Sinonimi i romanit „Karvani i Bardhë” të Azem Shkrelit

Opinione

Sinonimi i romanit „Karvani i Bardhë” të Azem Shkrelit

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 14:29

Kur e kam lexuar për herë të parë këte roman me atë rrëfim të lezetshëm,isha I ri dhe më ka mahnitur ndërlidhja e ngjarjeve.

Shaqiri,një kohë të gjatë më ka mbetur në kujtesë,kufomë mbi borën e bardhë dhe mbuluar,në vend të qefinit,me shallën e bardhë që mbante mbështjell rreth kokës,sipas traditës së vendit.

Babai,Dyl Mehmeti është i pathyeshëm.Nuk I lejon të përloshën mbi të vdekurin,Shaqën,vetëm I thotë me emocion:-Shaqë birë,kështu të ka mësuar baba me bajt qefinin me vete.

-Të gjallët mbas meje dhe nis rrugëtimin “karvani I bardhë”.

Këtu mund të bëhet një analogji,sinonim me epilogon e heroit trim Bajram Begut(Currit),që nuk iu dorëzue regjimit komunist,por deri në momentin e fundit të jetës luftoi kundra tij dhe jetën e përfundoi në shpellë,duke ia shkrepur armën vetvetës.

Një variant tjetër rrëfen se është vrarë nga renegati,Kadri Mehmeti.

Edhe kënga:

-O Kadri,Kadri Mehmeti,

I pa besë dole tradhtar.

Le Kosovën pa djalë të vetin,

Pa udhëheqësin shqipëtar.

Ky variant I këngës nuk afrohet me romanin analog “Karvani I Bardhë” dhe se sy Dyl Mehmeti( po të mos ishte regjimi,do të quhej:Bajram Curri),si Bajram Curri,trimërinë e kanë në gjak dhe nuk I nënshtrohen asnjë regjimi që nuk është shqiptar.

Shpellën e kanë mburojë dhe strehë banimi,

Të dy kanë ngjasim me shpellë dhe kanë marrë ashpërsinë(vrazhdësinë) e saj.

Autori në këte rast,Azem Shkreli duke i ikur përgjegjësisë politike të pushtetit sllavokomunist; Bajram Begun (Currin) e paraqet me „letërnjoftim“ Dyl Mehmeti,ndërsa vetitë tjera s`ka nevojë t`i mbuloi me perde,sepse janë të njëjta përafërsisht.

-Kush e njeh shpellën mund ta marrin me mend Dyl Mehmetin (Bajram Currin) dhe kush e njeh Dyl Mehmetin,mund ta marrë me mend shpellën.

Këtu vetëm Dragobija na mbetet jashtë kontekstit letrar dhe historik.

„Karvani i Bardhë“ është një roman i lezetshëm që lexohet me një frymë,duke I lënë lexuesit mbresë të pashlyer.

Ky roman,siç e theksova, është lufta dhe jeta e Bajram Begut(Currit) e dhënë në mënyrë të përkryer artistike dhe e mbuluar me emra të tjerë dhe duke mos e zënë as vendin e shpellës në gojë,për t`i ik përgjegjësisë politike, autori komunikon artistikisht me lexuesin për një ngjarje historike,të cilën regjimi e kishte“ halë në sy“.

Ky është krijuesi i spikatur me atë filozofinë artistike,kreacion I mendjes së urtë që bëri një roman(të pahetueshëm) sinonim me ndodhinë reale,duke e lartësuar figurën e trimit Bajram Begu (Curri).

Pena e shkrimtarit të njëmendët është shumë më e fortë se arma e hekurtë në brez të xhandarit armik.

Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat