Imuniteti pa imunitet

Opinione

Imuniteti pa imunitet

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 21 nëntor 2015 Në ora: 19:17

Ku nuk funksionon ligji,nuk njihet as imuniteti,por veprohet me lixhin e „mulla shkozës“,ku të gjitha të drejtat e njeriut,në këte rast,bashkë me autoritetin e sistemit derdhën në gropën e deponive të bërllogut.

Hyqmeti policor i „mulla shkozës“ tregoi brutalitetin dhe poshtërsinë e njeriut të poshtër në krye të ekzekutivit që dha urdhër për privimin nga liria,të një deputeteje:

Donika Kada –Bujupi,një femër inteligjente dhe, mbi të gjitha ,e guximshme që për këte cilësi,kryeministri kurrë nuk mund të matet me të,por ia ka frikën dhe sifrikacak që është edhe e burgosi.

Këtu gabimi është i dyfishtë:

a) Se po burgoset një femër inteligjente dhe aktiviste në jetën politike të Kosovës pa politikë.Turp.
b) Se u burgos një femër deputete bashkë me imunitetin e deputetës,dhe këtu shkelen rregullat ligjore dhe normat etike të kodit nacional.

Çfarë mashkulli është ai selak i Prapashticës,që nuk e njeh as normën kanunore të moralit të Malësisë,por që ia ka frikën një femre,me të cilën nuk ka guxim të përballet as në tavolinën e bisedimeve,prandaj përdorë mënyrën me të ligë dhe më të poshtër dhe e ngujo brenda grilave.Poshtërsi.Turp.

Shokët e idealit të heroinës deputete;Donika Kada –Bujupi,nëse vërtet janë të tillë dhe të përkushtuar për mbrojtjen e drejtësisë,duhet me anë të protestave të kërkojnë lirimin pa kusht të shoqës së idealit dhe në të kundërtën kokën tullace të selakit opangxhi,Isa Mustafa.

Donika Kadaj-Bujupi,nuk është fajtore,por është zëri i së vërtetës,prandaj edhe si një aktiviste e dalluar,nuk goxo të mbahet e penguar( në burg),por duhet në liri të vazhdojë aktivitetin politik,shumë të nevojshëm,për të thyer barrierat e krizës politike.

Puna e shtetit dhe e pushtetit,u pa se ishte një bërllog i akumuluar,nga i cili po kundërmohet erë fëlliqësie gërditëse.

Dhe,këtu u vërtetua pika (0) zero e aftësisë së pushtetarëve që të menagjojnë me shtetin.

Donika Kadaj-Bujupi është e popullit,punon për lirinë e popullit,prandaj populli,pa mëdyshje,duhet të ngritet në protestë dhe të kërkojë lirimin e menjëhershëm të kësaj heroine të gjallë.

Unë,personalisht nuk e njoh heroinën Donika Kada Bujupi,por sipas veprimeve në aktivitetin politik,e çmoj fort dhe më dhimbëset,posi bija ime.

Në këte rast,në reagimin apo mos reagimin e opozitës,shihet e kuptohet serioziteti i opozitës.

Opozita duhet të reagojë me anë të protestave deri në lirimin e Donika Kada-Bujupi ose të kërkojnë në këmbim kokën e betontë të Isa Mustafës.

Burgosja e deputetës Donika Kada-Bujupi,bashkë me imunitetin si deputete dhe imunitetin si femër e nënë, është turpi më imadh i shtetit dhe pushtetit që nuk mund të shpaguhet me asgjë,as me kokat e urdhërdhnësve.

Në këre rast nuk është burgosur vetëm deputetja e ndershme Donika Kada-Bujupi,por mbarë bota feministe e jona.

Është burgosur shteti me gjithë ligjin.

Është burgosur kodi I moralit ligjor dhe kodi I etikës zakonore.

Këmbanë të rëndë I ke ngjitur vetes në qafë,Or,Isa Mustafa.

Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat