Një person i droguar në detyrën e kryeminstrit përbën një rrezik kombëtar

Opinione

Një person i droguar në detyrën e kryeminstrit përbën një rrezik kombëtar

Nga: Sali Berisha Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 14:50

Duke bllokuar per arsye personale testin e droges Rama personalizon krimin dhe i jep goditje dekriminalizimit

Ne Shqiperi, qytetaret, mediat dhe mbare shoqeria tregojne me gisht Edi Ramen si perdorues te kokaines!

Te dashur miq, ne tre veset shkatrrimtare te njeriut; alkoli, bixhozi dge droga, kjo e fundit eshte me e zeza! Ne Shqiperi qytetaret, mediat dhe mbare shoqeria tregojne me gisht Edi Ramen si perdorues te kokaines. Edi Rama nuk eshte politikani i vetem qe perdor droge ne Shqiperi por eshte politikani me i lakuar per perdorimin e kokaines, thuhet se ne vite ai eshte shtruar disa here ne spital urgjence me overdose. Miq te mi mjeke e kane trajtuar me kete sindrom, te tjere thone se nje pjese e septum nazi ( ndares se hundes) i eshte demtuar thelle, e nekrotizuar nga kokaina dhe para tre vitesh ka bere nje nderhyrje plastike ne Vjene.

Por krahas ketyre, Edi Rama ne menyre te perseritur shfaq shenja klinike te overdoses, dridhje te duarve dhe kraheve, zbehje karakteristike qe shkon drejt zbardhjes, levizje te çregullta dhe te pa kontrollueshme te trupit, eufori te papermbajtur qe merr dhe forma halucinante dhe renie ne pergjumje me rrotullim perendues te globeve te syrit.Te gjitha keto shenja e shfaqje, kane bindur ne teresi shqiptaret se Edi Rama eshte perdorues droge dhe vuan edhe nga shenjat e mbiperdorimit te saj. Bllokimi i testit te droges direkt nga ai, eshte deshmi tjeter se ai ka nje problem personal madhor me drogen.

Ju bej thirrje te gjithe deputeteve te Parlamentit, qe besojne se nje person i droguar ne detyren e kryeminstrit perben nje rrezik kombetar, te bashkojme votat per te imponuar me ligj, pa asnje tendence politike, testin e droges per politikanet, zyrtaret e larte, qeveritaret te Shqiperise! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat