28 Nëntori Dita e Shqiperise etnike

Opinione

28 Nëntori Dita e Shqiperise etnike

Nga: Hyzri. Salihu Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 20:45

Bota sot është në gjendje ushtarake për shkak të kërcenimeve Ruse dhe organizatave terroriste andaj edhe Kombi shqiptar është i kërcënuar nga këto elemente prandaj kërkohet vigjilencë dhe gatishmeri për tu përballur me këto kërcënime . - Republika e shqipërise është n Nato si dhe në këtë parim , Republika e Kosovës është de-fakto në Nato prandaj për t’i përballuar dhe mbrojtur Kombi shqiptar duhet që në Kosovë , Ushtria Amerikane të merë situatën në dorë duke vendosur gjendje ushtarake për të formuar një Qeveri teknike të jashtëzakonshme e cila do të normalizojë gjendjen politike e cila eshte e tensionuar siç shihet tashmë .

Kur Republika e Shqiprise dhe Republika e Kosovës të jenë në mbrojtje të Ushtris Amerikane dhe Ushtrisë Shqiptare edhe viset e tjera shqiptare që janë të okupuara do të ishin të sigurta.

Shqipria etnike krijon stabilitet dhe siguri në Evropë edhe agresioni Ruso-Isis , do të dështojë ,në Evropë Kombi Shqiptar ka potencial njerzorë - intelektual dhe ushtarak për të ndihmuar ushtrinë Amerikane për të realizuar paqen botërore. Kujtojmë faktin e shprehur dikur Ndërgjegjia botnore edhe në ditët e sotme është peng i vlerave universale të të drejtave të Njeriut , ku kuptimi i tyre e sqarimi dhe jetësimi do të jetë një ralitet i pranuar nga të gjitha shtresat dhe mekanizmat njerëzore .

– Populli ynë shqiptar në historikun e tij me esencialitetin dhe potencialitetin duke pasur parasysh ku kemi : përjetuar pushtime të shumta, kemi ndodhur dhe jemi gjeografikisht midis Lindjes e Perëndimit , e politikisht Majtas jo Djathtas , e shumëçka tjetër dhe prapë në ruajtjen e identitetit dhe autoktonisë e respektojmë të drejtat e Njeriut si askund në botë .

Botën duhet ta vretë ndërgjejgia për vetë qenien e tij të përsosur Njeriun,sepse shikuar si ishte , si është dhe çfarë duhet të jetë është rruga të cilën tregon qëllimin dhe misionin e tij në tokë, në raportin e tij me realitetin dhe të ardhmën.

Me bindje të fuqishme Kombi shqiptar duhet të ketë shpresë për të ardhme të sigurt ,ku sot po flitet se gjoja Lufta e tretë botrore që po tentojnë disa vende ta bëjnë nuk do te nddhë për shkak se Dokumenti i Të Drejtave të Njeriut i nënshkruar nga 35 Shtete te Botës e ka pamundsuar ndodhjen e Luftes globale prandaj kemi paralajmruar shum vite më parë se bërja e Shqiprise Etnike dhe zbatimi i te Drejtave të Njeriut është siguri dhe paqe për botën mbare .
prof Hyzri Salihu

Ferizaj – Shqiperi Etnike 24 11 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat