Më fal spiun, aleancat politike janë kooperativa të tipit komunist!?

Opinione

Më fal spiun, aleancat politike janë kooperativa të tipit komunist!?

Nga: Nga Ilir Vata Më: 13 tetor 2015 Në ora: 20:05

Politika shiptare janë dy medalje që sinkrinizojnë të njëjtën fytyrë politike, njëra palë që qeverisën në emër të së djathtës por janë të majtë e përtej saj shtuar dhe mëkatin dhe persekucionin në kohën e diktaturës dhe pala tjetër trazhëgimtare e diktaturës që bënë sikur ka nuanca dhe djathtas dhe pjesa tjetër është kooperative politike.
Që në vëzhgimin e parë janë po ata, që ca i mbajmë mend në ekranin e vetëm në kohën e diktaturës e ca në shkollë, lagje e madje dhe në sheshet e reja të demokracisë në vitin 1990-1991, por në fakt janë po ata aseti dhe trashëgimtarët e diktaturës që kanë qeverisur për 25 vite pas rënjes së diktaturës.
Cilido shqiptar bënë një vëzhgim siluetiv dhe konstaton lehtësisht kohët e qeverisjës dhe njëherazi ndyshimet dhe gjërat e përbashkta dhe pikërisht kjo e fundit i bënë ato unike dhe një medalje e gdhendur nga e shkuara, pasi për 25 vite kanë sjellë vuajtje të tërthorta dhe ngjashmëri të një moduli qeverisës, si në gjysëm-diktaturë ku mjetet e persekucionit u zëvendësuan me shtërgime të tjera, kryesisht përjashtimi nga përfaqësimi, punësimi dhe kufizimi të të mirava të ligjshme.
Rikthimi i spiunëve në PD është një makth i vërtet dhe një alarm që demokratët, themeluesit kotribuesit duhet ta shfaqin hapur, pasi edhe ata që nuk janë me Partinë Demokratike, ndiehen keq, që një subjekt politik me përmasa e vlera kombëtare të gjunjëzohet sërishtë në prehrin e atyre që shënuan krime në kohë të diktaturës.
Kriza politike pas dorëheqjes së liderit historik, Sali Berish ishte e pritshme sepse një burrë të tillë do të jetë vonë ta zevendësoj për mënyrën e organizimit, dimensionit të shtresave përfaqsuese në politikë, mënyrën e përballjes, përzgjedhjen dhe shtuar dhe arsyet se ai u shëndërrua për 23 vite në legjendën e politikës shqiptare, janë të paranueshme, por ajo që po ndodh me liderin e ri, janë jo vetëm kthim pas, por një mediokritet politik.
Rikthimi i Jeminit, ish- spiunë i Sigurimit të Shtetit me pseodonimin “i vogli” e bënë edhe më të vogël dhe të pabesueshëm lideri e ri të Partisë Demokratike që po përpiqet të krijojë personalitetin e vet politik nëpërmjet figurave të krimit në kohë të diktaturës, dhe për postë kësaj, rreth vetës ka marrë në emër të të përndjekurve tre persona që nuk janë të përndjekur dhe spiunë të sigurimit të shtetit, madje llumi e asajë mëncure që ka mekate më shumë se vetë diktatura.
Kjo siluet e vogël, jep të koptojmë se PD nuk është parti e të përndjekurve politikë dhe për ketë nuk kërkohet argumen se koha 23 vjeçare tregoj se kjo forcë politike ishtë një shtojcë e diktaturës, por ndonse e tillë, bëri dhe gjëra që shqiptarët do t’i mbajnë mend, por kthimi pas është një fatalitet njerëzor e politik, pasi gjithë ata kapacitete kontribuese duhet të futen në enën e shejtani nga dhe burojë dalja, pra rikthimi në diktaturë.
Shqiptarët i thonë bukur “të hyshë nga ke dalë” dhe kjo po i ndodh partisë së të të gjithë shqiptarëve, partisë time dhe tuajës të të gjithë atikomonistëve dhe me e keqja është se këtë rikthim po ua përcjellë një lider që nuk ka jetuar kohën e diktaturës të paktën me memorie dhe kohë dhe po pa memorie po konsumon sakrivicën e mijëra kontrubuesve.
Berisha i bëri llogaritë gabim, pertej asaj që nisi dhe vuajti për diçka ndyshe e zhyti kotributin 23 vjecar në një gropë që po prodhon llum dhe lideri i llumosur ende pa bërë duk është premisa me e keqe dhe oguri më i zi për t’i kthyer shkëlqimin të shkuarës dhe jo Partisë Demokratike dhe histroria do të shkruaj për të, madje dhe për mjerimin e saj sot.
Mazhoranca është bërë stërmadhe, me lloj dhe ngjyra të pafundme nga më spiunet e deri tek të ndershmit, ish- persekurorët e diktaturës dhe zhvatësit e rinjë të demokracisë dhe në vrapin e saj po demonstron çdo ditë e më shumë njëanshmërin, unin e saj dhe po bënë edhe ato që nuk duheshin bërë.
Aleanca e majtë i ngjanë një kooperative të tipit komunist, ku kryetari i kooperativës dhe nënkryetari me disa aparatçinj nëverisin shumicën përfaqësuese madje dhe ata që ishin kulakë të përndjekur politik janë bërë pjësë e kësaj koperative, mbase të impobuar nga tipi tjetër i të njëjtit lloj.
Edhe Partia e të Drejtave të Mohuara, si parti e të përndjekurve është në këtë koperativë të tipit komunist, dhe e ndjen vetën si 70 vjet më parë kur u morën gjithcka qe patën madje dhe i sekuestruan, por ama janë antarë të kooperativës se ky është dhe formati i ri i kualicioneve që ka prodhuar post-dikatatura ku partitë e vogla janë të kushtëzuar për të qenë pjesë e kooperativave të tipit komonist, pavarësisht se ç’lloj dhe tipi.
Nuk do të kisha dalë në këtë mendim nëse një spiunë i sigurimit të shteti që flet si i djathtë të mos ishte ekspozuar në mediat si shpëtimtarë i PD-së, dhe të ketë përmendur PDM si të iplikuar me diktaturën, kur dihet se ka qenë spiuni i sigurimit të Shtetit me pseudonimin “i vogli” më herët ka qenë Ministër i Bujqësisë dhe deputet i Partisë Demokratike, tani rikthehet me të njëjtën forcë riorganizuese dhe përcarse madje dhe deniguruese duke përligjur dhe të vuajturit dhe viktimat e tij.
Koha po kthet pas, dhe me të vërtetë hitroria po përsëritet, por rikthehen injorantët, klanet e vjetra të babëziturit të korruptuari dhe ish- kiriminelët dhe kriminelët e rinjë si njërëzit e shqipërisë së re, por po harrojnë se ish-të përndjkurit janë zgjuar dhe pavarësisht përpjekjeve politik mes palve ata tashmë janë politikisht ativ dhe nuk ndalen deri sa mëkatari i fundit të mos jetë më pjese e administrimit të shtetit.
Meqenëse qeveria pu u dredhon spiunëve të sigurimit të shtetit duhet ne të përndjekurit të tregojmë me emra ata që na persekutuan, prandaj Jemini tërhiqu para se të të vijnë pjestarët e familjes të të kërkojnë jetën e të afërmëve që ua pesekurove madje dhe vrave.
Vetëgjyqësia politike është një fatalitët në kohë moderne dhe ata dyer që s’kanë njohur kundërshti, përballje, hakmarrje nuk e njohin zemërimin e shqiptarve, si duke ka ardhur koha që shqiptarët të vendosin vetë për fatin e tyre, sesa të varen në fatin që ua caktonë politika e zhytur në llumin e të shkuar dhe si model politik sjellin kooperativat e tipi komunist se deri aty e kanë hapin mjeranët injorant politik.
Shqiptarët tashmë janë në stadin e duhur për të qenë një me Evropën përsa i përket kapaciteteve, tradidës dhe mundësive dhe kurrë nuk do të mund t’i usin një grup palaçosh nga e shkuara që kërkojnë të na servisin diktaturën si mundësi nëpërmjet skenës së tyre të nëveritshme ku rolin kryesor e kanë kllounët e të shkuarës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat