënë shije të hidhur!Sipas lajmeve që vijnë nga andej,thuhet se Opozita aktuale politike e Kosovës ditën e 28-Nëntorit e ka caktuar jo si një Ditë Festë,por si Ditë Proteste?!Ky lajm jo i mirë,për mos të thënë i keq,madje tepër i keq,ka ndikuar që edhe në Diasporën shqiptare në prag të Festës të ngjallë njëfarë habije,por edhe frustrimi tek një numër i konsideruar i shqiptarëve!

Ky numër i caktuar i shqiptarëve në Diasporë i përket familjeve që kanë afërsi me Opozitarët politikë të Kosovës dhe vizavi kësaj edhe ata në përkrahje të të afërmëve të tyre në Kosovë,kanë vendosur,jo të protestojnë,por të mos marrin pjesë në organizimet e Diasporës për Festën tone kombëtare!Dhe kështu,politika përqarëse në mes të partive politike në Kosovë,politikën e vetë përqarëse po e bartë edhe në Diasporë,dhe atë pikërisht në Festën tone kombëtare të 28-Nëntorit,që deri sivjet gjithmonë ishte Festuar si Festë bashkimi mbarëkombëtare!

Se përse Opozita aktuale politike e Kosovës e ka caktuar si Ditë Proteste pikërisht Ditën e 28-Nëntorit, Ditën e Festës sonë kombëtare,nuk e di askush,por ajo që dihet,apo që do të duhej të dihej edhe nga Opozita aktuale politike e Kosovës është se me këtë ajo,pra Opozita aktuale politike e Kosovës,me këtë akt të saj po dhuron një hije të zezë Festës sonë kombëtare!

Dhe përveq kësaj po kontribuon edhe në ndarjen edhe përqarjen në mes të Diasporës shqiptare?!

Opozita aktuale politike shqiptare e Kosovës i kishte 364 Ditë të tjera të vitit në dispozicion për Protestat e veta,por e zgjodhi pikërisht 28-Nëntorin?!Kjo zgjedhje e saj lë shumë për të dëshiruar,por edhe për të dyshuar!

Nëse ndodhë(mos o zot) që gjatë kësaj Proteste në këtë Ditë Feste të ngjajë ndonjë incident i rëndë që Festës sonë kombëtare do t`i dhuronte ndonjë hije të zezë,atëherë Opozita aktuale politike e Kosovës atë hije të zezë do ta bartë mbi supet e saj si një mallkim të histories!

Andaj sa nuk është ende krejt vonë,do të ishte mire që Opozita aktuale politike e Kosovës,Ditën e Protestës së saj ta bartë në një ditë tjetër,ndërkaq 28-Nëntorin ta Festojë së bashku me popullin si gjithëherë deri më tash!Festa dhe protesta sikur nuk shkojnë në të njejtën ditë?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat