Të dua Shqipëri, por pa politikanë!

Opinione

Të dua Shqipëri, por pa politikanë!

Nga: Gëzim MEKULI Më: 9 tetor 2015 Në ora: 10:45

Dhuna mediatike, dhuna policore dhe ushtarake që ju bë kombëtares dhe shqiptarëve në përgjithësi është e paarsyetueshme, është e pakuptueshme. U ndaluan edhe simbolet kombëtare. U konfiskuan flamuj dhe banderola me porosi kombetare!.
U krijua një dhunë e paparë psikologjike! Dhe nga kush? Nga shteti shqiptar i Edi Ramës dhe Sali Berishes.
Shqiptarëve ju ndalua edhe të gëzoheshin!
Kompleksi i vlerave të vogla po godet qenjen shqiptare. Përsëri me fjalët "ti tregojmë Europës se jemi të qytetëruar", Përsëri me fjalet bajate e vetnënshtruse prej skllavi "të paraqitemi të kulturuar para botës".
Serbët të vranë, të dhunuan, të dogjën e po të coptojnë teritoret shqiptare, e ti akoma jeton me përrallat e feudalit.
Me shtet policor, me kidnapime, me frikësime e me avion ushtarak nuk ndërtohet shteti e as nuk lëvrohet qytetërimi, Edi Rama!
Shqipëri, ti je nderi dhe krenaria ime, pavarëisht humbjeve dhe sulmeve që të bëhën ty. Ti je krenaria, dinjiteti dhe shpresa ime.
Shqipëri, oksigjeni im, te dua shumë, por pa politikanë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat