Dhuna në Parlament , është e turpshme dhe shumë e dëmshme për demokracinë

Opinione

Dhuna në Parlament , është e turpshme dhe shumë e dëmshme për demokracinë

Nga: Nga Skënder MULLIQI Më: 9 tetor 2015 Në ora: 10:44

Deklarata e fundit e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa nepërmjet Facebookut, drejtuar opozitës së mund ta gjuajnë me veze, me yje të metaltë, me plumba , e me çka të dojnë tjetër, por nuk do të dorëzohet edhe nese i merret jeta kërkon zbërthim. Pastaj, Mustafa thotë së “ju siguroj së Gjykatat tona nuk do tu dëmtojnë , ato e kanë ulur çmimin e jetës dhe sigurisë së kryeministrit,dhe së çmimi i gjithë kësaj është vetëm 150 euro”.Unë kurrë deri me sot nuk kam shkruar për dikend pse përsonalisht kam pasur kundër tij, sepse ajo është jashte etikës gazetareske. Aq sa kam ditur jam marrë më problemet që po e ngarkojnë shoqërinë e pasluftës, më të vetmin qëllim që pushtetet dhe secili njëri në Kosovë dhe në këtë botë të mbushur më probleme të punoj ashtu si duhet.Besoi së shumica e gazetarëve e kan të njëjtin qëllim. Pas lufta në Kosovë shpërfaqi një mori dukurish negative.Ashtu si papritur u ndeshëm me krimin e organizuar dhe korrupcioni si dy të keqijat më të mëdha për çdo shoqëri demokratike. Mos funksionimi ashtu si duhet të organeve të drejtësisë bëri dhe po bën që të mos të kemi siguri të duhur në Kosovë, të cilën e ka përmendur edhe kryeminisitri, Mustafa.Unë isha bukur kritikë në shkrime pse i pari i LDK-së pranoi postin e kryeministrit në kohën më të vështirë ,kur ishin grumbulluar aq shumë problemet e natyrës politike e veqmas ato ekonomike gjatë qeverisjës më vendin nga PDK-ja. Mustafa disa herë gjatë fushatës ishte proklamuar së duhet hequr nga pushteti Qeverinë e Hashim Thaçit. Edhe elektorati rugovianë nuk kanë qenë për një koalicion të tillë. Mustafa më këtë deklaratë të fundit e ka pranuar në një menyrë ose tjeter së ka gabuar .LDK-së i kanë dhënë grushtë të fortë nën brez siq thuhet në zhargonin e boksit .Fill pas marrjës së mandatit si kryeminister i vendit pas largimit nga koalicioni me VLAN pas 6 muajve , filluan së pari grevat, demonstratat , si dhe filloi largimi masiv i shqiptarëve nga Kosova. Ne këto raste shumë të rënda për vendin, Mustafa nuk u gjetë mirë para një situate të tillë.Deklaratat e tij rreth këtyre rasteve nuk ishin të nivelit të kryeministrit të vendit .
Dhe tash dhuna e bartur në Parlament me veze dhe kjo e fundit më gazë lotësjellës , është dhunë që nuk tolerohet .Kjo dhunë është e turpshme , dhe është shumë e dëmshme për demokracinë . E dimë të gjithë së nuk kemi shtetësi të plotë, por edhe këtë që na ka mbetuar ta shëmbim si kullën prej letre, është e pa justifikueshme , dhe drojë së do të na kushton shumë . Ka rrugë dhe mënyra së si të gjendet zgjedhja për të gjitha problemet.Ngjarjet e fundit në Parlament, janë edhe një tregues më shumë së ky pushtet dhe kjo klasë politike, për të mirën e popullit dhe të Kosovës duhet tu hapë rrugë forcave të reja kreative politike. Unë e kam thënë në shkrimet e mia së na nevoitet një Qeveri Ekspertësh, por si solucion tjeter do të ishte edhe formimi i një Qeverie të Shpëtimit Kombëtar. Tash, nuk është në pyetje më as heqja e nënshkrimeve për Zajednicën, dhe as për demarkacionin më Mal të Zi.Tash janë shpërfaqur apetitet për diqka shumë më të madhe, të ndonjë revolucioni të tipit të Çe Gevarës, qe hiq nuk na duhet…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat