Ne dhe demokracia ndërkombëtare!

Opinione

Ne dhe demokracia ndërkombëtare!

Nga: Dren Dushi Më: 10 tetor 2015 Në ora: 07:18

Thaqi dhe demokracia

Hashim Thaqi ishte bërë Kryeministër vendi nga një proces zhgjedhor i mjerë. Po e përmend këtë sepse e fuqizoi. Disa fshatëra, që së bashku formojnë disa Qytete apo Komuna, nga ku vijnë krerët (shumica) e PDK-së janë garanci për të.

Në këto fshatëra, zoti Thaqi arrin të siguroj mbi 80% të votuesve dhe për të përkrahur “babën” Hashim, dalin nëse është nevoja edhe 95% e popullsisë, sado që kjo të jetë apsurde, bashkësia ndërkombëtare e pranon si proces “me pak paregullësi”. Kjo sepse “baba” Hashim, pëveq që qehtëson faktorin e ashpër apo “krahun e luftës” me anë të punësimit në administratën e shtetit, furnizimin me tenderë, futjen e militantëve të tij në Universitetin e Prishtinës nga ku ata pastaj dalin “të aftë” për punë dhe skandale, Thaqi ofron edhe bashkëpunim (lexo servilitet) dhe gadishmëri për kompromise të çdo niveli në mënyrë që të vazhdoj kariera e tij politike.

Nga kjo logjikë polkitikë-bërje, fillon një konkurencë edhe e partive tjera politike, ato duan të tingëllojnë sa më bashkëpunuese me faktorin ndërkombëtar dhe kërkesat e tyre rreth lëshimeve ndaj Serbisë, nga frika se kjo e fundit drejtohet kah Rusia. Shantazhi që Serbia aktualisht është duke bërë e që fatkeqësisht duhet ta paguaj Kryeministri Mustafa i cili nuk arriti t’i bëj ballë presionit të rrethanave.

Presidentja Jahjaga dhe demokracia!

U zhgjodh Presidente e përkohshme, por nuk doli e tillë. Zonja e parë e shtetit, Presidente Jahjaga, nga policia, arriti që përmes mbështetjes ndërkombëtare dhe krizës politike të brendshme të qëndron në krye të shtetit “demokratik” (e që për thonjëzar meritë të madhe ka edhe faktori ndërkombëtar që po ka probleme me Rusinë). Zonja Presidente me gjithë pa-aftësinë e saj për të mbajtur postin më të lartë të vendit, arriti që të fitoj “zemrat” e ndërkombëtarëve sepse në çdo rast, ajo do dëgjonte ata se si duhet vepruar, pra në një farë mënyre, ajo nuk ishte e zgjedhur në mënyrë demokratike, nga populli, nuk ishte zgjedhur për mandat të plotë nga përfaqësuesit e popullit-deputetët, dhe rrjedhimisht ajo nuk i jep kurfarë përgjegjësie këtij populli, ajo pra, është Presidentja ndërkombëtare e cila do kryej funksionin e saj si mekanizëm ndërkombëtar, jo mbrojtëse e interesave të popullit.

LDK dhe demokracia!

Lidhja e formuar nga elita politike e viteve 90’, e quajtur demokratike, dhe me moton e Presidentit Rugova “liri, pavarësi, demokraci” , pas dëmtimit ende të pa riparueshëm të shkaktuar nga binomi Sejdiu- Daci , u fut në një gjumë i cili i doli tek tani, kur filloi të ballafaqohet me Lëvizjen majtiste dhe revolucionare të quajtur Vetëvendosje (ndonëse me elektorat të ngjashëm). Duke qenë në krizë intelektualiteti, në mungesë të figurave si Ibrahim Rugova, Gazmend Zajmi, Jusuf Buxhovi e Fehmi Agani, për t’u ballafquar me nxënësit e Elvis Hoxhës dhe Hysamedin Ferajt, ky i fundit një intelektual i fuqishëm (dikur simpatizues i Enver Hoxhës) po ka probleme të mëdha. Si fillim, ndëshkimi i deputetes më të votuar Vjosa Osmani nuk është metodë e mirë politike. Së dyti, futja në koalicion me PDK-në është në kundërshtim me elektoratin ndonëse jo me organet partiake ku nga dominimi intelektual ka kaluar në dominim mediokriteti. Sigurisht që qasja e PDK-së mund të jetë me moderne për LDK-në se që mund të jetë qasja e AAK-së, parti ende e pa liruar nga mendësia e kohës së Lekë Dukagjinit.

AAK dhe demokracia!

Nuk do duhej të këmbngulte zoti Haradinaj të ishte Kryeministër i vendit, kjo sepse siç shihet tani, po i kushton vendit. Marrëveshtja e bërë që krijoi VLAN-in nuk u jetësua, andaj duhej rimodeluar sikurse dhe propozonte LDK me të drejtë. Nuk është demokratike që 10% të votuesve të Kosovës të kenë Kryeministrin kundër 30% të PDK-së apo 25 të LDK-së. Une besoj që zoti Haradinaj tani e ka të kjartë që do ishte më mirë të lëshonte “pe” dhe të pranonte ndonjë post tjetër. Në këtë mënyrë Kosova nuk do kishte demarkacionin që po e kundërshton kaq shumë dhe Asociacionin për të cilin nuk na pyet BE apo Washingtoni, pasi që në pyetje është gjeo-politika Euro-Aziatike (Ruse), sado që mund të kritikohem për qasjen realiste.

VV dhe demokracia!

Shkolla politike e VV-së me bazë majtizmin, fatkeqësisht nga veprimet e tyre të fundit mund të thuhet “majtizmin e ashpër” dhe jo social-demokracinë si term kamofllues. Do ishte një alternativë e mirë, meqë tani ka shtrirje në zonat më urbane të elektoratit tonë sikur të ishte më pak e orientuar nga ideologjia me bazë historike Marksiste.

Makrsizmi, Leninizmi, revolucioni, socializmi, demonstratat, gaz-lotësjellësi, thyerja e dritareve, dëmtimi i pronës publike, goditja e një njeriu në moshë si Kryeministri me vezë etj. si këto, nuk i shkojnë kulturës perëndimore politike. Përveq kësaj, nuk i shkojnë edhe traditës tonë shqiptare dhe demokracisë në përgjithësi. Duke e ditë që LVV ka kapacitet të mjaftueshëm intelektual që ta kuptoj se Asociacioni nuk është produkt i “takatit” tonë, por i forcës së SHBA-së dhe BE-së (karshi Rusisë) të cilët qëndrojnë në çdo proces negociator me palët e diplomacisë “çobane” që përfaqëson Ministri i Jashtëm. Une mendoj se këtu kemi të bëjmë më shumë me: “qëllimi justifikon mjetin”, mjeti-nacionalizmi, qëllimi-pushteti. Demokracia lejon protesta, organizoni, por jo me mjete leniniste, tym para zjarit. Po qe se ju dështon protesta, ju merrni përgjithësinë, jo populli. Siç duhet të merrni përgjegjësinë për 15 % mbështjetje të elektoratit, si pasojë e ideologjisë dhe disa veprimeve tuaja të dhunshme.

Asociacioni është jo i mirë për Kosovën, siç janë veprimet politike të partive tona politike të tanishme, kritikat mos i merrni si porosi të kundërshtarëve, apo si goditje, merrni me arsye, jo me vullnet, sepse vullneti nuk është logjik, siç e thotë filozofi Shopenauer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat