Mëkatët e pa falshme

Opinione

Mëkatët e pa falshme

Nga: Dedë Preqi Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 21:30

Nuk jemi duke ditur si ti lutemi zotit, dikush po i lutet mbrapsht për ta ndihmuar atë, duke menduar se lutja e tij do të plotësohet në këtë mënyrë, për ta shkatërruar tjetrin pa mëshirë, apo pjellën e vet njerëzore. Zhgënjimi që i pret njerëzit e tillë, është vet eksperienca njerëzore e cila nuk tejkalohet lehtë, por përmes shembujve të mirë dhe mendjes së shëndoshë njerëzore, afrohet nga cilido kënd i botës dhurata e Zotit, përmes paqës dhe bekimit të tij!

Jeta e nëpërkëmbur dhe e ç’përdoruar në mënyrë të vetëdijshme, apo të pavetëdishme, e shqyen shpirtin e njeriut dhe në thellësitë e tij ekspozohet një përzirje e natyrës e së mirës dhe të keqës, e cila dominon me cilësitë e veta mbi botën njerëzore.

Edhe pse ky mutacion ekziston në gjitha qenjët njerëzore, por e keqja e mund të mirën, e cila dominon më shumë dhe bëhët më e dukshme edhe nëse gjindet në fund të humnerës, ajo përhapet më shumë, duke marrë pamjen e vet shëmtuese.

Nga gjitha këto gjarje tragjike që i përjeton sot bota njerëzore, nuk janë pjellë e Zotit dhe lutjeve të natyrshme njerëzore, por nga të mbrapshtat e keqbërësve, të cilët nuk e dëshirojnë paqën, nuk e dëshirojnë dashurinë njerëzore dhe nuk e dëshirojnë të ardhmën e lumtur të pasardhësve të tyre.

Asnjë grup njerëzor nuk ekziston pa probleme të jetës me ndershmërinë e vet të pastër dhe në këtë domëthënje, asnjë grup njerëzor nuk i përketë vetëm ndershmërisë njerëzore, por kur i marrim të pandershmës dhe të keqës doza të mëdhaja, të cilat e shëmtojnë qenjën dhe e refuzojnë frytin e vet, për të shuar apetitet egoiste me mënyrat më ç’njerëzore dhe sadiste, atëherë çfarë kuptimi ka jeta???

Nëse i referohemi asaj se, Zoti e jep mundësinë të jetojë në këtë botë vetëm një racë njerëzore me një idelogji të njëjtë fetare dhe me gjitha tiparët e një grupi njerëzor, atëherë sakrificat e njeriut do të ishin të kota dhe jo normale përmes këtij dallimi egoist, sepse bota njerëzore e humbë karakterin e vet dhe mu për atë lindin mospajtimet dhe kundërthënjet në mes tyre, duke i dhënë edhe Zotit një rrol të gabuar.

Kur njeriu e kupton se fati i tij është i njejtë dhe duhet ta pranojë këtë sfidë para vuajtjeve dhe detyrave të tij të vetme dhe unike, për faktin se vetëm në këtë mënyrë mundet të përballoj kushteve dhe rrethanave të ndryshme të jetës për mirë dhe për keq.

Njerëzimi po vuan sot për arsye të pa arsyeshme, duke i dhënë epitet të keq Zotit edhe besimit të vet fetar në cilin beson dhe në emër të tij, akuzon grupin tjetër njerëzor pa ndonjë hak dhe në shumë raste fëmijët engjuj, duke ua gjuajt kokat e tyre, sikur copat e trangujve të njomë.

Feja nuk pranon dhunë dhe ekstremizëm, ajo duhet të jetë e butë dhe e përshtatshme për të gjithë njerëzit që besojnë dhe praktikojnë formën e saj. Feja nuk duron acarim të marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe shkakëtimin e luftërave globale, duke mbjellë farën e keqe me të cilën ushqehen gjeneratat e ardhshme.

Për këtë është e nevojshme të ballafaqohemi me gjitha mundësitë e mundshme, duke u munduar ti mbajmë në frenj mometet e dobësisë njerëzore, në mënyrë që të mos të turpërohemi para kësaj dëshmie të shëmtuar që po e kapërdinë këtë botë pa mëshirë.

Këto janë mëkate të pafalshme, të cilat shfaqën si rriqra gjakpirse të njerëzimit, dhe bota duhet të zgjohet nga gjumi për një zgjidhje të mundshme, dhe të vendos se, a do, apo nuk do tu nënshtrohet atyre fuqive që e kërcnojnë botën dhe e robërojnë nga vetja dhe nga liria njerëzore.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat