Hapni portat,lironi pragjet,le të kërsasin shkallët!

Opinione

Hapni portat,lironi pragjet,le të kërsasin shkallët!

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 21:42

Kjo ditë madhështore festive po vie në të njëjtën kohë,minut e orë dhe kurrë nuk vonon as nuk e shmang rrugën.
Nuk ndalohet nëpër postblloqe dhe as nëpër kufinj,sepse ka pashaportën biometrike valide për të gjitha shtetet e botës

Këte rrugë e benë qe pesëqindvjet dhe kurrë lodhje,kurrë një qime të bardhë në flokët.
Prandaj vie e hareshme,e re,me rininë e përjetshme.
Nuk e lagin shirat monotone të vjeshtës,çadër ka një krinë zogjësh.
Puna është si dhe me çka ta presim ne.
Unë,besom,të pres në sofrën e zemrës.
Deputetja jonë,Donika Kada-Bujupi,të përshëndet përmes grilave.
Pushteti skërmoqet.

Nëntori ynë,me festën krenari të kombit,mirë se na vie edhe në këte sofër të zbrazët,të udhëheqjes tonë të dështuar!
Kur s`kemi gjë tjetër,pos lamentit për coptimin dhe faljen e tokave të Kosovës,mos më shih kusur.
Nuk jam unë fajtori.

Por ata që hajnë me nga dy lugë dhe nuk ngopen kurrë.
Fëmijtë e mjeruar do të presin duke mbledhur kothere buke nëpër kontajnerët e mbeturinave.
Të tjerët duke mbledhur në hedhurina kavanozët dhe ndonjë copë metali,sa për ta nxjerr bukën e gojës,mbase jo të mjaftueshme.

Flamurin e kemi një paçavurë pa asnjë shenj kombëtar.
Republikën e kemi vra pushkë hekuri,me dorën e tradhtisë.
Edhe simbolet janë varrosur thellë në „ndërgjegjen“ e politikanit të sojit renegat.
Kuvendi arenë lufte e të kundërtave.Në krye të tij një drejtor deri dje i SHIK-të.
Mos shko asajde se të gjuajnë me vezë,të ngulfatin me tymin helmues dhe të sakaton polizia speciale e Isa Prapashticës dhe e Hashim Brojes.

Ndodh edhe te të burgosin.Ku pe di!

Dy tiranët mesjetarë të shekullit modern; nuk të lëshojnë pa një të ligë.
Në kryeministri dy tradhtarë me damkë.
Shpërndajnë dhunë e padrejtësi.

Presidentja sa për reprezentacion dhe ngulitje në shtyllat e gazetave.Politikës I ka lenë rrugë të lirë,edhe pse ajo politikë kurrë nuk është në rrugë.
Puna bërllog,lesh arapi.

Qysh kur kryeministria “pelën” nga bishti e kapi.
Një skotë mjeranësh nuk e dashtën Flamurin Dardan.
Ia dhan flakën në mes të Prishtinës.Ani thirrën në 0LV,ku si ka promovua askush,kurse në fakt zbatojnë planet e Sërbisë.

Dr.I Rugovën e luftojnë për së vdekuri.Cmenduri.
Njerëzit e “politikës” nuk kanë nderin të Ju presin në rivistë.
Xhepat mbaji të mbërthyer se,për marre të zotit,të vjedhin.E kanë mësuar dorën ashtu.
Varfëri e mjerim.

Skutë e skaj terrenit të tëkurrur.
Hasmëri deri në likuidim.

Festa jonë e Flamurit dhe e Republikës,seriozisht e sinqerisht më fal që nuk munda te të jap lajme të gëzueshme,por si kemi se ka kohë që jemi leçitur nga gëzimi i jetës,nga rezultatet pozitive,nga puna e ndershme.
Nëse pushtetarët bëjnë raport,bindu vetë se çka është rrena me dekret.
Ne jemi mbetur krejt cullak dhe nuk mund t`i mëshefin as elementet njerëzore të turpit që duhet të mbulohen.
Festa nuk pritet me lament,por realiteti pelin I hidhur dikton ashtu.
;Mbase dikush,në ingranazhet e regjimit,do ta quaj këte pasqyrë të gjendjes faktike: Luftë kundra shtetit e pushtetit (defetizëm).

Kjo është krejt në të drejtën e ndërgjegjës së tij.
Unë nuk lëvizi nga qëndrimi im,ku faktet flasin.
Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat