Kujtim i hidhur

Opinione

Kujtim i hidhur

Nga: Haki N. Bunjaku Më: 12 tetor 2015 Në ora: 20:33

Post mortum
(1926-2015)

Diku para pesmbëdhjetë vitesh ndodhesha në Klinikën dermatologjike të Universitetspitalit të Cyrihut.
Aty takoj një njeri shtat hedhur dhe bukur në moshë.Ishte ulur,por nuk më foli edhe pse unë e përshëndeta.
Ai kishte qenë i lidhur në namaz dhe falej ulur në sallën e ngrënjes,për të mos renë në sy.
Ndeza një cigare në terrasë dhe u ktheva prapë mbrenda.Tash ishte në këmbë dhe u përshëndetëm.
-I kahit je,e pyes?
-Prej Gjilanit,të katundit Llovcë.
-A e njihni Lutfi Hazirin?
-Pasi u përbi pak,
Po,më tha,djalë e kam.
Vazhduam bisedën se edhe
na ranë „pibëzat“ bashkë dhe në kohën e lirë gjithnjë rrinim e bisedonim bashkë,por edhe i nxenin hundët me cigare.
Ishte i prajshëm dhe dinte të dëgjonte e të bisedonte.
Ishte ekzemplar unikat i njeriut të pashkollë,por shumë i mençur që në mua la përshtypje të thellë,si njeri komplet i formuar.
Ishim edhe të një krahu partijak,por mbi të gjitha të dy ishim shqiptar,bilem të gatuar nga brumi kombëtar.
Kishte jetuar mbi dyzetvite në Zvicërr i vetmuar,pa familje,por që kishte ngjallur jetën fort materialisht në familje.
Kishte ruajtur me rreptësi tehun kombëtar,fetar e tradicional.
Tash në pension me një page të majme,por sëmundja ia kishte shti grrepat dhe ajo një sëmundje që vështirë përcaktohet saktësisht,pasiqë alergjia kam bi pesëqind lloje dhe ec e dije cila e ka godet këte(Emrushin).
Kështuqë shkonte në vendlindje,por me droe të sëmundjes,e cila atje i ngacmohej dhe shpejt në Cyrih.
Pjesën më të mirë të jetës e kaloi në Cyrih,larg familjes dhe po në Cyrih i dha fund jetës.
Kur na vinin familjarët në vizitë,gjithmonë rrinim bashkë.Ate e vizitonin shpesh,vëllau dhe vajza e dhëndrri.
Bilem edhe na e sillnin „Bota sot“.
Të vetëve u thonte:-Edhe me pasë lypë kësi njeri nuk kisha gjet.
Fëmijëve të mi u thonte:-Krenonu me babën që paski.
Kur e lyenin dhe e mbështillnin në çarshafë,më bëhej ora e gjatë.
Hëë bre, më korite,po a lidhet purri në pelena?!
E pranonte mahinë.
Gjatë bisedës I them:-Unë nuk e njoh Lutfiun,por vëllau im Rujzhdiu,ka muhabet edhe partiak me të.
I thotë ,në telefon,Lutfiut jemi bashkë me vëllaun e Ruzhdi Bunjakut(Hakiun) dhe po e kalojmë kohën për mrekulli.
Ai duel nga spitali një javë para meje dhe të dy u mërzitem.
Ah bre,po më doket që gjysmën e trupit po e lë këtu.
Vetëm edhe njëherë e kam takue,kur kishte ardhur prapë për shërim.
Vuante nga një alergji,të cilën kurrë saktësisht nuk e diagnostifikuan.
Familjes ngushëllime,ndërsa haxhi Emrushi u preftë në kopshtin parajsor!
Nesër,mjerisht,do ta takoj të ftoftë.
Haki N. Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat