Ҫfarë shteti po ndërtojmë?

Opinione

Ҫfarë shteti po ndërtojmë?

Nga: Arsim Haziri Më: 13 tetor 2015 Në ora: 16:16

Shtet,me ndërtim aspak përmbajtësor,shtet që objektivisht i shërbën pakicës dhe dëshiron të zhvillohet jashtë rolit të shumicës,për të cilën s’mund të përfkufizohej si i tillë dhe aspak i radhës maksimale,që e bënë të njihet si pavëndosshmeri normale me shumë sektorë
Shtet që parim thelbësor ka pushtetësin,në dëm të shtetsiës,kjo me ҫdo kushtë i shërben rrethit të ngusht e aspak kolektivitetit shoqëror si mirëqenie e përgjithshme sociale.Shteti s’mund të kuptohet si kjo e mitizuar në kuptimin verbal të zyrtarëve.Shteti ynë më shumë se gjithqka ka kuptimin e kapjës së saj,dhe fokusimit të saj vetëm në sektorë fitimprurës e kjo më pastaj sjellë garanc për rritje enorme të shkallës së papunsisë.
Shteti si kuptimsi teorike del të jetë mbulues thelbësor për tërë shoqërin e saj,por realiteti esenciale rreth prakticitetit shtetror kap shije defunksionale,ecila ngushtësisht i shërben klanëve,nepotizmit e kështu edhe stërkapet shteti,duke e pushtetëzuar pushtetin me ҫdo mënyrë e aspak shtetëzuar.Kosova më shumë se kurrë ,ka nevojë për shtresëzim të menjëhereshme si në aspektin mendësor ashtu edhe atë kohësor me të vetmin fakt se rëndësi të rëndësishme aspak s’po paraqesin këto liderë pozitarë,kështu që një freskim kohësor do të ishte mëse i mjaftueshëm,sidomos në këso rrethanash ҫfar gjendemi si shoqëri.
Shtet që funksionon përmes dirigjimeve të egra të organeve të ndryshme s’mund as të njihet si i tillë,një shtet që shpreh përditshmërisht dhunë psiko-fizike dhe rëndon rënd kolektivin shoqëror e s’mund dhe se meriton të quhet i tillë.Një shtet që për bazë dhe me ҫdo kusht pretendon ta ketë pushtetin e ta ngulfat shtetit dhe ti pamundësoj moszhvillimin dhe t’ia pranoj mjerimin,e s’mund të definohej shtet në shërbim të së mires dhe zhvillimit të saj.Shteti s’duhët të konsiderohet si radhë e ngushtë individuale nga mënyra e të zhvilluarit dhe të përfituarit, ku kuptimsia reale e shtetit është mirëqenia dhe kujdesi për tërë popullatën e saj që shumë herë është deshiruar e asnjëhere s’është bërë.
Pushteti dhe fuqia e saj si e tillë s’duhet të jetë domosdoshmëri kategorike në mundësin për të qëndruar në të,sepse nga këtu kuptimson një fakt shumë argumentues,se pushteti qenka mënyra dhe për mënyrën e shtrembëruar .Shteti pa një qeveri-pushtet që nuk kujdeset për qytetarë më shumë i shërben interesave për klane të ndryshme përfituese,ku fatëkeqësisht kështu po bëhet dhe po pretendohej si e tillë.
Shteti ynë udhëhiqet dhe përshkohet nga arbitrariteti i plotë për të cilën gjë shtypen dhe maltretohen si fizikisht ashtu edhe intelektualisht qytetarët e saj,shtet që po sjell ngjyrësim negativ dhe po e konstaton dhe afirmon një gjë mjaftë të pahijshme,dhe që është në kundërti të plot me vullnetin e përgjithshëm.Këto veprime asociale dhe të paracaktuara politikishte gjdo ditë e më shumë do i nxisin qytetarët për shpërthim të protestave që mundem me dergu vendin para një katastrofe tek për të cilën fajtor është ky mentalitet i dobët qeverisës.
Regjimet e egra asnjëhere s’kan mundër ta jetësojn përjetësishte ideologjin e tyre,qofshin edhe ato më liberale ,ku koha në vazhdimsi sjellë levizje nga e cila të pamundshme e ka të qëndroj statike, e lëre më ato të egra që e destabilizojn rendin qytetarë.Një të tillë për dekada është vijuar dhe ushtëruar në Kosovë, përkundër protestave e veprimeve ilegale ajo ka vazhduar,dhe ka vazhduar mirpo deri në ndalje, e nga këtu mbulohet arsyeshëm argumenti se edrejta dhe tërsia qytetare gjithnjë kanë fituar dhe një antagonizëm i tillë është gjithnjë i suksesshme.Prandaj shpërputhja dhe shpërdorimi i të mirës publike s’mund të zhvillohet pandërprerje ,edhe ajo shpejtësisht stopohet prej fuqis së papërpballueshme qytetare.Asgjë me agresivitet dhe shërputhshmëri s’mund të vihet në binar,sikur që forca popullore s’mund të tejkalohetnga asgjë.
Rendin popullorë asgjë s’mund e përballoje,sepse ajo ka dhe mban vulën dhe të drejtën e të përgjithshmës si tërsi të individëve.
Dhe përderisa s’ka mentalitet progresiv,vështirë të ketë zhvillim të gjithëmbarshëm popullorë,kjo është alfa dhe omega në ndërtimin e asaj ҫfarë dëshirohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat