Letër publike, mikut tim Lebit Murtishi

Opinione

Letër publike, mikut tim Lebit Murtishi

Nga: Shkruan: Daim HISENI Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 09:48

I nderuar shok i vjetër i veprimtarisë kombëtare, i respektuar zot i fjalës së lire dhe pendës së artë në të mirën e gjuhës dhe shkronjës shqipe, i dashur atdhetar z. Lebit Murtishi.

Në emër të shokëve të vjetër të idealit ju shprehi mirëseardhje në vendlindje pas 20 vite arati dhe përndjekje nga regjimi i egër sërbosllavë.

Unë të falënderoj përzemërsisht për pritjen e ngrohtë që ma bëre para disa ditëve në Strugën tënde të dashur.
Por, rasti i juaj që ndodhi dje në godinën e alfabetit më bëri të mësoj se gjendja e juaj fare hiq nuk paska ndryshuar. Si dikur edhe sot.

Dikur ishe i përndjekur nga regjimi i Beogradit të cilët të kërcënoheshin me likuidim fizikë sepse ishe në listen e armiqëve të shtetit serb duke kundërshtuar hapur politikat antikombëtare të gatuara në kuzhinën serbosllave.

Edhe pas sa viteve, mu në ditën e unifikimit të shkronjave të alfabetit shqip, Ti përsëri ishe i sulmuar fizikisht dhe i kërcënuar me likuidim klasik po nga njerëzit e të së njëjtës politikë serbe, por me gjuhe shqiptari.

Ty të kërcënuan bishat e egra të Abaz Xhukës të cilin vërtet e kemi ditur për lider dhe Komandant, por ja që paskemi gabuar. Kush flet kundër Titos dhe Enverit, dihet si pëson. Pëson si Kadri Hazbiu dhe Beqir Balluku.

Më kishe thënë se akoma janë gjallë Dushan Mugosha dhe Milladin Popoviqi, por unë i gjori asaj kohe nuk të kuptova, kurse sot edhe vet jam njvri nga dëshmitarët okullarë se me të vërtet qenkan gjallë Stane Dollanci, Raif Dizdareviqi dhe Sllobodan Millosheviqi.

Si u bë kjo punë e jote kështu ??? Ngado që hecë dhe ngado që shkon regjimi serb dhe “milicia “ e tyre gjithmonë të përndjek duke të përkujtuar vuajtjet dhe torturrat që i përjetove në kohën e sistemit monist nga inspektorët e UDB-së jugusllave dhe dje në Manastirë truprojet e Ali Ahmetit të kërcënuan me fjalët: Kurxho sta kanë bo shkijet, çka mujm me tab o na !!! Serbët t’kan lon gjallë, kurse na të likuidojm pa e dridh qërpikun.

Ehh more Lebit vëllau, unë jam bindur, por besoj që edhe ti u binde se me të vërtet na mungojn shumë nga shokët e vjetër. Por kemi edhe nga ata që u vranë dhe u likuiduan pas vitit 2001. Kemi edhe një rast më të freskët që akoma nën dheun e larë me gjak shqiptari trupat e tyre janë të njomë, pra është rasti i 09 dhe 10 Majit në Kumanovë ku në çdo cep të dheut flitet dhe përflitet që edhe disa shqiptarë kanë gisht në likuidimin e tyre. Mos e beso fjalën që dikush kishte thënë: “Ne nuk kemi plumba për shqiptarë”.

Asgjë nuk ishte maltretimi që vinte nga serbi, më e rëndë qenka kur të godet vëllai. Por, edhe e keqja e ka një të mirë. Gëzohem që ata vet, me gojë të tyre po dëshmojnë se diktatura dhe politika serbe nuk paska përfunduar në vendin tone, akoma paska nga ato që janë dorë e zgjatur e shërbimit sllave dhe në dëm të patriotëve, veprimtarëve dhe atdhetarëve shqiptarë.

Respekti im ndaj teje edhe më shumë po forcohet, sepse Lebiti mbetet Lebit. i njëjti Lebit i cili para çdo diktature e shpreh mendimin e lire personal në interes të së drejtës dhe të mirës kolektive.
Të kesh shëndetin dhe URIME FESTAT E NËNTORIT të tretë , të cilin nëntor e pret me mish dhe shpirt. Do të vjen nëntori sepse rruga e tij nuk ndalet dot.

Për momentin ka disa nga ata që akoma janë në listën e rrogës së majme të caktuar që nga koha e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, të cilët po e pengojnë ecurinë e nëntorit, por Ti, Unë dhe Ata që janë si ne e dinë mirë se GODO do të vijë një ditë, me ne ose pa ne.

Mos shpreso të kërkojn falje !!! Sepse për dikuj është kënaqësi shqiprtërore të shfryhet mbi shqiptarë dhe veprimtarë. Gradat kështu fitohen në këtë vend. Kariera kështu krijohet në partneritet me shovenistët, nacionalistët dhe kapobanditët në skenën politike të Maqedonisë.

Me respekt dhe të fala vëllazërore,

Miku Yt, Daim Hiseni

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat